Author: almakos

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka folur për procesin e regjistrimit që përfundoi mbrëmë në ora 20:00. Ai duke komentuar të dhënat që u publikuan nga Enti Shtetëror i Statistikave tha se të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe nga sa është regjistruar. Megjithatë shtoi se kjo nuk paraqet problem për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. – Advertisements – E gjithë diaspora nuk është regjistruar. E di se diku 200 mijë nga diaspora janë regjistruar, kurse ne të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe. Të gjithë e dimë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lezhës do të mbajë sot seancën gjyqësore për shoqëruesit e Aldi Ramës, Kristian Sherrin dhe Armando Markun ditën kur 21-vjeçari vrau nënkomisarin Saimir Hoxha. Mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për dy të rinjtë.Nga ana tjetër sot do të njihet me masën e sigurisë dhe xhaxhai i Aldi Ramës, Baki Rama i cili theu masën e arrestit të shtëpisë për të marrë trupin e pajetë të nipit të tij në Tiranë. Ai ishte arrestuar më parë për tregëti të lëndëve piroteknike.Disa ditë më parë, Aldi Rama vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Kune Vain pas një…

Lexo më Shumë

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy vëllezër, pasi janë kapur me drogë, granatë dhe bajonetë arme zjarri në banesë. Në pranga kanë rënë vëllezërit Ozvaldo dhe Vladimir Çuko, ndërsa iu janë sekuestruar 6.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni policor i koduar “Pushimi”…

Lexo më Shumë

Raporti i forenzikës dhe analizat nga hetimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës janë kah fundi, kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, i cili pret që këto rezultate të publikohen sa më shpejt që është e mundur.“Sa më shpejtë që është e mundur, aq më mirë, që ti zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktivitete të përditshme. Është e udhës që të publikohet ai raport, që të mund dhe unë të them qëndrimin tim rreth dorëheqjeve të ofruara nga ministri, zëvendësministri…”, tha Zaev. – Advertisements – Zjarri në spitalin modular të Tetovës  shpërtheu…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, pasi siç është shprehur vetë ai në një konferencë për media, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës. Mes të tjerash, Vitia foli për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë, teksa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti që ka mbajtur deri tani. “Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me…

Lexo më Shumë

Prodhimi ditor në fushën e naftës të Patos-Marinzës ka arritur në rreth 11 mijë fuçi. Sipas kompanisë koncesionare Bankers Petroleum Albania, në të gjithë fushën aktualisht ka mbi 630 puse aktive, ku më shumë se 70% e tyre janë puse prodhimi dhe pjesa tjetër janë puse injektimi dhe depozitues. Kompania planifikon të rrisë investimet në fushën e naftës në mënyrë që të rrisë prodhimin dhe të arrijë nivelet para pandemisë. Në shtator 2021, çmimet e naftës Brent u rritën mbi 80 dollarë amerikanë / fuçi në krahasim me rreth 40 dollarë / fuçi vitin e kaluar, gjë që mundëson rritjen…

Lexo më Shumë

Më 29-shtator të këtij viti, rreth orës 14:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin H.A. nga Forina e Gostivarit, i cili një ditë më parë rreth orës 16.00, gjatë daljes nga puna, në Dobërdoll të Gostivarit, ka sulmuar fizikisht 25-vjeçaren banore e këtij fshati, me të cilën më herët kishte qenë në një lidhje dashurie dhe të njëjtës i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Kundër personit H.A. është përgatit parashtresë adekuate, me të cilën është paraqitur para gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.t. – Advertisements…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar në Kukës për kalim të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt Kosovës me qëllim vendet e BE. Të arrestuarit janë nga Tirana, Kukësi, Shkodra e Prishtina kurse një prej tyre është proceduar në gjendje të lirë. Nga ana tjetër janë sekuestruar 7 automjetet të cilat përdornin autorët për të transportuar klandestinët ndërkohë që një prej tyre ka qenë i shpallur në kërkim nga Policia Korçë për të njëjtën vepër penale. NJOFTIMI NGA POLICIA Kukës[embedded content] Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar gjithsejtë 205 gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Sipas MPB-së nga numri i përgjithshëm të sanksioneve, 11 makina kanë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërkohë që dy makina 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Ndërkohë sipas raportit 97 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime , derisa 108 të tjerë jashtë vendbanimeve. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Luigi Soreca, ambasadori i BE në Tiranë, në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.ka dhënë disa mesazhe të forta për Reformën në Drejtësi. Kryediplomati i BE, në fjalën e tij ka vënë theksin te dosjet e rëndësishme, që sipas tij, duhen trajtuar, edhe me mbështetjen e qeverisë. Sipas tij, Vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme. “Reforma ishte thelbesore për Shqipërine dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka cuar ne gjykate ish-kreun e Gjykates Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë. Reforma…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (30.09.2021) në ora 16:00 në afërsi të stadiumit të qytetit, policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin R.D. nga Shtipi. Ai është kërkuar me urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore-Shtip për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vjetëve. – Advertisements – Personi në fjalë është dorëzuar në polici për procedura të mëtejme, pas çka do të dërgohet në shtëpinë ndëshkuese për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka zbuluar se ditët e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Matoshi i jep një mesazh të qartë të gjithëve, duke i thënë se hyrja e saj në politikë ka një mision dhe nuk pranon të cenohet nga askush. “Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë…

Lexo më Shumë