Ditën e sotme, me 2 tetor do të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00. Këto dy pika kufitare qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit pasi qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi. Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes…
Author: almakos
Pandemia i ndryshoi tërësisht prioritetet e shumë njerëzve. Jeta u vu në plan të parë, me çfarëdo kosto. Masat e lehtësuara shtrënguese në gjysmën e dytë të vitit, – teksa qeveria hoqi dorë prej tyre pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike – çuan në një përhapje të shpejtë të Covid-19, në muajt e fundit të vitit 2020.Statistikat e INSTAT treguan për një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë në tremujorin e fundit, me rreth 70%, më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë 2016-2019, ndër më të lartat në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Rritja…
Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, vende vende nëpër rrugë të lagështa, njoftojnë nga Lidha Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. – Advertisements – Nga LAMM apelojnë për respektim të rregullave në trafik.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C. Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
Kryeministri Albin Kurti në takimin virtual të bordit të Aleancës Progresive është shprehur se demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin pjesë dhe angazhohen. Ai theksoi domosdoshmërinë për arsimim të mirë dhe media të lira që kërkojnë të vërtetën, nxjerrin në pah korrupsionin dhe skandalet dhe mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e zgjedhur. Kryeministri Kurti vuri theksin te dy çështjet më urgjente për qytetarët, të cilave u përgjigjet Programi Qeverisës: puna dhe drejtësia. “Qytetarët duan një shtet demokratik që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, që funksionon bazuar në sundimin e ligjit,…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras. Një 27-vjeçare me inicialet K.P., ka humbur kontrollin e makinës “Volksëagen” duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore. Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volksëagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore. Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, kanë inauguruar rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson. Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së vendit tonë. Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner…
Krimet e komunizmit dhe ligjet për të persekutuarit politik, kanë sjellë një situatë të tensionuar në Foltoren në Shkodër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa një prej demokrateve mori fjalën për të shprehur opinionin e saj mbi mungesën e legjislacionit, ajo i është drejtuar me pyetje ish-kryeministrit “Sa antikomunist ke qenë në këto 30 vite?” Kjo ka sjellë ovacione nga salla të cilët kanë dashur madje t’i ndërpresin fjalën demokrates. Pavarësisht thirrjeve të Berishës për t’i kthyer mikrofonin Stela Karafilit, të pranishmit në sallë nuk ia kanë dhënë. Stela Karafili: Unë jam Stela Karafili dhe vij nga një familje e të…
Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova tashmë ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori. Bislimi ka thënë se Serbia ka krijuar tensione në…
Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare Agim Sinojmeri. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Mësohet se Agim Sinojmeri ishte një personalitet i jetës publike, ndërsa ka shërbyer si sekretar i Kuvendit popullor të parlamentit të parë pluralist. Ndërkohë që vitet më vonë ka drejtuar komitetin e zhvillimit të Turizmit si dhe ka qenë pedagog i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.Mësohet se ditën e nesërme do të bëhen homazhet, ndërsa të dielën do të përcillet për në banesën e fundit.
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me Borrell folën për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut. Sipas Ramës në këtë konflikt është marrë peng edhe Shqipëria. “Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit…
Një 69-vjeçare ka humbur jetën në Poliçan pasi dyshohet se është vethelmuar me pesticide. Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në fahatin Kapinovë ku e moshuara është gjetur në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital. Gazetaja Eneida Petova raporton se gruaja quhet Verie Kreku dhe ka pirë pesticide. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin dhe në në kushte të rënda depresioni ka vendosur ti japë fund jetës. Ajo është sjellë fillmisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal Berat po megjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.…

