Author: almakos

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano. I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar…

Lexo më Shumë

Trafikantët e municioneve dhe armatimeve të sekuestruara një ditë më parë nga Policia e Tiranës, kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”. Mësohet se ky mjet kishte më shumë se një muaj që qëndronte i parkuar në zonë dhe se është ruajtur me efektivë civilë për të zbuluar kush hynte dhe kush dilte nga furgoni. Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, është në emër të…

Lexo më Shumë

22:40 | 29 Tetor 2025E.HNjë studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë ka zbuluar se njerëzit e thinjur janë më të mbrojtur nga melanoma. Thinjat janë pasojë e një mekanizmi mbrojtës antitumoral të organizmit. Vijnë si pasojë e dëmtimit të qelizave staminale, të cilat zgjedhin të autoeliminohen dhe jo të vijojnë jetën, duke u shtuar e duke favorizuar zhvillimin dhe shfaqjen e melanomës, tumorit të lëkurës. Ky është konkluzioni i një studimi të realizuar në laborator te kaviet nga Universiteti i Tokyos, studim i publikuar më pas në revistën shkencore Nature Cell Biology. Ky rezultat, shpjegojnë autorët, nuk do…

Lexo më Shumë

Nike po sjell një inovacion të jashtëzakonshëm në botën e sportit me lançimin e këpucëve elektrike, të cilat premtojnë të rrisin përvojën e vrapuesve dhe ecësve të përditshëm. Me emrin “Project Amplify”, këto këpucë janë dizajnuar për të përmirësuar lëvizjen natyrale të këmbës dhe kyçit, duke ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme për ata që duan të arrijnë rezultate më të mira në aktivitetet e tyre fizike. Këpucët përfshijnë një motor të lehtë dhe një sistem transmetimi që punon në harmoni me një bateri të rikarikueshme, e cila është e integruar në dizajnin e këpucëve. Kjo teknologji e avancuar lejon përdorimin…

Lexo më Shumë

Me një pritje solemne, në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Shkup u kremtua 102-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu. Në aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministra, deputetë, kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve nga të dy vendet. Ceremonia nisi me intonimin e himneve kombëtare të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy,…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, në emisionin “Debat në Shenja” tha se dallimi mes atij dhe kundërkandidatit të tij është se dibranët e njohin shumë mirë atë.“Ata e dinë se çdo fjalë që e jap e mbaj si amanet. Për mua amaneti peshon shumë, sot dua t’ju la një amanet: ditën e diell me 2 nëntor thuani fjalën tuaj, masovikisht rrethoni numrin 40 me shpirt me zemër të qetë dhe qojeni amanetin tim deri nw fund”, tha kandidati i pavarur Ramadan Imeri. MARKETING

Lexo më Shumë

Data e lindjes dhe personaliteti? Tingëllon si astrologji, apo jo? Por në të vërtetë, studimet kanë treguar se njerëzit e lindur në dimër, pranverë, verë dhe vjeshtë kanë tipare të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt me stinën kur kanë ardhur në jetë. Një studim i Universitetit Semmelweis në Hungari, i udhëhequr nga profesoresha Xenia Gonda, ka zbuluar se ekziston një lidhje e qartë midis muajit të lindjes, humorit dhe personalitetit të njeriut. Ajo anketoi 366 studentë universitarë – 258 meshkuj dhe 108 femra dhe i ndau sipas stinës së lindjes, duke identifikuar katër tipe kryesore personaliteti: temperamental, energjik/pozitiv, i qetë dhe…

Lexo më Shumë

Në takimin e zhvilluar të mërkurën ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, Presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa, dhe Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, Siria ka deklaruar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi, Presidenti i Sirisë shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, duke hapur rrugën për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe partneriteteve në fusha të ndryshme. Takimi është konsideruar një moment i rëndësishëm për Kosovën, duke shënuar një njohje shtesë ndërkombëtare dhe një hap të madh drejt forcimit të pozicionit të vendit në arenën…

Lexo më Shumë

Opinionisti Ilir Deda tha se në Kosovë qytetarët po jetojnë të sunduar. Sipas Dedës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti do pushtet absolut, është gjenerator i krizës politikë në vend dhe polarizimeve. “Ne po jetojmë, veç kush do me i mbyllë sytë e me qenë qorr e mos me pa realitetin, ne po jetojmë të sunduar nga një qeveri e papërgjegjshme”. “Unë kam shpresu që Albini përtej të gjithave, e mëson që kur te sheh që nuk e ka shumicën parlamentare, që duhet me qenë bashkëpunues, duhet me bë kompromis me partitë e tjera në Kosovë, nuk i ka 51 për…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, në emisionin “Debat në Shenja” tha se kanë tetë projekte të parashikuar për Dibrën, por tre të cilët janë të domosdoshme dhe urgjente janë parkingjet…“Ne i themi në Dibër ‘Pazari i vjetër’ do t’i kthehet siç ka qenë përpara, rikthimin e parkingjeve në pazarin e vjetër ngase janë dëmtuar tregtarët. Parkingje tek bulevardi Iliria tek salla sportive Dibra po ashtu edhe pas foshnjores që do të përfitojnë deri në 700 parkingje”, tha Imeri.Si projekt i dytë tha Imeri, i cili nuk do financa nga komuna por është i ofruar nga djali…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i cili kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në emisionin “Debat në Shenja” tha se kundërkandidati Fisnik Mela, është dashur të ketë guximin dhe të del të tregojë prioritetet, plan-programin për Dibrën, duke shtuar se ai është këtu për t’ju treguar dibranëve se çfarë do të bëj në rast se merr besimin për të drejtuar komunën.Imeri i pyetur nëse është takuar me Ilirian Fetahun nga AKI i cili nuk kaloi në raundin e dytë tha se është takuar me atë.“Është një djalë i mrekullueshëm, djalë fjalë pak, por besoj…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar sot aktivitetet e fushatës zgjedhore duke vizituar disa lagje të qytetit së bashku me ekipin e tij dhe rininë e AKI-së. Në kuadër të aksionit, Rexhepi dhe ekipi i tij kanë shpërndarë fletushkat e programit zgjedhor, duke zhvilluar edhe biseda të drejtpërdrejta me banorët për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Rexhepi ka theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar një komunë gjithëpërfshirëse. “Në çdo cep të qytetit, për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Për një…

Lexo më Shumë