Një aksident i pahetuar, tejkalim afatesh për dy dosje, denoncime të qytetarëve dhe gjetja e problemeve me pasurinë kanë qenë disa nga elementët që kanë bërë të mundur shkarkimin e Prokurores së Fierit, Violeta Shkurta. Vendimi u mor dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili njoftoi se: “Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 24.11.2021 dhe në datë 25.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta i bazuar në ligjin nr. 84/2016, në datën 28.2.2022, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor,…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme mbrëmë diku rreth orës 21:35 minuta ka privuar nga liria 23 vjeçarin M.M. nga Shkupi. – Advertisements – “Në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, mbrëmë në ora 21:35 minuta zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria shkupjanin M.M. 23 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Siç njoftojnë nga policia , personi në fjalë nuk i është bindur urdhrit për ndalim të policisë dhe me makinë Seat Altea, pa targa ka tentuar të ikë, por shumë shpejtë është kapur nga policia dhe gjatë bastisjes tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Ai është…
Që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, i gjithë Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta, duke sjellë edhe probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, janë regjistruar dy aksidente në vetëm pak minuta në Pogradec dhe Bilisht. Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në Mëmëlisht të Pogradecit dhe në fshatin Bitinckë në Bilisht, ndërsa në të dyja rastet, sipas policisë, kemi të bëjmë me dalje të tyre nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz,…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 219 gjoba, prej të cilave: 59 për tejkalim të shpejtësisë, 70 gjoba për këmbësorët, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisements – Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 6 për vozitje në gjendje të dehur dhe 45 për parkim të parregullt.
Në kulmin e sanksioneve që Perëndimi ka vënë ndaj Rusisë për shkak të sulmeve të saj në Ukrainë, një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh mbërriti dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit. Në bordin e anijes ndodhen 3030 tonë grurë rifuxho, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit. Ngarkesa nga ky vend duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet e tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur lufta nisi. Anija “Slavianka” që lundron në flamurin Rus, solli…
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 64-t në rend dite të së cilës janë Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetesor. Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici, si dhe Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, të gjitha në lexim të dytë. – Advertisements –
01:56 | 1 Mars 2022 Në dy dekadat e fundit, Vladimir Putin, nuk ka pasur frikë që të tregojë taktikat e tij të ngacmimit. Putin, 69 vjeç, erdhi në pushtet në Rusi në vitin 2000 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga diktatori sovjetik Josif Stalin, transmeton portal arbresh.info Ndërsa ishte në detyrë, ish-agjenti i KGB-së ka treguar në mënyrë agresive vendosmërinë e tij për të rikthyer fuqinë ruse përballë SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO. Në vitin 2018, Putin u rizgjodh President për gjatë vjet në një votim kombëtar të diskutueshëm, mandat që i dha atij…
Bashkim Buxhovi, një shqiptar i Kosovës me vendbanim në Kiev të Ukrainës, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes platformës Viber, se ka arritur të largohet nga kryeqyteti dhe aktualisht ndodhet në kufirin me Hungarinë. Aty po pret të bashkohet me dy fëmijët e tij për t’u larguar nga Ukraina. “Para tri dite kam qenë në Kiev dhe kam parë vet bombardimet dhe kam parë se çfarë po ndodhë, kam përjetuar vet ato sulmet që i ka bërë Rusia në pjesë të Ukrainës. Unë ato dy ditë kam qenë në Kiev kur është bërë bombardimi, kur është bërë…
Kompania e Google ka ndaluar opisionin “live traffic” nga aplikacioni i Google Maps për Ukrainën në mes të një sulmi nga Rusia. “Live traffic” është një opsion i cili tregon trafikun dhe lëvizjen e mjeteve në rrugët e të gjitha shteteve. Kjo është një masë parandaluese për ushtrinë ruse që të navigojnë në Google për të parë situatën e lëvizjeve në rrugët e Ukrainës. Kompania ka konfirmuar për BBC se të gjitha opsionet e tjera të këtij aplikacioni do të funksionojnë normalisht.
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Shën Premte të Divjakës. Sipas burimeve nga Panorama mësohet se një 18-vjeçar i cili drejtonte makinën tip “Benz” ka përplasur një 56-vjeçar i cili po lëvizte me motor. Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçari me iniciale A.G. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit, 18-vjeçari me iniciale E.C. është larguar me makinë, teksa policia i është vendosur në ndjekje. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç,…
Elon Musk tha të shtunën se shërbimi me brez të gjerë satelitor Starlink i kompanisë së tij SpaceX ishte aktivizuar në Ukrainë , pasi një zyrtar i Kievit i kërkoi titanit të teknologjisë që t’i siguronte vendit të tij të luftuar stacione. “Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë,” shkroi Musk në Twitter. Tweet-i erdhi rreth 10 orë pasi Ministri ukrainas i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov i kërkoi Musk-ut të ofronte shërbime Starlink në Ukrainë, disa ditë pasi ajo u pushtua nga Rusia fqinje . “Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin — Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja…
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në një aktivitet kushtuar letërsisë afro-amerikane, në kuadër të #Shqipërialexon dhe #lexomemua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Muaji shkurt është muaji i historisë afrikano-amerikane dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së nderon historinë dhe arritjet e afrikano-amerikanëve dhe feston kontributin e tyre në diplomacinë amerikane. Përballë studentëve të Fakultetit të Letërsisë, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe disa autorëve të rinj shqiptarë, ambasadorja Kim ka zgjedhur të lexojë poezinë e Maya Angelou “Përsëri ngrihem”. Poema, e cila është dhe një himn ndaj forcës dhe guximit për t’u ringritur në jetë…

