Author: almakos

SPAK ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” NJOFTIMI Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Alternativa ndryshon retorikën për shtyllën bazë të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Partia e Afrim Gashit vlerëson se mosmarrja e datës për negociata me BE-në dhe zgjidhja e problemit me Bullgarinë nuk varet nga ta. “Ne nuk e kemi në dorë as vendimin për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e as nuk e marrim vendimin për hapjen e negociatave me BE-në, edhe pse inkuadrimi ynë në Qeveri sigurisht që e ka ndihmuar këtë proces. Nëse hipotetikisht nuk ndodhë, unë nuk mendoj se është vetëm Alternativa që duhet të shtrojë pyetjen se kah…

Lexo më Shumë

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga selia e Partisë Demokratike, nënkryetarja e kësaj force politike, Jorida tabaku, reagoi në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve. Tabaku u shpreh se ky arrestim ka ardhur si rrjedhojë e denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje. Si kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur në lidhje me inceneratorët, Tabaku u shpreh se në përfundim të hetimit raportet e përpiluara do t’i dërgohen SPAK-ut për të vijuar vënien e mëtejshme përpara përgjegjësisë të personave të tjerë. “Është një ditë shumë…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 127-të miratoi propozim vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës zonë e mbrojtur, me çrrastë rritet territori i zonave të mbrojtura në nivel shtetëror në 13.8%, shkruan Alsat. – Advertisements – “Sipërfaqja e zonës së ardhshme të mbrojtur të Maleshevës është 11460.89 hektarë, në kuadër të së cilës janë propozuar dhe përcaktuar tri zona të themeluara me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të natyrës. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për mirëkuptimin dhe mbështetjen në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe…

Lexo më Shumë

Debate në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku po raportonte ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ajo foli për masat e marra për fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022, teksa pati dhe shumë pyetje nga deputetët e opozitës. Por më pas pati debate, pasi deputetët e opozitës Ina Zhupa dhe Luçiano Boçi i kërkuan ministres të përgjigjej sipas radhës dhe të mos shmangte pyetjet. Ministrja Kushi u përgjigj se renditjen e pyetjeve e shikonte ajo dhe se do të përgjigjej kur donte ajo. Në debat u përfshi dhe nënkryetari i komisionit Petro…

Lexo më Shumë

Këto janë disa nga kushtet e Lidhjes Demokratike  të Pavle Trajanovit për vazhdimin e koalicionit me LSDM-në në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Trajanov mes tjerash kërkon reforma në gjyqësor. – Advertisements – Reformat në sistemin gjyqësor përmes rishikimit të punës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, Miratimi i një ligji për luftë kundër krimit të rëndë dhe korrupsionit të lartë, Miratimi i një programi të veçantë për të rinjtë me arsim të lartë përmes punësimit në sektorin publik ose privat, me financim nga Buxheti i RM V-së për të paktën një vit. Reforma e legjislacionit…

Lexo më Shumë

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomares, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë. Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij. Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe…

Lexo më Shumë

Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Raportohet se Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë. Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara.

Lexo më Shumë

“Financial Times” njofton se kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov jep shenja që Sofja do t’i jep fund obstruksioneve për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pasi qeveria e tij të merr detyrën. – Advertisements – “Ne jemi njëqind për qind për politikën e NATO-s dhe BE-së. Ne do të propozojmë një qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe ajo duhet të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore, jo më shumë se gjashtë muaj”, tha Petkov në një intervistë për Financial Times. Financial Times komenton se kthesa vjen pasi Bullgaria vuri veton ndaj negociatave…

Lexo më Shumë

Shumica dërrmuese pas dushit përdorin një peshqir për të fshirë të gjithë trupin, i cili më pas varet në një varëse dhe lihet të thahet – por ky është një gabim i madh. Kështu i lagësht dhe plot me grimca të vogla të shtresës së vdekur sipërfaqësore të lëkurës, peshqiri qëndron i varur gjatë natës dhe në mëngjes ju e përdorni përsëri! Ju nuk jeni në dijeni se sa kërpudha dhe baktere mund të vendosen në të në një kohë shumë të shkurtër, kështu që mjekët paralajmërojnë se numri maksimal i përdorimit të një peshqiri është tri herë midis dy…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tiranës ka njoftuar se mësimi vijon normalisht në auditorë, duke përgënjeshtruar kështu mesazhin që u është dërguar studentëve në rrjetin social “Whatsapp”, e ku thuhej se mësimi do të vijonte “online”. Universiteti me anë të një njoftimi në “Facebook”, e ka cilësuar si të pa vërtetë këtë lajm. Ata nënvizojnë se vendimet, jepen përmes faqeve zyrtare të fakulteteve, e bëjnë thirrje që të injorohen njoftimet e tjera të ofruara nga kanale të tjera komunikimi. Postimi i Universitetit të Tiranës: Mësimi vijon normalisht në AUDITORË Gjatë ditës së sotme, në rrjetin ËhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me paraardhësin e tij dhe kryeministrin aktual Zoran Zaev, sot do të zhvillojnë një sërë takimesh individuale me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit, të cilët janë pjesë e shumicës parlamentare. Sipas burimeve të larta partiake, takimet kanë për qëllim që lideri i ri i partisë dhe kryeministri i ardhshëm Kovaçevski të konsultohen me partnerët në pritje të përgatitjes së programit të ri qeveritar, si dhe plotësimin e stafit të ministrive dhe institucioneve të tjera në nivel qendror. – Advertisements –

Lexo më Shumë