Author: almakos

Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka pritur ne kabinet disa nga të punësuarit me kontratë në vepër që punojnë aktualisht në Spitalin e Tetovës, të cilët kanë punuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, dhe që kontratat iu përfundojnë në fund të këtij viti. Ministri Filipçe iu ka premtuar vazhdimin e kontratave edhe për një vit tjetër. Ndërsa, Alsat mëson se atyre iu është premtuar edhe marrja e vendimeve të punës, menjëherë pas mbarimit të kontratave një vjeçare, që do të thotë në janar të vitit 2023. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kampionit dhe trajnerit të madh të Ekipit Kombëtar dhe “Dinamo”-s, Profesor Ferid Berberit. Teksa ka qenë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, Meta shkruan se do ta kujtojmë gjithmonë me respekt Profesor Feridin, pavarësisht nga kjo ndarje e papritur, për të gjithë trashëgiminë shumë të suksesshme që ai ka lënë në fushën e sportit. “I dhashë sot lamtumirën e fundit njërit prej legjendave më të shquara të peshëngritjes shqiptare, kampionit dhe trajnerit të madh të Ekipit Kombëtar dhe “Dinamo”-s, Profesor Ferid Berberit. Mirënjohje për gjithçka ai bëri për të…

Lexo më Shumë

Igor Stefanovski – Advertisements – Këshilli i Bashkimit Evropian vetëm Komisionin Kundër Korrupsionit e vlerësoi si institucion proaktiv në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe rekomandoi që institucionet të respektojnë rekomandimet e këtij organi. Kryetarja e anti- korrupsionit, Biljana Ivanovska në një prononcim për Alsat thotë se përkundër faktit se puna e Komisionit është e njohur, megjithatë institucioni është vetëm një hallkë e sistemit dhe që ai të funksionojë në tërësi, të gjithë duhet të punojnë së bashku në luftën kundër korrupsionit. Ivanovska shprehet se vetëm 30% e institucioneve i kanë respektuar rekomandimet e tyre. Kryetarja e këtij Komisioni vëren…

Lexo më Shumë

Avokati Sparkat Ngjela , në emisionin ‘Pikat mbi i’ foli për arrestimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Gjata bisedës në studio, Ngjela u shpreh se Llalla u godit nga SPAK. “Gjeti Italinë dhe mendoi do rri këtu, por nuk e arriti dot. Ai e kishte korrupsionin në funksion të Prokurorit të Përgjithshëm. SPAK e dënoi. Ai iku, mund të ketë paguar qeverinë, por jo SPAK. SPAK e goditi dhe gjykata e dënoi. Kthimi i tij është rutinë. Por mendoj që në të gjitha vendet perëndimore atje ku ka menduar se kalon paraja qe Italia, por ja që nuk u…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme, Qeveria ka miratuar nevojën për blerjen e gjysmë milion dozave të vaksinave Pfizer për vitin 2022. 10.000 doza janë të rezervuara për fëmijët e moshës nga 5-12 vjeçare të cilat njihen si doza pediatrike. Edhe pse në Maqedoni komiteti për imunizim për momentin rekomandim ka dhënë për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeçare, nga Qeveria thanë se kjo do jenë doza të cilat do jepet me rekomandim të autoriteteve shëndetësore. 10.000 dozat pediatrike do të porositen në pranverë, ato për të rriturit do të porositen në muajin maj ndërsa gjithë sasia totale e vaksinave duhet…

Lexo më Shumë

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji komentuan në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur kryesisht tek arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, një ditë më parë, nga SPAK. Për avokatin Ngjela arrestimi i ish-ministrit Koka është një fillim i mbarë, ndërsa paralajmëroi se do të ketë të tjera goditje në radhët e të majtëve. Një nisje të mirë e ka cilësuar edhe Zheji, i cili tha në studio se me arrestimin e Kokës, SPAK tregoi se përbëhet nga hekuri dhe nuk është kauçuk. Ngjela: Arrestimi i Kokës është risi për Shqipërinë. SPAK deri…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Në atmosferë festive, me koncert nga legjenda tetovare e muzikës rok, Elita 5, zyrtarisht është hapur sezoni turistik dimëror në Kodrën e Diellit. Adhuruesit e skijimit do kenë në dispozicion të gjithë ski ashensorët e Kodrës së Diellit, ndërsa risia e këtij sezoni, do të jetë skijimi i natës i cili tashmë do jetë jo vetëm në pistën e skijimit “Teteks” por edhe në pjesën e quajtur “Aerodrom” pra me një kilometër shtesë pistë skijimi të ndriçuar. “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot edhe zyrtarisht të hapim sezonin turistik në kodrën e Diellit. Sezonin…

Lexo më Shumë

Inceneratori i Elbasanit vijon punën, ndonëse është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) Shefi i Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, Ismail Dybeli, konfirmoi se dyert e inceneratorit janë të hapura për të pritur mbetjet e bashkive të qarkut. “Puna dhe sot deri në 4 të mëngjesit ka vijuar normalisht, edhe pse në media qarkullon ky problem. Incineratori vazhdon normalisht punën nuk eshte i fikur si rregull inceneratori fiket vetem kur kryhet remont, por ne rastet e tjera eshte ne gjendje pune gjithmone. Bashkite e tjera te Elbasanit e kane marre informacionin qe te…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Presidenti Stevo Pendarovski mirëpret qasjen e re të kryeministri të ri bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut, qasje kjo e cila sipas tij është e rëndësisë së veçantë për tejkalimin e kontestit mes dyja vendeve. Pendarovski hodhi poshtë zërat se mos marrja e datës mund të ndikon në destabilzimin e vendit, duke shtuar se paralajmërime të tilla kishte edhe në vitin 2008, por një gjë e tillë nuk ndodhi. “Ju garantoj se as sot nuk kam të dhëna dhe informacione dhe as të nesërmen nuk do të kemi për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut. Kishim…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme qeveria shqiptare ka vendosur që të mbështesë me paketën e solidaritetit (shërblimin e fundvitit) disa kategori në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga paketa e solidaritetit të fundvitit do të përfitojnë 3,000 lekë (të reja) të gjithë familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara. “Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi ka zbuluar një tjetër rast të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -Besmir Spahiu, 35 vjeç dhe Ertol Furxhi, 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin Besmir Spahiu dhe punonjës shtetasin Ertol Furxhi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar. Kështu deklaroi para gazetarëve në Kuvend, nënkryetari i Kuvendit Kombëtar, Christian Vinegin. – Advertisements – Vinegin kujtoi se dje Ministria e Punëve të Jashtme e konfirmoi atë qëndrim të Këshillit të Përbashkët të BE-së. “Ai qëndrim është edhe në marrëveshjen e koalicionit. Ai gjithashtu thotë se ka mbështetje për një konsensus të gjerë në Bullgari mbi këtë çështje”, komentoi Vinegin. Vinegin rekomandoi që gazetarët të shihnin edhe transkriptet origjinale të intervistave. Ai aludon për kryeministrin Kiril Petkov në një intervistë për Financial Times. “Mënyra se si është cituar…

Lexo më Shumë