Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë policor në Zubin Potok dhe Zveçan, duke shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet në mesin e qytetarëve. Çfarë fshihet pas këtij operacioni dhe cilat janë arsyet që kanë çuar në këtë veprim? Operacioni është në përputhje me një urdhër të gjykatës, i cili është lëshuar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda po zbatojnë këtë urdhër në nëntë lokacione të ndryshme, duke synuar të zbulojnë veprat penale të dyshuara. Një nga akuzat më të rënda që po hetohen është rrezikimi i…
Author: almakos
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat ne Ministrine e Bujqesise. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069, i vitit 2025, dhe kanë në fokus shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., dhe A.A. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për shtyp, ku ka prezantuar të dhënat paraprake për daljen e votuesve deri në orën 09:00. Sipas kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3% e qytetarëve në nivel shtetëror. Nga gjithsej 2.672 vendvotime nga ku janë mbledhur të dhënat, në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.394.750 votues. Deri në orën 09:15, kanë votuar gjithsej 41.890 qytetarë. Gjatë konferencës u raportua edhe për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë, ku për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk është mundur…
Shkupjanët në Zgjedhjet lokale 2025 kanë mundësinë të zgjedhin Kryetar të Qytetit të Shkupit në mesin e 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është grua. Për 45 vende për këshilltarë janë dorëzuar 19 lista me 855 kandidatë. Ata gjithashtu votojnë edhe për kryetarët e komunave dhe këshilltarët e komunave të Shkupit në të cilat jetojnë. Pra, në këtë mënyrë, në qendrat e votimit do të marrin katër fletëvotimi, të cilat pas votimit do të duhet t’i vendosin në kutitë e shënuara. Të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474.304 zgjedhës. Në komunat e Shkupit – Aerodrom, Butel, Gazi…
Qarkullimi i automjeteve në disa zona kryesore të Tiranës do të jetë i kufizuar sot për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndalimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 16:00, dhe do të prekë një sërë rrugësh dhe bulevardesh të qytetit. Segmentet me kufizim qarkullimi janë: Sheshi “Nënë Tereza” Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Rruga “Gjergj Filipi” Rruga “Papa Gjon Pali II” Rruga “Ismail Qemali” Bulevardi “Bajram Curri” (deri te ura e “Taiwan”) Kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit Rruga “George W. Bush” Rruga “Abdi Toptani” Bulevardi…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Zgjedhore Komunale i shpall në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Komisionet Komunale të Zgjedhjeve duhet të shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve në afat prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe tabela e shpalljeve në komuna dhe të shpallen në media. Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit në afat prej 10 orëve pas zgjedhjeve…
Në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Avokati i Popullit “Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengsë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”. Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me…
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Era pritet të fryjë…
Zgjedhjet e teta lokale në vend, do t’i monitorojnë 1.451 vëzhgues vendorë dhe të huaj. KSHZ-ja akreditoi 807 vëzhgues vendorë dhe 644 të huaj. Të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë edhe 12 gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), sipas të dhënave që i kanë publikuar nga faqja zyrtare e tyre për Zgjedhjet Lokale 2025 numrin më të madh të vëzhguesve, ndërkombëtarë e ka akredituar ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – me 524 vëzhgues. Pas saj vinjë edhe ambasada e SHBA-së në Shkup – me 30 vëzhgues, Parlamenti Evropian – me nga 12,…
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i parë i votimit për zgjedhjet lokale. Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16. Votimi fillon në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të mbrëmjes. MARKETING
Avokati U. Barjami është arrestuar këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance gjyqësore. Ngjarja ndodhi në kuadër të procesit ndaj Maksim Lika, i njohur edhe me nofkën “Suci”, të cilin Barjami e përfaqësonte ligjërisht. Maksim Lika është ndaluar më herët gjatë një aksioni blic të zhvilluar në Elbasan dhe dyshohet për lidhje me personazhe të botës së krimit, përfshirë Emiljano Shullazin.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kryer kontrolle pasditen e sotme te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme. Vijon…

