Author: almakos

Kompania “ Alkaloid” lëshoi në përdorim qendrën e vet për edukim dhe trajnim. Nga kjo kompani thonë se potenciali njerëzor është i një rëndësie të madhe për rritjen dhe zhvillimin e kësaj kompanie, dhe qasja profesionale në operim, prosperiteti i kompanisë dhe besueshmëria e saj janë për shkak të dekadave të investimit në parimin e kompanisë “Njerëzit në radhë të parë”. Në 15 vitet e fundit, numri i të punësuarve në Grupin Alkaloid është rritur nga 1200 në 2500. Investimet e dekadave në edukimin e mjekëve dhe farmacistëve, programet e fundit të praktikës, sipërmarrja më e fundit për edukim të…

Lexo më Shumë

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka shpjeguar sot në News24 me detaje se çfarë do të ndodhë me dixhitalizimin e Kadastrës dhe për cilat shërbime bëhet fjalë. Lame tha se janë 56 milionë dokumente për 4 mln pasuri që do të dixhitalizohen. Ai tha se kartela e pasurisë do të jetë online, pasi ka në përmbajtje dokumente që kërkohen shpesh nga qytetarët dhe pasi të jetë online dokumentacioni do të shkojë tek qytetari për një minutë. “Kushdo që dëgjon thotë ‘o prapë inciativë’, ‘ça bëtë deri tani’, është normale për çdo temë, ‘gjetën shpikjet e radhës’. Kritiku…

Lexo më Shumë

Fatlume Dervishi – Advertisements – Komisionet parlamentare besojnë se ka përparim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare mbi shërbimet sekrete dhe të inteligjencës, për të cilën gjë u është tërhequr vazhdimisht vërejtja nga institucionet ndërkombëtare. Kreu i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë Teknike-Operative, Lupço Prenxhov, thotë se komisioni ka bërë disa vizita dhe se brenda tij nuk ka përçarje partiake, shkruan Alsat. “Në mënyrë të veçantë jam krenarë për të gjithë anëtarët nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe në opozitë në kuadër të komisionit me të cilën kryesoj unë sepse në…

Lexo më Shumë

Për krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, takimi në Bruksel duhet të sjellë një vendim të prerë për konfliktin në Ukrainë. Edhe nga Rusia vijnë sinjale për kompromis. Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë në konfliktin me Ukrainën. Sipas Reuters, drafti i deklaratës së samitit flet për “pasoja masive” nëse Rusia sulmon vendin fqinj. Vendosja e trupave në kufi është një situatë e vështirë, tha Scholz në Bruksel përpara fillimit të samitit njëditor të 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. “Kjo është arsyeja pse ne do të…

Lexo më Shumë

Në janar 2022 pritet të nisë rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, i kthyer prej 20 muajsh në spital Covid. Burime të sigurta nga ky spital pohojnë se të gjitha shërbimet dhe të sëmurët do të spostohen në spitalin Covid 3 dhe Covid 4, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në Urgjencën Qendrore të Sëmundjeve të Brendshme. Rikonstruksioni pritet të sjellë zhvendosje të të gjitha urgjencave kirurgjikale drejt Spitalit të Traumës, të cilat do t’i mbivendosen fluksit tejet të madh të urgjencave ditore që pret ky spital terciar. Krahas Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme që ndërron destinacion, në shërbim të të sëmurëve me Covid…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka parë ambientet e kompleksit të ri në njësitë nr.9 dhe njësinë 11 në Tiranë. Rama u shpreh se në shkollën 9-vjeçare ‘Vaçe Zela’ dhe shkollën e mesme ‘Kristo Frashëri’ falë investimeve cilësore do të mësojnë më shumë se rreth 1350 fëmijë. “Në kompleksin e ri të dijes, ku bashkëjetojnë në një hapësirë fantastike arsimimi dhe edukimi, nëntëvjeçarja “Vaçe Zela” dhe e mesmja “Kristo Frashëri”, një investim cilësor për më shumë se 1350 fëmijë të Njësisë 9 dhe Njësisë 11 në Tiranë”, – shprehet më tej Rama.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi garanton se çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit nuk do të rritet aq sa thonë disa nga mediat dhe se çmimi do të jetë më i liri në rajon. – Advertisements – “Garantoj se çmimi në janar nuk do të rritet në nivelin kur disa media të caktuara ose disa persona dëshriojnë të krijojnë frikë te populli. Ne siç dëshmuam më 1 korrik, edhe më 1 janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë më i liri në rajon dhe do të sigurojmë energji elektrike të mjaftueshme për të vazhduar jeta normale…

Lexo më Shumë

Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Lajmi bëhet i ditur nga ambasada italiane në Shqipëri, e cila njofton se janë shtyrë deri më 31 janar të vitit 2022 masat që ishin në fuqi për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë. Kështu, qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara: Pune Shëndeti, Studimi, Urgjence, Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, Personat të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në takimin ‘Dixhitalizimi i Kadastrës’, deklaroi se qytetarët do e kenë mundësinë që të marrin dokumentet e pronës me një klikim. Ahmetaj tha se procedurat do të jenë me te thjeshta e me transparente. “Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion për TV24 theksoi se komisioni është në fund me hetimin për blerjen e vaksinave nga prodhuesi kine “Sinofarm”. – Advertisements – Komisioni e vlerësoi hetimin si kompleks, ndërsa në maj njoftoi se ka marrë nga Banka Botërore dokument ku është kryer pagesa prej 7.8 milionë dollarë për importim të mallit që Ministria e Shëndetësisë e ka paguar më 15 shkurt, ndërsa Banka Popullore e ka realizuar. “Në fund është lënda me blerjen e vaksinave dhe do të dalim në opinion me dëshmi të qarta”, u shpreh Ivanovska. Nga MSH njoftojnë se nuk kanë paguar parapagesë te…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke i vënë prangat një 55-vjeçari. Konflikti mes këtij të fundit dhe një tjetër shtetasi mund të precipitonte deri në përdorimin e armës së gjahut. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, kanë organizuar punën dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marrë armën e gjahut dhe është…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite do të takohet me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. – Advertisements – Ata theksuan se ky është takim në kuadër të serisë së takimeve të kryeministrit Zaev dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me partnerët e koalicionit qeveritar, me qëllim të konsultimit dhe shkëmbimit të mendimeve për programin e qeverisë së re. Takimi vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga pozita e kryetarit të LSDM-së dhe marrjes zyrtare të partisë nga kryetari i ri i LSDM-së, Kovaçevski.

Lexo më Shumë