Author: almakos

Më shumë se dy muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranë, ku një i ri u vra në një market pas sherrit për radhën e pagesës, është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit. Bëhet fjalë për shtetasin A. S., ish-punonjës Policie, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 29-vjecari Jurgen Duka (M). Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori i dyshuar, më datë 14.12.2021, “në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit…

Lexo më Shumë

Volumi i investimeve të reja të planifikuara në ndërtim arriti në një rekord shumëvjeçar gjatë vitit 2021, ku 70% kishin për destinacion ndërtimin e apartamenteve. Volumi i investimit të kërkuar për të realizuar projektet ndërtimore të pajisura me leje gjatë vitit të kaluar shënoi një rekord të ri shumëvjeçar në kuotën 80 miliardë lekë (670 milionë euro) gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej gati 40% në krahasim me vitin 2020. Ky është edhe volumi më i lartë i lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri që nga viti 2010. Të dhënat e publikuara nga Instituti i…

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,030 testime, 139 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 431 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

Trupat ushtarake të Maqedonisë së Veriut  nuk do të shkojnë në Ukrainë, ndonëse vendi ka vendosur të dërgojë ndihmë ushtarake në këtë vend përveç ndihmës humanitare. Nga ana tjetër Moska ka paralajmëruar se kushdo që furnizon Ukrainën me armë do të mbajë përgjegjësi. – Advertisements – Vendimi për dërgimin e trupave tona në Ukrainë nuk do të ekzistojë, tha sot ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Si anëtare e NATO-s, shtoi ajo, ne do të respektojmë dhe zbatojmë të gjitha vendimet e marra brenda Aleancës, sepse jemi pjesë integrale e procesit të vendimmarrjes. Sipas saj, ndihma ushtarake për Ukrainën është në…

Lexo më Shumë

TikTok rrit përsëri gjatësinë maksimale të videove që mund të ngarkohen në platformë, këtë herë nga tre në 10 minuta. “Ne jemi të ngazëllyer që mund të mundësojmë ngarkimin e videove deri në 10 minuta, gjë që duhet të ofrojë mundësi edhe më kreative për krijuesit tanë të përmbajtjes në mbarë botën”, i tha Engadget një zyrtar i TikTok. Shërbimi popullor ka testuar një afat më të gjatë kohor muajt e fundit. Në korrik të vitit të kaluar, TikTok rriti gjatësinë maksimale të videos nga 60 sekonda në tre minuta. Një kufi kohor i rritur, kur bëhet fjalë për gjatësinë…

Lexo më Shumë

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë ago ato zvicerane lidhur me atentatin ndaj Ardian Çapjas me 8 qershor 2020. Bëhet me dije se autoritetet shqiptare kanë dërguar një letërporosi në Zvicës ku kërkohen të dhëna për snajperin për vitin e prodhimit. Akuza ka marrë edhe listën e specialeve të trajtuar si snajperistë 74 ushtarakë e 16 forca të policisë ushtarake. Ardian Çapja u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës dhe ndodhet në 313, nën akuzë për vrasje. Ardian Çapja është një emër shume i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë. Ai…

Lexo më Shumë

Më 12 qershor 2020, ministri i Turizmit Blendi Klosi mori disa buqeta me lule dhe doli të presë në Rinas çarterin e parë me turistë bjellorusë. Këto pamje janë vështirë të përsëriten këtë vit… Shqipëria është vend i NATO-s dhe zhvillimet në Ukrainë nuk mund të na linin indiferentë. Vendi ynë iu bashkua sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Rusisë, që nga ato ekonomike deri tek masat e karakterit sportiv. Megjithatë, duhet thënë se deri tani, lufta nuk ka ndikuar në mënyrë direkte në Shqipëri. Të paktën deri tani. Afrimi i sezonit të ri turistik parashikohet të ketë pasojat…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr ZelenskI, në Parlamentin Evropian u prit me emocione. Deputetët mbanin bluza me flamurin ukrainas dhe pankarta ku shkruhej “Ne qëndrojmë prapa Ukrainës”. Zelensky përmes një video fjalimi u kërkoi zyrtarëve evropianë ta dëshmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi vendi zyrtarisht aplikoi për t’u bërë pjesë e BE-së. “Ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtare e barabartë e Evropës, besoj se po tregojmë se jemi, BE-ja do të jetë shumë më e fortë me Ukrainën, dhe Ukraina pa BE-në do të jetë e vetmuar. E kemi dëshmuar forcën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Qytetarët ia mësyjnë marketeve. Mall ka, por sigurohen ta blejnë më lirë, shkruan Alsat. Paniku se rritja e çmimeve do vazhdojë për shkak të luftimeve në Ukrainë ka bërë që qytetarët të blejnë sa produkte ushqimore rezervë. Disa me qese, të tjerët i mbushin karrocat. Kjo ka bërë që disa markete të limitojnë blerjet. “Nga mos pasja e ushqimit, mbase nuk mund ta gjejmë sërish në këtë kohë të pa kohë. Të shpresojmë që nuk do na duhet aq, por na ka kapur psikoza, frika. Kur shohim se në markete nuk do të gjejmë”,…

Lexo më Shumë

Deri më tani 50 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Ukraina përmes korridoreve të sigurisë. – Advertisements – Ministria e Jashtme ka njoftuar se familja Spirkovski, nga qyteti i Harkovit, e cila ishte në gjendjen më të rëndë, me foshnje të sapolindur, aktualisht është pjesë e një korridori të posaçëm sigurie, më se 100 kilometra larg qytetit dhe është rrugës për t’u larguar nga Ukraina. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se në mesin e 50 personave të tjerë që ende nuk janë evakuuar ka  familjarë të shtetasve tanë të cilët edhe pse nuk janë shtetas të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Ministri Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se do të anulohet dërgimi i ambasadorit të ri në Moskë. – Advertisements – “Ne sollëm dje vendim ta anulojmë dërgimin e ambasadorit tonë në Rusi i cili duhej të shkonte më 15 mars”, u shpreh Osmani. Osmani po ashtu sqaroi se ka bërë thirrje që qytetarët e Maqedonisë duhet ta lëshojnë Rusinë për shkak se mund të mbyllet hapësira ajrore dhe kthimi i tyre në Maqedoni do të jetë i vështirë. Kujtojmë se ambasadori i ri Maqedoni në Rusi është Nenad Kolev.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut tashmë ka evakuuar 50 shtetas që kanë jetuar në Ukrainë, ndërsa 20 qytetarë kanë dalë nga aty para se të nisë lufta dhe 30 të tjerët pas luftës. – Advertisements – Romania, Moldavia, Polonia dhe shtetet baltike janë ato vende që përmes përfaqësuesve të tyre në Ukrainë mund të ndihmojnë qytetarëve tjerë të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë paraqitur si të bllokuar edhe dy shoferë të kamionëve transportues. “Kanë dalë 15 persona të misionit special të OSBE-së, kurse 15 të tjerë janë janë civilë. Kanë dalë nga Ukraina përmes bashkëpunimit…

Lexo më Shumë