Author: almakos

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer. “Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e…

Lexo më Shumë

Një grua që u qëllua për vdekje në një parking të një qendre tregtare në Brampton të Kanadasë, pasditen e së martës, është identifikuar nga familjarët si Savannah Kulla, 29 vjeç me origjinë shqiptare. Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël – tre djem dhe një vajzë njëvjeçare. Vajza u bë objekt i një Amber Alert (alarm emergjent për fëmijë të zhdukur) pasi dyshohet se u mor nga babai i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper, menjëherë pas ngjarjes tragjike. Policia ka bërë të ditur se foshnja u gjet e sigurt pak kohë më vonë, pasi…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ata janë të kënaqur nga rezultati i arritur në raundin e parë duke shtuar se ky rezultat është arritur me një përpjekje të madhe.“Është arritur me djers, pa përdorur asnjë formë të pushtetit në komunë e Studeniçanit. Ky rezultat është falë besimit që popullata në komunën e Studeniçanit ka pa tek ne, ka pa se duhet të bëj një ndryshim dhe atij ndryshimi mund t’i prijë unë”, tha Abazi.Ai tha se ata kanë garuar që të fitojnë që në raundin e parë por beteja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, dokumente shtetërore, që sipas tij provojnë implikimin e ministres Belinda Balluku në aferën korruptive të Aeroportit të Vlorës. Bardhi thotë se mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Demokrati thekson se në çdo faqe të kësaj skeme shfaqet i njëjti emër: Belinda Balluku. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është…

Lexo më Shumë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit. Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një pritje mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III në Londër, ku u diskutuan marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky takim ndodhi në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, një ngjarje që ka tërhequr liderë të rëndësishëm nga Ballkani Perëndimor. Pritja u zhvillua në pallatin “St James’s Palace” dhe përveç Kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e…

Lexo më Shumë

Një skenë e pazakontë është regjistruar në lagjen Kapishtec të Shkupit, ku një fëmijë 10 vjeçar është kafshuar një minj, përderisa ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë, ka njoftuar televizioni Sitel. Miu ka kafshuar dorën e fëmijës, ndërsa vjen në kohën kur Shkupi po përballet me krizë të madhe të mbeturinave, ndërsa gjatë ditës së djeshme Qeveria urdhëroi inspektim të jashtëzakonshëm në Higjienën Komunale dhe në Qytetin e Shkupit. Sipas raportit, fëmija është kafshuar nga brejtësi në mes të këndit të lojërave. Në mungesë të shërbimeve të rregullta nga “Higjiena Komunale”, kryetarët e disa prej komunave të Shkupit…

Lexo më Shumë

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja britale e 54-vjeçares në Trikala, e cila u vra nga djali i saj 18 vjeçar. Brutaliteti me të cilin 18-vjeçari vrau nënën e tij në Trikala është tronditës. Gjetjet mjeko-ligjore zbulojnë brutalitetin e aktit, pasi 54-vjeçarja u mbyt me një peshqir që autori e mbajti fort rreth qafës së saj për disa minuta , derisa ajo dha frymën e fundit. Në fakt, iu gjet gjak në veshë dhe sy, gjë që tregon vdekjen torturuese të gruas nga duart e të birit. 18-vjeçarit iu dha një afat për të kërkuar falje të…

Lexo më Shumë

Një banesë në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq është përfshirë këtë të mërkurë nga flakët e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë nje banesë duke u përhapur në dy dhoma. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale. Në ndërhyrje morën pjesën 2 mjete zjarrfikëse ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike- Prilep dha ​​Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër 16 personave fizikë dhe 7 subjekteve juridike, ndërsa nëntë persona të tjerë dyshohen për vepra që ndiqen me procedurë të shkurtuar. Prokuroria për 6 persona kërkon paraburgim, kurse për 19 të tjerë caktim të masave të kujdesit. Dyshohet që buxhetit të të spitalit “Borka Taleski”, të ju kenë shkaktuar dëm prej mbi 700 mijë euro. Prokuroria Themelore Publike “Të dyshuarit, mes të cilëve edhe ish -drejtoresha, udhëheqës dhe të punësuar tjerë në spital, por edhe drejtues të subjekteve të dyshuara juridike, përmes procedurës për prokurime publike për servis…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka konfiskuar 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. NJOFTIMI Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, zëdhënësi i koalicionit qeverisës VLEN, Driton Sulejmani, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 19 tetorit dëshmon qartë se shqiptarët kanë folur me një zë të vetëm për ndryshim dhe kundër keqqeverisjes. Sipas tij, qytetarët kanë refuzuar arrogancën dhe mashtrimet politike, duke mbështetur fuqishëm kandidatët e VLEN në shumë komuna, përfshirë Tetovën, Dibrën, Strugën, Bogovinën, Bërvenicën dhe Dollnenin. Sulejmani tha se forca e këtij ndryshimi u ndje në çdo vendbanim shqiptar dhe se VLEN tashmë është në rrugë të sigurt drejt fitores përfundimtare në raundin e dytë. Ai kritikoi ashpër koalicionin opozitar AKI,…

Lexo më Shumë