Policia e Shtetit bëhet pjesë e operacionit JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”. Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejt analitike për operativët në terren. Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse. Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe…
Author: almakos
Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes. Bozo mbush këtë 2 Tetor 79-vjeçe, e megjithatë mosha nuk e ka detyruar ish-profesoreshën e Inxhinierisë së Ndërtimit të dalë në pension. Ajo do të përfaqësoje qytetarët e Tiranës gjatë legjislaturën parlamentare 2021-2025. Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë të shtunën se ka nisur të marrë hapa drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur së fundmi në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ky mision ka shtuar patrullimet në zonat kufitare të bllokuara, si dhe ka angazhuar pjesëtarë të tij në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. “Nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, KFOR-i do të të jetë prezent…
Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit. Diplomatja amerikane bëri me dije edhe një herë tre prioritetet që ka ambasada amerikane në Shqipëri dhe vuri theksin tek një rëndësi e madhe që kanë investimet në veri të vendit. Deklarata e ambasadores Yuri Kim: Sic e dini kur unë mbërrita në Shqiperi e bëra shumë të qartë se ne kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje vetem mbrëmë kemi festuar 30 vjetorin…
Gjatë ditës së djeshme (01.10.2021) në ora 21:15 në Qendër të Shkupit policia ka privuar nga liria 2 persona, L.P. 56 vjeçar dhe D.S. (25) që të dy nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –
Partia Demokratike ka deklaruar sot se lidhja e mafies me politikën po pengon integrimin europian të vendit.Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se aq i ngushtë është lidhja mes mafies dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.Sipas saj, kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE. POSTIMI I PLOTËLufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së…
Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është prezantuar Plani i Përgjigjjes 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë. Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky plan është një dokument orientues, në funksion të përgjigjjes ndaj Covid-19, që është fleksibël në bazë të skenarëve me të cilët mund të përballemi në vijim. “Ky është një plan përgjigjie, është një dokument i cili orienton të gjitha veprimet tona, ndërhyrjet tona në sektor, në funksion të përgjigjes ndaj Covid-19 por edhe impaktit post-covid në sistemin shëndetësor.…
Policia në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare ASK në orët e hershme të ditës së sotme gjegjësisht në ora 01:40 minuta në vendin Lavçani, në territorin e Velesit ka privuar nga liria 30 vjeçarin Z.N. nga fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit i cili kërkohej me fletarrestim për më shumë vepra penale, mes të cilave dhe dy për vrasje. Personi në fjalë do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente. – Advertisements –
“Heqja nga vendimmarrja e Këshillave Bashkiak me shumice te cilësuar dhe kalimin e tjetërsimit te pronës publike apo shtetërore me shumice te thjeshte, tregon qartë që vendimet do te jene ne interes te klientëve te qeverise dhe jo me ne interesin publik.”. Kështu deklaron sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Braimllari shkruan se; “Heqja e mekanizmit te kontrollit te opozites me ane te votes per te mbrojtur interesin qytetar per çeshtje te tilla tregon qarte aksionin e maxhorances per te shkaterruar interesin publik per interesa klientiliste.”. REAGIMI I BRAIMLLARIT Levizja Socialiste per Integrim ka…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet për një vizitë të shkurter në Gjeorgji, për të vëzhguar zgjedhjet lokale që po mbahen atje. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka raportuar edhe një ngjarje të rëndësishme siç është arrestimi i ish-Presidentit Saakashvili pas rikthimit në vend pas 8 vitesh. “Për një vizitë të shkurtër në Gjeorgjinë mike, për të vëzhguar zgjedhjet e sotme lokale, si pjesë e misionit të Kongresit të Keshillit të Europës. – Ish presidenti Saakashvili u arrestua pas rikthimit në atdhe pas 8 vitesh;– Presidenti aktual Zourabichvili zotohet se nuk do ta amnistojë;– Ish futbollisti i…
Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë në hetime në operacionin “Last Trip” të organizuar nga Policia Kufitare Rinas dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Policia bën me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 4 pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N. M., 35 vjeç, ndërsa u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe. “Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë (punohet për identifikimin e tyre) kundrejt shumës rreth…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (01.10.2021) vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 185 shkelje të rregullave në trafik, prej të cilave 39 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për tejkalim të parregullt. . Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit, 5 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve dhe 76 për parkim të parregullt. – Advertisements –

