Author: almakos

Sot është dita e fundit e masës për çmimet e ngrira të produkteve ushqimore bazë, nga nesër ngrihen marzhat tregtare. Masa e re kufizon fitimet nga tregtia me shumicë në 5 për qind, ndërsa në pakicë fitimet më të larta të këtyre produkteve mund të jenë 10 për qind. Kjo, sipas autoriteteve, do të ndihmojë në parandalimin e rritjes së çmimeve. Masa do të jetë e vlefshme deri në fund të majit. /Alsat.mk – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Nga katër vite me burg dhe katër vite dënime me kusht shqiptoi Gjykata Penale pas pranimit të fajit në rastin “Titanik” lidhur me parregullsitë zgjedhore. Ish ministri i transportit, Mile Janakieski mori dënimin më të lartë prej katër vite e gjysmë, shkruan Alsat. Ai vendimin e plotfuqishëm do ta presë në shtëpi pasi gjykata i shqiptoi arrest shtëpiak. Ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska u dënua me burg prej dy vite e gjysmë. Dënime prej një dhe tre vite morën Munir Pepiq dhe Kosta Mitrovski. Në ndërkohë, shefi i kabinetit të ish kryeministrit Gruevski,…

Lexo më Shumë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 17 shkurt të ndërpresë procesin e rivlerësimit ndaj prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si dhe ti heqë të drejtën për rikthimin në sistemin e drejtësisë. Vendimi i KPK-së është bazuar në vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për prokurorin Maksim Sota, për shkak të dorëheqjes së tij. Ndërkohë, nuk pasqyrohet fakti se Maksim Sota është marrë i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre prej korrikut të vitit 2021, kur ai u ndalua gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë “Shpirti”. Prokurori Maksim Sota ka…

Lexo më Shumë

Tensionet në rritje në Ukrainë kanë bërë që autoritetet e Maqedonisë së Veriut t’i bëjnë thirrje Evropës për përshpejtimin e procesit të integrimit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se kushtet për përshpejtimin e gjetjes së zgjidhjes mes Shkupit dhe Sofjes janë plotësuar ndërsa integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të zvarritet asnjë ditë më tepër. Në takimin me komisionerin evropian të zgjerimit Oliver Varhej në Samitin e BERZH-it në Londër është konstatuar se duhet patjetër të shfrytëzohet kryesimi francez me BE-në dhe ambienti i përshtatshëm i cili për momentin po sundon për gjetjen e zgjidhjes. /Alsat.mk – Advertisements –

Lexo më Shumë

Bazuar në vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, Ministria për Punë të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve të RMV-së që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme, tokësore dhe detare, për t’u larguar nga ai vend. – Advertisements – Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e aksidentit të një gruaje në kryeqytet, e cila u përplas nga një makinë që po ecte me shpejtësi dhe kreu një parakalim të gabuar në një zonë të banuar. Gruaja po tentonte të kalonte rrugën dhe siç duket në video, dy makina kanë ndaluar, por një e tretë pasi parakaloi, e përplasi dhe e hodhi në tokë kalimtaren. Shoferi ia mbathi pas aksidentit por ka rënë në prangat e policisë e cila e identifikoi disa orë më vonë. “Është zbardhur, identifikuar e arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti që pasi shkaktoi aksident u…

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës, gjegjësisht benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 rriten për një denarë e gjysmë, kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Gjithashtu edhe çmimi me pakicë i dizelit rritet për një denarë e gjysmë. Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. – Advertisements – Euro Super BS-95 do të shitet për 84.00 denarë për litërEuro Super BS-98 do të shitet për 86.00 denarë për litërEuro Dizel do të shitet për 75.50 denarë për litër

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimit të Shoqatës së Transportit Urban për të ndërprerë shërbimet për shkak të vështirësive ekonomike, kësaj here është Unioni i Transportit ai që njofton se për muajin mars nuk do të ketë biletë pajtimi mujor, ose abone. Kjo është përgjigjja pas mosreagimeve të qeverisë për plotësimin e kërkesave  që do t’i ndihmonte operatorët të kapërcenin krizën 2-vjeçare të këtij sektori. Sidoqoftë, në njoftimin publik, ata lënë një shteg të hapur për t’u rikthyer me të gjitha shërbimet në rast se përmbushen pritshmëritë e tyre “JEMI NË KOLAPS” Me një njoftim të shkurtër ku vënë në dijeni qytetarët se janë…

Lexo më Shumë

Martin Protugjer dënohet me 2 vjet me kusht për parregullsi zgjedhore në rastin “Titaniku”, nëse kryen një krim në pesë vitet e ardhshme. – Advertisements – Tre të pandehur të tjerë morën dënime të tilla. Për ish-ministrat në qeverinë e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska gjykata penale i ka dënuar me burg. Janakieski fillimisht u dënua me katër vjet e gjysmë burg. Ndërsa Jankulovska në dy vjet e gjysmë. I pandehuri Munir Pepiq u dënua me një vit burgim dhe Kosta Mitrovski me tre vjet burg.

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimit të Shoqatës së Transportit Urban për të ndërprerë shërbimet për shkak të vështirësive ekonomike, kësaj here është Unioni i Transportit ai që njofton se për muajin mars nuk do të ketë biletë pajtimi mujor, ose abone. Kjo është përgjigjja pas mosreagimeve të qeverisë për plotësimin e kërkesave  që do t’i ndihmonte operatorët të kapërcenin krizën 2-vjeçare të këtij sektori. Sidoqoftë, në njoftimin publik, ata lënë një shteg të hapur për t’u rikthyer me të gjitha shërbimet në rast se përmbushen pritshmëritë e tyre “JEMI NË KOLAPS” Me një njoftim të shkurtër ku vënë në dijeni qytetarët se janë…

Lexo më Shumë

Orce Kamçevi, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno” për herë të dytë që nga fillimi i gjykimit për këtë proces gjyqësor është pozitiv ndaj Kovid-19. Për këtë arsye është shtyrë edhe seanca e sotme ku ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarëve. – Advertisements – Seanca e fundit kur i akuzuari Kamçev mungonte për shkak të izolimit nga Kovid-19, ishte më 28 janar. Rastin për këtë lëndë e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkivi ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanovova.

Lexo më Shumë

Forca Operacionale në IEVP Fier, kanë kryer një kontroll të befasishëm në godinën B, ku kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues. Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

Lexo më Shumë