Do vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti. Ndonëse kërkoi kthimin në sallën e operacionit për të vijuar me aktivitetin, një gjë e tillë i është rrëzuar nga Apeli i GJKKO, raporton gazetarja e Neës24, Klodiana Lala.
Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime me sekretaren e gjykatës së Krujës për marrje ryshfet në këmbim të operimit të nënës. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT.
Madje atij i janë sekuestruar edhe pasuri në shuma monetare prej 250 mijë eurosh dhe 160 milion lekësh.



