Besimi i vendeve nga i gjithë rajoni ndaj BE-së është në nivel të ulët si asnjëherë më parë, ka thënë në emisionin “200” në Alsat, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. – Advertisements – “Besimi në BE ndoshta nuk ka qenë kurrë më i ulët. Dhe jo vetëm në vendin tonë, por mendoj se kjo është situata në të gjithë rajonin. Është e pamundur të thuash diçka kaq herë pa u përmbushur. Dhe sigurisht, me rritjen e besimit, rritet edhe ndikimi. Edhe vetë KE, gjë që nuk ka ndodhur më parë, në pakon e zgjerimit në tetor thotë- mosfillimi i…
Author: almakos
Çështja e gjuhës maqedonase është pyetje për popullin maqedonas, është shprehur në emisionin “200” në Alsat, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse është e mundur një zgjidhje me Bullgarinë për disa nga çështjet e diskutueshme, Dimitrov ka thënë: – Advertisements – “Çështja e gjuhës maqedonase është çështje e popullit maqedonas. Ndërsa ne nuk ecim dhe themi – gjuha juaj nuk është gjuha juaj …, gjuha jonë është puna jonë. Këtë çështje e kemi kuptuar plotësisht nga të gjitha shtetet anëtare, nga kryetari i KE-së, nga kryetari i Këshillit Evropian dhe këtë çështje e mbyllëm në OKB, ku…
Serbia do të mbajë më 16 janar një referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët. Sipas mediave në Serbi, Vuçiç ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës. B92 shkruan se Vuçiç ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun. “Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Shpejtësia e përparimit të Serbisë,…
Kujtim Neziri nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, në Program 200, ka thënë se RMV realisht nuk meriton datë për hapjen e negociatave, e kjo sipas tij, për shkak të situatës reale në të cilën jetojmë sot, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai po ashtu tha se, sipas konkluzioneve të BE-së, vendi ka ende ngecje. “Ne realisht nuk meritojmë datë për hapjen e negociatave për shkak të situatës reale në të cilën jetojmë në sot, edhe si të rinj por edhe si qytetarë të këtij shteti. Dhe në bazë të disa konkluzioneve të BE-së, që dolën sot, është jo…
Një aksident është regjistruar sot në Luz të Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri me inicialet B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 376 raste të reja me koronavirus nga 3279 teste të realizuara. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 4 pacientë kanë humbur jetën. Ndërkohë 193 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Njoftimi- Ministria e Shëndetësisë :-3279 testime, 376 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 193 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet…
Fatlume Dervishi – Advertisements – Deklaratat politike nga Bullgaria, në ditën e fundit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, çojnë gjithmonë e më afër përfundimit se nuk do të ketë datë për Maqedoninë e Veriut në dhjetor, si pasojë e vetos bullgare. Kryeministri i sapozgjedhur bullgar Kirill Petkov, pas seancës së parë qeveritare në Sofje, tha se në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, janë dakorduar për formimin e shpejtë të grupeve të punës të cilat do të thurin një plan veprimi deri në fillim të muajit të ardhshëm. “Ata do të strukturoren sa më shpejt që është…
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit duke i quajtur ata të pavlerë pasi dhe për dy apo tre muaj do t’i kalonin shtetit të dy gjithsesi. POSTIMI I PLOTE Kjo sekuestroja mbi inceneratorin e Fierit dhe ate te Elbasanit eshte shume e lezetshme. Keta kane kryer pune. I kane marre te gjithe leket qe kishin per te marre nga buxheti dhe per dy apo tre muaj do t’i kalonin shtetit te dy gjithsesi. Nderkohe ky i Tiranes eshte me formule magjike. Aty vazhdon leku leter. Por pronare dalin tre italiane. Nga…
Bashkimi Evropian, në raportin e vet tërheq vërejtjen e institucioneve të Maqedonisë se nuk i respektojnë rekomandimet e dhëna, nga Komisioni Kundër Korrupsionit. Ai thekson rolin aktiv të Antikorrupsionit në luftën kundër njërit prej problemeve më të mëdha në vend, korrupsionit në të gjitha nivelet. – Advertisements – “Këshilli thekson rëndësinë që institucionet përkatëse t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka qenë veçanërisht proaktiv në parandalimin e korrupsionit”- thuhet në draftin e BE-së. Sipas ish ekspertit kundër korrupsionit, Voisllav Zafirovski, mosbashkëpunimi i institucioneve në vend për rekomandimet e Komisionit kundër korrupsionit është si pasojë…
Besarta Demushi është gazetarja e cila është dhunuar nga dy persona me inicialet T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç në Tiranë. 24-vjeçarja e cila është e punësuar në televizionin FaxNews ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur. Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin dy shunuesit kishin konflikt pronësi me një person të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares. Sot, në njoftimin zyrtar, policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është…
11 persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës bën me dije se është arrestuar shtetasin me iniciale F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur. Po ashtu ka rënë në pranga edhe shtetasit A. H., 55 vjeç; B. S., 55 vjeç; H. Ç., 38 vjeç; P. M., 29 vjeç dhe K. S., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Policia bën me dije se janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për vepra penale si kundërshtim…
Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së. – Advertisements – Por, gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje. Prandaj, më vonë gjatë së martës, ministrat do t’i kthehen edhe një herë kësaj teme, për të parë nëse do të ketë pajtim për konkluzat. Sipas burimeve diplomatike,…

