Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë të diel në Bruksel, ku pritet të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali nënvizon nevojën e vendit tonë për të mos ndalur ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europë”, shkruan…
Author: almakos
Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, kurse shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është e veshur me hije dyshimi. Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur. Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për…
Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, pasi ky i fundit tha se me veprimet e tij, Ramadani po rrezikon kandidatët e VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se i njëjti do të shkarkohet nga pozita e drejtorit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ramadani ka thënë se ai nuk e jep komunën për asnjë cmim dhe se do ta mbroj cdo banorë të komunës, qofshin shqiptarë, maqedonas dhe popujt tjerë që jetojnë aty. Ja dhe reagimi i plotë: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit. Qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit. Në bashkinë e Vaut të Dejës, situata po…
Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bervenicës, Haqim Ramadani për unifikim të shqiptarëve në mënyrë që të fitojë komunën kandidati shqiptar e jo ai i VMRO – DPMNE-së. Mickoski ka dënuar në mënyrë të ashpër këtë gjuhë dhe ka thënë se ka bërë një gabim shumë të madh dhe tha se është për keqardhje që në shekullin 21 të përdoret një fjalor i tillë. Hristijan Mickoski, Lider i VMRO – DPMNE-së Ai bëri një gabim të madh, veçanërisht…
Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare të Greqisë përfundoi me sukses dhe në shpëtimin e jetës së një 50-vjeçari shqiptar që po rrezikonte mbytjen me skafin e tij në ujërat e zonës detare të ishullit “Prasoudi”, të Igumenicës. Por surpriza erdhi më pas, kur autoritetet zbuluan në anijen gjysmë të fundosur një sasi të madhe droge. Në total mbi 135 kg drogë. Me ndihmën e një zhytësi privat, nga brendësia e mjetit lundrues u gjetën pesë pako plastike të improvizuara që përmbanin një sasi lënde narkotike, kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej 79.75 kilogramësh. Pas hetimeve, në…
Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor…
Izet Mexhiti së bashku me kandidatin për kryetar të Dibrës, Fisnik Mela, vizituan qytetarët që siç tha, atmosfera ishte plotë energji e me besim të ndërsjellë. Mexhiti tha për Melën se po sjell një frymë të re në Dibër dhe se Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë“Në Dibër u takuam me qytetarë që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe në zhvillim. Atmosfera ishte plot energji, me besim të ndërsjellë dhe përkushtim për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Fisnik Mela. Fisniku po sjell një frymë të re në…
Katër shqiptarë që dyshohen si pjesë e një bande ‘skifterësh’ që kryenin grabitje në Itali, u arrestuan nga karabinierët në Porto Recanati. Aksioni u krye një ditë më parë, kurse autoritetet thanë se të ndaluarit ishin të specializuar në vjedhje apartamentesh. Besohet se ata qëndrojnë pas vjedhjeve të kryera në Campocavallo di Osimo dhe Potenza Picena. Operacioni u krye nga karabinierët e Kompanisë Osimo, me mbështetjen e kolegëve të tyre nga Njësia e Operacioneve të Ankonës. Ata i ndaluan ata në një apartament që kishin marrë me qira në zemër të Porto Recanati, përgjatë një rruge paralele me rrugën kryesore.…
Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bervenicës, Haqim Ramadani për unifikim të shqiptarëve në mënyrë që të fitojë komunën kandidati shqiptar e jo ai i VMRO – DPMNE-së. Mickoski ka dënuar në mënyrë të ashpër këtë gjuhë dhe ka thënë se ka bërë një gabim shumë të madh dhe tha se është për keqardhje që në shekullin 21 të përdoret një fjalor i tillë.Ajo që e tha ky kandidat për këtë komunë, ndikon në pozicionin e tij, pasi…
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Vaun e Dejës, ku uji raportohet se është prezent në të paktën 100 banesa. Një nga banorët shprehet se përmbytja ndodhi brenda 30 minutave dhe se niveli i përmbytjeve në hotel ka arritur në mbi 2 metra. Gjithashtu theksoi se uji i mori para gjithçka, nga bagëti e koshere bletësh, duke vlerësuar një dëm prej 50 mln lekë. Banori: Çfarë kam pasur mi ka marrë, bagëti e të gjitha gjërat, kam koshere bletë, të gjitha i ka marrë me vete. E pabesueshme, hotelin komplet ma ka prishur, çfarë kam pasur magazina mi ka marrë…
Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve të naftëtarëve të Patos-Marinzës, të cilët po refuzohen me indiferentizëm nga kompania e naftës Bankers ndaj të cilës kanë adresuar disa kërkesa njerëzore, si dhe nga autoritetet shtetërore. Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi kanë pësuar përkeqësim të parametrave shëndetësore dhe është dashur ndërhyrja e bluzave të bardha. Një ekip shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Seindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i grevistëve…

