Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç deklaroi se me marrëveshjen e re është tejkaluar kriza në veri të Kosovës. Ai tha se serbët me këtë marrëveshje mund të lëvizin lirshëm me targa të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Gjuriç falënderon komunitetin ndërkombëtar për ndërmjetësimin e tyre në dialog, teksa ka thënë se Kurti e ka bërë fajin për përshkallëzimin e gjendjes. Ai po ashtu ka thënë se Kurti e ka bërë këtë veprim për zgjedhjet e brendshme në Kosovë. “Marrëveshja e arritur në Bruksel është një kompromis i vërtetë dhe një lajm i madh për të gjithë…
Author: almakos
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë më tej me projektin për futjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane. Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës. “Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim më tej dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit…
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi. Mësohet se ai do të marrë pjesë në World Policy Conference, ku është edhe i ftuar nderi. “Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference”, shkruan Rama në ‘Facebook’ ndërsa ka postuar edhe foto nga pritja që i është bërë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arbe.
Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave në një linjë direkte në Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në vend është përmbyllur me sukses. Sipas tij kanë arritur që të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave që posedon Enti i Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisements –
Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim se marrëveshja e arritur nga Qeveria e Kosovës në Bruksel, siç u raportua në media, përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë. “Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targa, por tërheqja e saj nga ky vendim kaq shpejtë dhe në këtë mënyrë është dekurajuese dhe tejet shqetësuese për zhvillimet e ardhshme”, shprehet PDK. Sipas saj, largimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe rikthimi i KFOR-it, duke marrë përsipër detyra të rendit publik dhe kontrollit të kufirit që i…
Po shpresoja që të ishte thjesht një shaka e hidhur. Realiteti qenka ndryshe. Trishtim. Më kujtohet ajo ditë shtatori e vitit 2003 kur zbrita nga treni në Gare de Strasbourg, mes emocionesh dhe grimcash kaotike ankthi për jetën e re që më priste me fillimin e studimeve për drejtësi në Universitetin Robert Schumann. Atëherë nuk e dija ende se në gjithë këtë vorbull ndjesish dhe përjetimesh nuk do të isha vetëm. Nuk e dija ende se ti, së bashku me Valin e dashur, do të ktheheshit për mua në pikë referimi, në familjen time të dytë, në një mbështetje të…
Gjatë ditës së sotme (30 shtator) prej ora 08:00 deri në ora 14:00, në rajonin e Tetovës është kryer një kontroll sa i përket tejkalimit në trafik. Gjatë këtij aksioni të policisë janë regjistruar gjithsejtë 62 shkelje dhe atë 28 në territorin e Tetovës dhe 34 në atë të Gostivarit. Të gjithë shkelësit kanë marrë dënimin e paraparë me ligj.Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB)-Tetovë, apelojnë për respektim të rregullave në trafik. – Advertisements –
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai është shprehur se nga data 4 tetor, secilës tabelë të automjeteve të Serbisë do t’i mbulohet shenja shtetërore. Sveçla përmes një postimi në Facebook, tha se nuk ka tabela më të mira ose më të këqija të Serbisë. “Nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë ne ia mbulojmë shenjën shtetërore. Nuk na interesojnë të tjerat aty. Nuk ka tabela pak më të mira e aso pak më të këqija të Serbisë. Republika e Serbisë nuk po e…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ një lajm të mirë, ku fëmija i parë afgan i lindur në vendin tonë është quajtur ‘Albi’. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ky është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira. MESAZHI I RAMËS Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira#KrenarpërShqipërinë
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel me Kosovës dhe Serbisë. Me një postim në Twitter ai deklaroi se sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel. “Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi…
Shkurtimi i orëve të mësimit nga 45 në 30 minuta, për shkak të masave që janë marrë nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duket se po kthehet në një problem të madh për prindërit. Prej 2 ditësh prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” po nënshkruajnë një peticion, ku do i kërkojnë Ministrisë së Arsimit kthimin e orëve mësimore të plota. Mbledhja e firmave do të vazhdojë edhe disa ditë dhe në rast se nuk marrin përgjigje prindërit paralajmërojnë ndërprerjen e mësimit dhe protesta. Situata në shkollën ‘Emin Duraku’ është më e rënduar se te shkollat e tjera…
Operacioni statistikor i shumëpritur i cili në shtet është pritur pothuajse 20 vjet po përfundon dhe në vijim janë kontrollet e fundit në terren për regjistrimin e atyre familjeve të cilat për arsye të ndryshme nuk janë përfshirë deri më tani. Enti Shtetëror për Statistikë nuk kërkoi zgjatjen e afatit për regjistrimin. Nga ky institucion thonë se ekipet e tyre do të punojnë deri në orën 20:00, ndërsa pas orës 21:00 drejtuesit e këtij Institucioni në një konferencë për media do të tregojnë për mbarëvajtjen e procesit. – Advertisements –

