Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar sot aktivitetet e fushatës zgjedhore duke vizituar disa lagje të qytetit së bashku me ekipin e tij dhe rininë e AKI-së. Në kuadër të aksionit, Rexhepi dhe ekipi i tij kanë shpërndarë fletushkat e programit zgjedhor, duke zhvilluar edhe biseda të drejtpërdrejta me banorët për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Rexhepi ka theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar një komunë gjithëpërfshirëse. “Në çdo cep të qytetit, për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Për një…
Author: almakos
Moti për nesër në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.“Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 21 gradë celsius”, thonë nga DPHM. Në ditët në vijim moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit. MARKETING
Pasditen e sotme, një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë. Sipas burimeve, familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit. Gjatë marrjes në pyetje nga bluzat e bardha, e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes. Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit. Mjekët e spitalit të Sarandës kanë kryer të gjitha…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në takim deputeten e Parlamentit të Turqisë, znj. Rukije Toj. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët. Në këtë kontekst, kryetari Gashi vuri në dukje rëndësinë e iniciativave që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, duke theksuar se do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim. “E sigurova znj. Toj se do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë. Vlerësoj këtë vizitë konstruktive që…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin. Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike. Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen…
Në adresat elektronike të gjithsej 47 shkollave në Shkup dhe Kumanovë kanë arritur kërcënime për bomba që supozohej se do të aktivizoheshin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe pas kontrolleve të kryera është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. “Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje, rreth orës 18:00, është raportuar se në adresat elektronike të 30 shkollave në Shkup dhe 17 në Kumanovë kanë mbërritur mesazhe për pajisje shpërthyese të vendosura në shkolla.…
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, si pjesë e një rrjeti shpërndarjeje të drogës dhe trafikut të saj. Aksioni është kryer në Vairano Patenora, në Via Panoramica, nga efektivët e Stacionit Vairano Scalo në Caserta të Napolit. Shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, por kishte hyrë ligjërisht në Itali si turist. Oficerët e kapën të riun në momentin që i shiti një dozë prej 0.44 gramësh kokainë një 47-vjeçari vendas, në këmbim të 40 eurove. Pas një kontrolli personal, 24-vjeçarit iu gjet në posedim edhe 4 doza të tjera kokaine (me një peshë totale prej 1.77 gramësh), 2…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka sekuestruar mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’. Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë: Shtetasi Gentian Malota., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni…
Vllaznia ka reaguar duke argumentuar kërkesën e bërë nga Klubi për kryerjen e një testi fiziologjik për volejbollisten e Dinamos, Nayra Ferreira, duke u shprehur se qëllimi është tërësisht sportiv dhe mjekësor. “Qëllimi i kërkesës sonë drejtuar Federatës Shqiptare të Volejbollit, ka qenë dhe mbetet plotësisht sportiv dhe mjekësor”, thekson Klubi. Gjithashtu theksoi se kërkesa nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me gjininë biologjike apo identitetin personal të sportistes. Në reagimin e Vllaznia theksohet se çdo interpretim në këtë drejtim është i gabuar dhe nuk përkon me frymën sportive të klubit, “i cili gjithmonë ka respektuar dinjitetin dhe barazinë e çdo sportisti…
Ukraina ka intensifikuar sulmet e saj me dronë ndaj Moskës, duke shkaktuar një situatë alarmante që ka detyruar pezullimin e fluturimeve në aeroportet e kryeqytetit rus. Këto sulme, të cilat janë realizuar për tre netë radhazi, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë në rajon. Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë një periudhe tre-orëshe, mbrojtja ajrore ka rrëzuar 57 dronë ukrainas. Këto sulme përfshinin katër dronë të rrëzuar në periferi të Moskës dhe tetë të tjerë në rajonet përreth, duke theksuar rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto operacione për qytetin. Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, ka njoftuar se…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Kundër autorëve po ndiqen procedura të veçanta. Në pikën kufitare Bllacë, u sekuestruan më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobilje. “Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe…

