Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat. Mësohet se më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.Gjatë seancës ku u dha vendimi për pushimin e dosjes, mësohet se ka qenë i pranishëm babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar aplikacionin e ri ‘Komisariati Digjital’, nëpërmjet të cilit do të realizohen denoncimet për krimet mjedisore.Sipas videos së publikuar nga kryeministri, nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike mund ta denoncojë problemin, në mënyrë të marrë zgjidhje sa më shpejt.“Mirë mëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë”,…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupi ka shqiptuar 133gjoba dhe atë: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta, 9 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisements – Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 26 për parkim të parregullt.
Një aksident në punë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Dropull, ku të plagosura kanë mbetur dy gra. Gazetarja Brikena Metaj raporton se ngjarja ka ndodhur teksa gratë kanë qenë duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera. Siç mëson gazetarja Metaj, në mënyrë të pashpjegueshme, ishte improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Befas, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku mësohet se njëra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, nuk dihet…
Mëngjesin e sotëm moti më i ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku në ora shtatë janë matur -8 gradë, pas së cilës vijojnë Hanet e Mavrovës me -6, Kriva Pallanka, Tetova dhe Krusheva me -4. Në Ohër, Prilep dhe Dibër janë matur – 3 gradë, në Pretor, Manastir, Shtip, Vinicë dhe Srumicë -2, ndërsa një gradë nën zeron në Berovë dhe Shkup – Zajçev Rid. – Advertisements –
09:46 | 16 Dhjetor 2021 E keni pyetur ndonjëherë veten nëse ushqimi juaj në të vërtetë është bërë i pashëndetshëm? Shkencëtarët australianë po zhvillojnë një sensor që jep informacion në kohë reale për freskinë e një artikulli ushqimor, shkruan bbc transmeton arbresh.info Nëse është i suksesshëm, ata shpresojnë se mund të ndihmojë në reduktimin e mbetjeve ushqimore shtëpiake, një problem i madh global.
Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, në Rruga Drejt, ka thënë se qytetarët e kanë humbur shpresën në këtë vend, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai ka theksuar se krejt kjo vejën pasi që, Qeveria është jashtë funksionit. “Ne mendojmë që me këtë qeveri nuk ka shpresë. Qytetari e ka humbur shpresën, pasi që, Qeveria është jofunksionale, dhe jo rastësisht e kemi këtë migrim masiv në këtë shtet”, ka thënë Snopçe./ Alsat.mk
Drejtoria e ndihmës juridike falas organizoi në Berat një takim me përfaqësuesit e bashkis dhe organizatat e mbrojtes kundër dhunës në familje.I organizuar në formën e një bashkëbisedimi takimi mes institucioneve vendore, policore dhe organizatat në Berat, fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit në kuadër të aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Kreu i drejtorisë së ndihmës juridike Ergys Qirici tha se po promovohet dhe në Berat shërbimi ligjor falas.Ky shërbim konsiston në dhënien e ndihmës ligjore falas për familjet në nevojë, gratë e dhunuara dhe individët me problematika specifike. Mendojmë që për vitin 2022, pjesë e shtrirjes së…
Deputeti i VMRO-DPNE-së Antonio Milloshoski i ftuar në “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në Alsat, deklaroi se Qeveria aktuale nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së është gjenerator i problemeve të qytetarëve dhe jo pjesë e zgjidhjes së tyre, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas Milloshoskit mbetet e paqartë se pse ndryshoi mendje Alternativa, për tu bë pjesë e Qeverisë, ku merr pjesë edhe BDI-ja për të cilën deri dje thonin se është problemi më i madh në shtet. “Ajo që ishte emërtues i përbashkët i të gjitha partive të cilat vendosën firmat, dhe të gjithë deputetët për mosbesim të qeverisë…
Në Qeveri ka përfunduar takimi i kryeministrit në largim Zoran Zaev dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në takim, përveç Zaevit dhe Ahmetit, morën pjesë edhe kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Ljupço Nikolovski, ish-sekretari organizativ i LSDM-së Mile Zeçeviq, si dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media, ndërsa nga Qeveria kanë bërë të ditur se do të dërgojnë një komunikatë se për çfarë është biseduar mes Zaevit dhe Ahmetit.Para këtij takimi, Ahmeti është takuar edhe me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski. Kryetari i VMRO-DPMNE tha se kanë diskutuar…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një 26-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Bronx. Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë. Në zonë ka reaguar edhe EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje, ndërsa pasagjeri tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy persona pas bastisjeve që janë bërë sot në Strumicë, ku është kapur marihuanë. Bastisjet janë realizuar në dy lokacione, me urdhër paraprak të gjykatës. “Është privuar nga liria I.A.(34) nga fshati “Lagjja e Re” në Strumicë. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Po ashtu, më datë 16.12.2021 në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00, pas marrjes së vendimit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e Xh.A. (21) nga po i njëjti fshat, ku u gjet marihuanë”,…

