Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë. Sipas informacione paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gosë të Kavajës, ku elektricisti Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, e ka zënë korrenti në kabinën elektrike ku kishte shkuar për një defekt. Elektricisti është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.
Author: almakos
Mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën “Mlladinska” në Strumicë, 70 vjeçari S.T. ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur një mjet të fort dhe i kanë marrë të hollat. Për ngjarjen njoftojnë nga SPB Strumicë, nga ku theksojnë se rastin në polici e ka paraqitur djali i të moshuarit. – Advertisements – Ndërkohë nga Spitali i Strumicës njoftojnë se personi S.T. është pranuar me plagë të shkaktuar nga një mjet i fortë. Më shumë detaje nuk jepen për shkak të hetimit, ndërsa nga policia thonë se kanë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen…
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat. Grenell ka shkruar se njerëzit në Ballkan nuk duhet të injorohen nga presidenti Biden dhe ekipi i tij. Në një replikë në “Twitter” ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, Grenell ka shkruar se në Uashington po vazhdon në injorohet kolapsi i diplomacisë së SHBA-së. “Gazetarët në DC vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps të diplomacisë dhe udhëheqjes amerikane. Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”, ka shkruar ai.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka reaguar sërish për situatën në Kosovë. Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar. Ai më tej është pyetur edhe nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e…
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë…
Edhe një ditë pas vizitës zyrtare të komisionerit të Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhelji në Shkup, nuk ka detaje për idetë e diskutuara në tavolinë rreth gjetjes së zgjidhjes për kontestin me Bullgarinë. Ai është takuar me krerët shtetëror dhe politik në vend por asnjëri nuk ka komunikuar përshtypjet e tij. Flitet se Varhelji erdhi me propozime dhe ide konkrete për zgjidhje, pasi një javë më parë qëndroi në Sofje. Kryeministri Zoran Zaev pret konkluzion pozitiv për Maqedoninë e Veriut në samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. – Advertisements – Shpresoj se më…
Mbetjet mortore të shtatë shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë u kthyen të enjten nga Serbia. Mbetjet u kthyen përmes pikës kufitare të Merdares.Viktimat ishin vrarë në fshatin Rezallë të Komunës së Gllogocit, më 1999. Në pritje të tyre dolën familjarë dhe qytetarë të tjerë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu ishte në Merdare, tha se masakra e Rezallës “është një nga dëshmitë e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.Në këtë masakër, forcat serbe vranë afro 100 shqiptarë, dhjetëra trupa të të cilëve u zhdukën. Mbetjet mortore të shtatë viktimave u gjetën në Kizhevak të…
Dekani i Universitetit Luarasi, Petrit Bara, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi se ditët e fundit në këtë universitet, ka pasur një numër të shtuar aplikimesh dhe regjistrimesh. Ai thotë se ndër arsyet se përse studentët zgjedhin “Luarasin” është fakti se vetë institucioni, ende pa filluar studimi, lidhin kontrata pune me një sërë institucionesh të tjerë. Ai iu referua këtu fakultetit të mjekësisë, ku tha se universiteti “Luarasi” ka lidhur kontrata pune dhe me QSUT. Gjithashtu, Bara theksoi se aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri në fund të muajit tetor, në mënyrë që edhe ndonjë…
Do vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti. Ndonëse kërkoi kthimin në sallën e operacionit për të vijuar me aktivitetin, një gjë e tillë i është rrëzuar nga Apeli i GJKKO, raporton gazetarja e Neës24, Klodiana Lala. Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime me sekretaren e gjykatës së Krujës për marrje ryshfet në këmbim të operimit të nënës. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT. Madje atij i janë sekuestruar edhe pasuri në shuma monetare prej 250…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.425 teste të kryera janë regjistruar 494 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 231 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 474 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 191.408 raste, prej të cilëve 172.653 janë shëruar, kurse 6.668 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.087 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –
Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme ka komentuar shqetësimin e disa prej vendeve të BE-së në lidhje me keqpërdorimin e liberalizimit të vizave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Alsat. Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend ekonomikisht më i dobët se vendet anëtare të BE -së, por, siç theksoi ai, kjo nuk është arsye për azil ekonomik. – Advertisements – “Ne nuk e kemi këtë problem, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shqetësohemi për diçka që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, nëse ka në vendet fqinje do të vijë…
Ditën e sotme, Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se së bashku me kërkesën, PD ka dorëzuar edhe emrat e demokratëve, që do të përfaqësojnë këtë komision. Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

