Author: almakos

Disa shkencëtarë po shqyrtojnë idenë se vetëdija njerëzore mund të jetë shumë më e fuqishme sesa mendojmë, ndoshta edhe në gjendje të parashikojë të ardhmen përmes mekanizmave të padukshëm brenda trurit. Momente si parandjenja, instinkti i beftë për të marrë një vendim të saktë ose ndjesia e çuditshme që “dikush do të telefonojë” pak çaste para se të ndodhë, po analizohen si shembuj të mundshëm të një sistemi neurobiologjik që punon përtej vijës së zakonshme të kohës. Studiues të ndryshëm po eksplorojnë mundësinë që në nivelin më të vogël të qelizave nervore, brenda mikrostrukturave të quajtura mikrotubula, të zhvillohen fenomene…

Lexo më Shumë

Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete të drejtuara nga shtetasit I. B., P. N. dhe një shtetase e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre drejtuesit dhe dy pasagjerë, bashkëshortja dhe vajza 6-vjeçare e shtetasit I. B. të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin publik se nuk ka asnjë rrjedhje të lindanit në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS, ndërkohë që procesi i pastrimit të lindanit në këtë lokacion po vazhdon në mënyrë të pandërprerë. Ministria e Mjedisit vazhdimisht punon në zgjidhjen e njërit prej sfidave më të mëdha mjedisore në vend, pastrimin e lindanit në ish-kompleksin industrial OHIS. Gjithashtu, të mërkurën, më 22 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, u zhvillua një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit u konstatua se nuk ka absolutisht asnjë rrjedhje të lindanit dhe as ndonjë rrezik tjetër për sigurinë…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht ndodhet në Berlin, ka ndarë mendimet e saj mbi situatën e tanishme ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Osmani e ka theksuar se Kosova nuk është e izoluar nga partnerët e saj strategjikë, duke u përqendruar në nevojën për të ruajtur marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ajo ka shprehur besimin se këto marrëdhënie janë thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe për avancimin e proceseve të brendshme. Gjatë intervistës, presidentja ka folur për sfidat që vijnë nga Serbia,…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Në njoftimin e tyre thuhet se ky vendim është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor, kur – sipas tyre – “me një zë” thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare. “Bashkë me qytetarët dhe me kandidatët që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në reagimin e Koalicionit VLEN. MARKETING <imgsrc=”” width=”100%”…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK. Sipas saj, janë kryer kontrolle në disa ambiente të bashkëpunëtorëve dhe vartësve të Ballukut, ku janë sekuestruar dokumente, laptopë dhe celularë. Gazetarja theksoi se SPAK nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të ndarë me publikun”. Klodiana Lala: Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për çfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm…

Lexo më Shumë

Analisti politik Xhenur Iseni duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, e ka cilësuar atë si pjesë të retorikës zgjedhore. Ai gjatë emisionit Debat në Shenja theksoi se me retorikë të këtillë, Mickoski po përpiqet të ruajë kohezionin brenda partisë në prag të kongresit, ndërkohë që përballet me presione të brendshme dhe me rënien e mbështetjes për aleatët opozitarë. Xhenur Iseni, politolog “E para, mendoj se është në suaza të retorikës zgjedhore, sepse ende jemi në proces zgjedhor. VMRO-ja ende kandidon me kandidatët e saj në balotazh. Duhet ditur që Hristijan Mickoski ka kongres partiak në dhjetor. Krejt…

Lexo më Shumë

Përderisa partitë politike janë në fushatë zgjedhore, kryeqyteti po ngulfatet nga mbeturinat, ku premtimi kryesor i kandidatëve për qytetin e Shkupit është edhe pastrimi në tërësi i qytetit. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, ka theksuar se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Ai në një emision televiziv, siç transmeton Mia, ka thënë se me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha…

Lexo më Shumë

Kanë dalë para Gjykatës së Durrësit katër personat që ndodheshin në lokalin ku u vra 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, pas konfliktit për një kafe. Gjykata ka vendosur për të katër të arrestuarit masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit.” Personat që janë vënë në pranga janë Erald Cani, Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Kujtojmë se në kërkim është shpallur Daniel Pepa, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit, pasi ky i fundit kishte qëlluar më parë mikun e tij, Aranit Kurtin. Dinamika e ngjarjes Nga hetimet e kryera deri…

Lexo më Shumë

Nëpunës policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës kanë privuar nga liria dy banorë të fshatit Otishan të Dibrës për shkak të dhunës në familje. “Mbrëmë në orën 22:50 u privuan nga liria Z.F. (57) dhe L.F. (31). të dy nga fshati Otishan i Dibrës, duke vepruar në bazë të një paraqitjeje të mëparshme se kanë kryer vepër penale “dhunë në familje”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme – Ohër. Sipas tij, pasi zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse. Gjithashtu mbrëmë në orën 20:00, nëpunës policor…

Lexo më Shumë

Është arrestuar drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi në Peqin, pasi inxhinieri humbi jetën gjatë punës teksa ra nga lartësia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Edhe pse kalimi në kohën e dimrit pritet nga shumë njerëz me lehtësim sepse “flemë” një orë më shumë, në praktikë ndodh shpesh e kundërta pasi ndihemi më të lodhur, më të irrituar dhe e kemi më të vështirë të zgjohemi. Ndryshimi i ritmit prej vetëm 60 minutash mund të prishë orën tonë biologjike dhe pasojat janë më të dukshme gjatë ditëve dhe madje javëve të para. Pse ndihemi më të lodhur dhe të përgjumur? Trupi ynë funksionon sipas një ritmi të brendshëm, të njohur si ritmi cirkadian, i cili rregullon gjumin, sekretimin e hormoneve, oreksin dhe nivelet e energjisë.…

Lexo më Shumë