Author: almakos

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përmes një prononcimi për media nga shkallët e Kryeministrisë, bëri me dije vendimet e qeverisë të marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, për sa i përket dikasterit që ai drejton. Manja njoftoi se projekt-buxheti i vitit të ardhshëm, parashikon një rritje të pagës së Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë do të jenë në gradë dhe në funksion të njëjtë me homologët e tyre në Policinë e Shtetit. Ministri i Drejtësisë theksoi gjithashtu se qeveria vendosi një fond të posaçëm në dizpozicion të Drejtorisë Anti-Korrupsion që u krijua në Ministrinë e Drejtësisë,…

Lexo më Shumë

Për kryeredaktorin e “Gazetës Shqiptare” Erl Murati ndryshimi i Kushtetutës nuk është tabu. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati tha se lidershipi i PD-së duhet t’i bëjë presion SPAK për të hetuar politikanët dhe shpreson që t’i ketë serioze si propozime. “Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të ndryshohet sa herë që del përpara një problemi një gripi. Nuk ka asgjë negative që projekte të ndryshme alternative të hidhen për diskutim në Parlament. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është tabu. Propozimet e opozitës kanë zhvendosur vëmendjen nga çështjet e tjera. Ndryshe nga 2018-ta ku kryeministri ka refuzuar propozimin e…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 411  raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.  Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. . Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë.  Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 594 qytetarë. Sipas MSH, në këto 24 orë e kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe 8 të infektuar, ndërsa janë shëruar 304 qytetarë. “Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar”, njofton MSH për situatën në spitale. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose…

Lexo më Shumë

Familja Bua në Dhërmi gjeti mëngjesin e së premtes në oborrin e shtëpisë një fishek, ndërsa papagalli që mbanin prej kohësh kishte ngordhur. Familja bëri kallëzim në polici, pasi pretendon se ky akt është një kërcënim që bëhet, për shkak të konfliktit të pronave që ka me një familje tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, familja Bua akuzon familjen Marku në Dhërmi që me anë të falsifikimeve në Kadastrën e Vlorës përfiton prona në mënyrë të paligjshme. 67-vjecarja në akuzat e saj përmend si të implikuar në falsifikime dokumentesh edhe Klodjan Trocin, ish-kreun e Kadastrës së Vlorës, i cili tashmë ndodhet…

Lexo më Shumë

Marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA-së është parimore dhe nuk do të vendoset në pikëpyetje. Kështu ka deklaruar nga Manastiri, Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski. Ai tha se do të mbështesin të gjithë kandidatët e opozitës shqiptare që garojnë në raundin e dytë, ndërsa pret mbështetje nga ASH-AAA dhe kandidati i pavarur për Kërçovën. – Advertisements – Kështu është edhe për Kërçovën, edhe për Strugën, edhe për vendet tjera, si Gostivari, Dibra Çairi, Tearca, gjithkund ku koalicioni ASH-AAA do të ketë kandidatë në rrethin e dytë, VMRO-DPMNE pa mëdyshje mbetet nën mbështetje, dhe unë personalisht si njeri i mbështes ata kandidatë,…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, kryetaren Jorida Tabaku dhe nënkryetaren Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane zbardh detaje nga takimi, ku thekson se në fokus të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mes të tjerash, në mesazhin e ambasadës thuhet se ” Ambasadorja Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi,…

Lexo më Shumë

Sezoni i ndotjes ka filluar. Ueb – faqja globale IQ-Air, e cila shfaq cilësinë e ajrit në mbarë botën, tashmë tregon nivele të larta të ndotjes në Tetovë, Shkup, Kavadar dhe Veles. Në raste të tilla qytetarët këshillohen të dalin me maska ​​mbrojtëse, të reduktojnë aktivitetin fizik jashtë, të mos ajrosin ambientet, dhe të kenë pastrues ajri. – Advertisements – “Nëse vitin e kaluar ky stacion matës përballë kampusit “Shën Kirilii dhe Metodi” nuk funksiononte, tani që është në funksion tregon se kjo pjesë e qytetit të Shkupit në fakt është ndër më të ndoturat. Pragu i alarmit të ndotjes…

Lexo më Shumë

Vazhdon të bie interesimi për vaksinim. Në bazë ditore nuk kalojnë më shumë se 500 qytetarë, të cilët marrin dozën e parë në gjithë vendin. Nga 3 deri 5 mijë vaksina aq sa jepen në ditë, janë të përfshirë qytetarët me dozën e dytë dhe e tretë. Vetëm 35% e popullsisë është plotësisht e imunizuar, me gjithë se synimi i autoriteteve ishte që deri në vjeshtë të arrihet në 70%. Kjo situatë ka ngritur alarmin në Institutin e Shëndetit Publik, ku nga e hëna përveç motivimit do të përdorin dhe detyrimin për vaksinim. – Advertisements –  Ne si Institut për…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se 9-vjeçari Nikolla nga Shkupi është donatori i parë i qelizave burimore (stem) në Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Me këtë veprim, 9-vjeçari ka shpëtuar motrën e tij Ana Marijën. – Advertisements – “Ana Maria dhe vëllai i saj i vogël Nikolla janë fëmijë për tu admiruar! Ky djalosh gazmor, nëntë vjeçar që dëshiron të bëhet futbollist, është dhuruesi i parë i qelizave staminale në vendin tonë, me të cilat shpëtoi motrën e tij”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.

Lexo më Shumë