Author: almakos

Moti sot gjatë paradites do të jetë në disa lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta, përcjell Alsat. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në fund të ditës do të jetë me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, më e theksuar në pjesët perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 17 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët me temperatura nga 5 deri 19 gradë Celsius. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Sekretarja e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid sot pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Shmid viziton Shkupin me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vizita e sekretares së përgjithshme, Shmid mbahet në suaza të kontinuitetit të konsultimeve përgatitore për presidencën e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në vitin 2023. Në takim pritet të shkëmbehen mendime edhe për çështje të interesit të përbashkët. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erli Murati, i ftuar në emisionin “Real Story”, në“News 24”, komentoi propozimin e PD për vetingun në politikë. Sipas Muratit, nuk duhet përjashtuar mundësia se Basha nëpërmjet këtij propozimi, kërkon të largojë nga Parlamenti persona që i shikon si rivalë. Madje sipas tij, “kërcënim” mund të jetë dhe rifutja e presidentit aktual Ilir Meta në politikë, që nëse ndodh, Bashës do t’i duhet të bashkëdrejtojë me të opozitën. “Unë besoj që kjo është një nismë e rrezikshme, ndoshta jo për tani, por për të ardhmen. Pse PD, e ka linçuar këtë që në vitin 2015. Ka një…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë, me pasojë vdekjen e një personi. Policia njofton se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar. Informacion paraprak Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor ka ndhohur këtë mbrëmje në aksin Tapizë-Thumanë. Policia njofton se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në spital. Burimet mësojnë se i plagosur ka mbetur 21-vjeçari Xhelson Gabili, i cili është sjellë në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës, në Tiranë. Durrës/Informacion paraprak Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë të gjitha ankesat e subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit. Ankesat e shqyrtuara ishin të pakta, meqë partitë tërhoqën vetë pjesën më të madhe të tyre para fillimit të seancës. Ankesat plotësisht i kishte tërhequr LSDM-ja dhe BDI-ja, kurse VMRO-DPMNE-ja kishte lënë vetëm dy ankesa për heshtjen zgjedhore, të cilat po ashtu u hodhën poshtë. Ankesa që supozohej se mund të ndryshonte rezultatin zgjedhor në Dibër ishte ai për vendvotimin 0543. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si parashtrues të ankesës besonin se ka pasur parregullsi në mbushjen e procesverbalit, mungonin firmat e anëtarëve…

Lexo më Shumë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës. Gazetarja Brikena Metaj bën me dije se shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë afro gjysma e klasës. Izolimi i nxënesve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes se zinxhirit te infektimit tek nxenësit e tjerë të klasës. Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë te plota. Gazetarja bën me dije se janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në fund kë kësaj të jave, ose në fillim të javës tjetër, duhet tu ndajë mandatet këshilltarëve për këshillat komunal dhe kandidatëve që fituan zgjedhjet në rrethin e parë. Sipas Kodit Zgjedhor, certifikatat jepen pas shqyrtimit të ankesave dhe shpalljes zyrtare të rezultateve. – Advertisements – Neni 69 Paragrafi 4: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është e obliguar ti shqyrtoj arsyet, të veprojë për ankesën e parashtruar dhe ta arsyetoj vendimin e saj në afat prej 72 orëve nga dita e parashtresës së ankesës. Paragrafi 5: Kundër vendimit të KSHZ-së nga alineja 1 e këtij neni, parashtruesi…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala siguron dosjen e Prokurorisë për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në hotelin “Gloria”, në Qerret të Kavajës. Në dosje, Prokuroria sqaron të gjitha lëvizjet e turistëve rusë, derisa ata kanë hyrë në ambientet e SPA-së së hotelit, ku dhe u gjetën të pajetë nga punonjësit. Mes të tjerash, Akuza thekson se “Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike”.…

Lexo më Shumë

4 ditë nga arrestimi i ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, detaje të tjera kanë dalë nga hetimi i prokurorisë. Në një raportim për “News 24” nga Kadastra e Vlorës gazetari Enrik Mehmeti, u shpreh se prokuroria po heton edhe persona të tjerë, punonjës në Kadastër të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në këtë çështje. Ai tha se një nga denoncuesit për rastin e Trocit ka qenë edhe kryetari i qarkut të Vlorës i cili ka sinjalizuar për problematikat që kishte procesi i regjistrimit të pronave. Ky hetim ka sjellë edhe ngadalësim në proceset që po kryhen në…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj, flet pas incidentit të ndodhur sot, ku u dhunua nga një 57-vjeçar. Në një intervistë për gazetarin e “News24”  Enrik Mehmeti, kryebashkiaku Binaj shprehet se ka qenë duke zhvilluar një takim me dy shoferë furgonësh të linjës Vlorë-Sevaster, kur pronari i tyre ka shkuar dhe e ka goditur, nën efektin e alkoolit. Incidenti ka ndodhur ne Vlore, ne kuader te nje takimi qe me kerkuan dy shoferë furgonash te linejs Vlore-Sevaster. Ne kohen qe filluam te sqaronim ankesen e trye erdhi pronari i tyre, nen efekte te fuqishme alkooli me sa kuptova, me goditi dhe me…

Lexo më Shumë

Përparimi mesatar në gjyqësor, i cili u vu re nga Bashkimi Evropian në raportin e fundit mbi progresin e reformave në vend, ende nuk është i prekshëm për qytetarët. Disa nga ekspertët që monitorojnë dhe analizojnë reformat në gjyqësor, për Alsat thanë se dokumenti i këtij viti nuk ndryshon shumë nga viti i kaluar, ku BE gjithashtu vuri në dukje njëfarë përparimi në këtë fushë. Disa tregues dëshmojnë hapa pozitivë, por problemet kryesore mbeten – mungesa e vendimit përfundimtar të gjykatës për disa nga çështjet e hapura nga PSP-ja tashmë e shuar. – Advertisements –  “Ajo që është kyç dhe…

Lexo më Shumë