Disa vendimet në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19 në vend. Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, indikatorët monitorues të kësaj situate mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel si dy javë më parë dhe ndonëse ka një përkeqësim të lehtë nuk do ketë ndryshim masash. Ndërkohë Komiteti vendosi vaksinimin me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe 6 muaj distancë nga doza e dytë. Po kështu do të ftohen fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeç me problematika shëndetësore për t’u vaksinuar. Albana Fico: Mbledhja e sotme kur…
Author: almakos
Personat e dënuar në burgun e Burrelit hyjnë në grevë urie. Mësohet se një pjesë e të dënuarve kanë hyrë në grevë për shtimin e takimeve me familjarët. Gjatë pandemisë takimet e të dënuarve në burg u reduktuan. Ndërkohë që të dënuarit kërkojnë shtimin e takimeve me familjen.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve. Nuk kanë munguar kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve të plehrave. Rama tha se qeveria nuk do rrijë duarkryq në këtë situatë ku plehrat janë anëembanë dhe do ndërhyjë drejtpërdrejt. Ai theksoi se asnjë buxhet nuk do kalojë nga këshillat bashkiak nëse nuk parashikohet kostimi i pastrimit. “Panorama është e qartë për të gjithë besoj. Asgjë e re nuk u tha në sensin që nuk ka shqiptar që jeton në Shqipëri apo vjen në…
Ndërmarrja Publike për Qarkullim në Shkup njofton se nga e marta në Shkup do të qarkullojë linjë e re e autobusit, përcjell Alsat. Në SHkup do të qarkullojë autobusi me numër 29, me relacion nga Zhdaneci, përmes Tërnodollit me destinacion përfundimtar Karposh 3. – Advertisements – “Mjetet do të lëvizin sipas orarit të mëposhtëm: Nga Zhdaneci: Në ora 6, 7, 8, 10, 12, 13, 14, 16 dhe 17. Kurse nga Karposh 3: Në ora 6.30, 7.30, 9:11, 12.30, 13.30, 15, 16.30 dhe 17.30”, njoftojnë nga NQP Shkup.
Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se z.Gjekmarkaj informoi ambasadoren franceze lidhur me Agjencinë e Informimit të Medias që synon të krijohet nga qeveria si dhe rreziku që sipas tij sjell kjo “ministri e re propagandë”. Njoftimi i plotë Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres Ambasadoren e Francez , Shkëlqesinë e saj Elisabeth Barsacq për të diskutuar mbi çështje të progres raportit të Bashkimit Europian kushtuar Shqipërisë! E falenderova zonjën Barsacq për gatishmërinë që ajo shfaqi mbi këto çështje…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thirrur në një takim drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje. Çuçi gjatë bisedës me ta iu ka dhënë një urdhër të prerë që të vijohet gjithashtu me shembjen e objekteve që nuk legalizohen. Ai theksoi edhe njëherë se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë prandaj do të investohet edhe në pajisje të teknologjisë së lartë. “IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam…
Facebook po planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike. Gjiganti i rrjeteve sociale tha të dielën se punëtorët me aftësi të larta do të ndihmojnë për ndërtimin e një nocioni futuristik për lidhjen e njerëzve në internet. Facebook thotë se do ta bëjë ndërveprimin online “shumë më afër pervojës së bashkëveprimit personal”. “Metaverse ka mundësitë për t’u dhënë akses ideve të reja inovative, sociale dhe ekonomike. Do të jenë evropianët ata që do ta krijojnë atë që në fillim. Ky investim është një shenjë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në rrugë. Mësohet se gruaja, Anila Mishova ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga 24-vjeçari Ferbent Hasantari që ishte duke drejtuar një mjet tip “Peugeot”. E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e gruas ishte kritike, ajo kishte marrë plagë të shumta në kokë e trup…
Gjatë ditës së djeshme (21.10.2021) nga ana e policisë në afërsi të Bit Pazarit është privuar nga liria S.SH. 36 vjeçar nga Shkupi. Ndaj tij ishte shpallur fletarrestim qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi1, për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale që është dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisements –
Një person ka rënë në pranga për shpërndarje të kanabis. Policia e Lezhës njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 40-vjeçarit B.Z., kanë gjetur doza me lëndë t ë dyshuar kanabis, të cilat i kishte gati për shitje.Së bashku me lëndën narkotike policia sekuestroi edhe automjetin Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Lezhë Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin,…
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë, në total numri i rasteve aktivë me koronavirus është 510. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 106, ndërsa që nga fill i pandemisë nga Covid kanë humbur jetën 2, 974 qytetarë.Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 5, 560 doza të vaksinës kundër Covid, ndërkohë që nga nisja e procesit të vaksinimit janë dhënë 1, 519, 933 doza. Aktualisht në Kosovë 686, 238 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër Covid.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 25°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë…

