Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se z.Gjekmarkaj informoi ambasadoren franceze lidhur me Agjencinë e Informimit të Medias që synon të krijohet nga qeveria si dhe rreziku që sipas tij sjell kjo “ministri e re propagandë”.
Njoftimi i plotë
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres Ambasadoren e Francez , Shkëlqesinë e saj Elisabeth Barsacq për të diskutuar mbi çështje të progres raportit të Bashkimit Europian kushtuar Shqipërisë!
E falenderova zonjën Barsacq për gatishmërinë që ajo shfaqi mbi këto çështje dhe sidomos për dëgjesën dhe sugjerimet e saj ! Theksova se më shumë se asnjëherë tjetër raporti është objektiv për çështje të mediave duke prekur pikat më të ndjeshme, shqetësime të thella këto për boten e mediave, për shoqërinë dhe opozitën !
Agjencia e Informacionit, amullia ligjore mbi të cilën ngrihet, modeli ku bazohet dhe qëllimet e saj, rreziku për një ministri propagande do të ndiqet nga Opozita hap pas hapi!
Po kaq diskutuam mbi çështje të AMA-s dhe RTSH ku opozita do të bëje propozimet e saj për vendet vakant pa hequr dorë nga kthimi i ligjshmërisë!
E informova Ambasadoren se do i drejtohem të gjitha institucioneve ndërkombëtare , ambasadave të vendeve mike që këto dy institucione AMA me një kryetare të paligjshme në krye ish-zëdhënëse e PS dhe RTSH në kaos me tetë vende të uzurpuara në këshill pa drejtor të përgjithshëm, me funksione të uzurpuara nga Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës që ti kthehen normalitetit në raport me ligjin ! Shkëlqesia e saj me sugjeroi që për çështje të tilla mund t’i drejtohesha edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg sugjerim që e mirëprita.
Nder të tjera biseduam për mundësinë e bashkëpunimit me komisionin homolog të Asamblesë dhe Senatit të Francës dhe projekte të Ministrisë së jashtme Franceze në të cilat mund të behën përfitues të gazetaret e rinj shqiptarë të mediave online.