Ambasada Amerikane në Tiranë i jep sot një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Teksa ish-kryeministri Berisha kërkoi në Kuvendin e PD të 11 dhjetorit që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, ambasada e SHBA nxjerr sot tabelën me numrin e të shpallurve “non grata”, duke u shprehur se për asnjërin prej tyre nuk është kthyer mbrapsht vendimi. Ndërsa thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, ambasada amerikane shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e…
Author: almakos
Takimi i radhës për iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë. – Advertisements – Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Se Vuçiq do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediet serbe. Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përfundon debati mbi propozim-buxhetin për vitin 2022. – Advertisements – Propozim-buxheti peshon 4,4 miliardë denarë. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë parashikuar në nivelin prej 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind të BPV-së. Deficiti është në nivelin prej 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind nga BPV-ja. Investimet kapitale janë më të larta se deficiti buxhetor dhe arrijnë në 37,8 miliardë denarë, që është rreth 27 për qind më shumë se në vitin…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
01:18 | 16 Dhjetor 2021 Redaktorët e revistës prestigjoze ‘Time’ kanë zgjedhur sipërmarrësin miliarder Elon Musk si personin që ka pasur ndikimin më të madh gjatë 12 muajve të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX dhe personi më i pasur në botë ka mbetur një figurë qendrore në lajme ndërsa ai dhe bizneset e tij vazhdojnë të krijojnë të ardhmen e automobilave dhe udhëtimeve në hapësirë. “Ai po riformëson jetën në Tokë dhe ndoshta edhe jetën jashtë Tokës,” tha kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal. Vetëm në vitin 2021, SpaceX, i themeluar nga sipërmarrësi afrikano-jugor në vitin 2002, bëri…
Ligji i së dielës, ditë jopune, është i mbushur me elemente kontestuese, dhe do të shqyrtohet kushtetutshmëria e tij, thotë sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike. Sipas saj, me zbatimin e këtij ligji, shumë industri mund të kenë humbje. – Advertisements – “Sa i përket të dielës, ditë jopune, këtu ka aq shumë elemente antikushtetuese, sa që patjetër do të rishikohet kushtetutshmëria e kësaj zgjidhjeje ligjore. Mbetemi të mendimit se disa verimtari dhe industri do të pësojnë humbje të rënda, dhe këtu jo vetëm që nuk do të ushtrohet e drejta për pagën…
Parashikimet e Baba Vangës të gjitha kanë rezultuar të verteta, nga sulmi terrorist I 11 shtatorit dhe deri te pandemia e koronavirusit. Për vitin 2022 ajo ka parashikuar 6 ngjarje: 1. Rriten fatkeqësitë natyrore, veçanërit tërmetet dhe cunamet Sipas profecive të Baba Vanga, do të kemi përmbytje të rënda në disa vende aziatike së bashku me Australinë në vitin 2022. Profetia e famshme kishte parashikuar më parë cunamin e vitit 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 200,000 njerëz. 2. Sërish një virus fatal, këtë radhë adresa është në Siberi Për vitin 2022 ajo ka parashikuar një tjetër virus…
Kërkesat e sindikatave janë të pranueshme për Qeverinë, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Millan Zhivkoviq, këshilltari i kryeministrit për punë dhe politikë sociale. Siç thotë ai, pothuajse të gjitha kërkesat janë tashmë pjesë e programit të Qeverisë. – Advertisements – “Qeveria ka qenë gjithmonë në krah të punëtorëve. Sa i përket pagës minimale prej 18.000 denarëve, në programin e Qeverisë thuhet se deri në fund të mandatit do të jetë 20.000 denarë. Sa i përket ditës së diel jopune , është edhe një angazhim programor i Qeverisë…, besojmë se më 01.01.2022 do të jetë fillimi i ditës…
Kancerlari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz, tashmë e ka përzgjedhur veturën e re me të cilën do të vozitet. “Mercedes S 680 Guard” është emri i “bishës” i cili kushton 544 mijë euro dhe peshon mbi katër tonë. Sipas Auto Motor und Sport për S klasën “të zakonshme” duhen 50 orë pune, dhe për Guard duhen 50 ditë!Gjithçka fillon me ndërtimin e një “kafazi” prej çeliku special, fibër karboni dhe qelqi të laminuar me fletë të padepërtueshme dhjetë centimetra të trashë. Pastaj trupi i veturës montohet në automjet. Rezultati plotëson standardet më të larta: Inspektorët shtetëror qëlluan mbi 300…
Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici. Ai është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij.
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident tragjik me pasoj vdekje. Përplasja ka qenë e tmerrshme siç duket edhe nga fotoja. – Advertisements – Alsat mëson se një person i moshës 50 vjeçare ka humbur jetën në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Batincë, përgjatë rrugës për në deponinë Drisla, diku për në fshatin Patishka Rekë. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Sipas informatave të siguruara nga Alsat, shkak i aksidentit është rruga e ngushtë dhe pa ndriçim. /Alsat.mk
326 raste te reja të dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të…

