Author: almakos

Pas sulmit për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, shumë amerikanë të të gjitha sferave të jetës po pyesin se si mund ta ndihmojnë popullin ukrainas në kohën e vuajtjes së tij. Ndërsa ka shumë grumbullues fondesh, bamirësi dhe organizata për t’u marrë në konsideratë në dhurimin ose ndihmën në një farë mënyre, Charity Navigator ka bashkuar një listë të disa prej organizatave jofitimprurëse më të vlerësuara që po ndihmojnë në përpjekjet për ndihmë dhe rimëkëmbje në Ukrainë. Këto organizata bamirëse kanë fituar vlerësime të larta për efikasitetin e tyre financiar dhe për qartësinë dhe transparencën në lidhje me…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tre kontejnerëve të vendosur në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, njoftojnë se nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastik të vendosura në sipërfaqet publike. Me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale, NP “Higjiena Komunale” – Shkup thekson se në afatin më të shkurt të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoj me të ri. – Advertisements – “NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup bën thirrje që të ndalohet shkatërrimi i enëve për…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 20:25 në fshatin Neproshten janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe dy të mitur. – Advertisements – “Nëpunësit policorë të repartit policor Tearcë kanë arrestuar A.S.(58), A.B.(26), Ç.M.(21) dhe dy fëmijë, të gjithë nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, drejtuar nga 58 vjeçari A.S., ndërsa të tjerët kanë qenë bashkudhëtarë, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE do të dorëzojë në Parlament propozim për uljen e akcizës së derivateve të naftës. – Advertisements – VMRO-DPMNE do të propozojë që në vend të 5% shkallës së fitimit për prodhimet ushqimore të jetë 0%. “Këto kërkesa të vlejnë nga dita e miratimit deri më 31.12.2022. Gjithashtu kërkojmë vazhdimin e TVSH-së prej 5% për energjinë elektrike edhe pas 1 qershorit, si dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50%. Kërkojmë nga Qeveria ta shqyrtojë propozimin për uljen e tarifave doganore. Qytetarët për një oeriudhë të shkurtë janë ballafaquar me rritje të madhe të çmimeve”,…

Lexo më Shumë

Monedha kombëtare ruse ra në nivel rekord, pasi G7, apo grupi i vendeve më të industrializuara, vendosi sanksione të ashpra financiare kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Rubla ra të hënën në 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 në fund të javës së kaluar. Rubla ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën. Në fundjavë, G7 ka bërë të ditur se do të sanksionojë Bankën Qendrore të Rusisë dhe do t’i përjashtojë disa nga institucionet e saj…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale – Shkup sot do të shpallen aktgjykimet për disa nga të akuzuarit që e pranuan fajin në rastin “Titanik”. – Advertisements – Martin Protugjer, Mile Janakieski, Katerina Velovska, Gordana Jankuloska, Munir Pepiç, Biljana Brishkovska-Boshkoski, Kiril Todorovski dhe Kosta Mitroski janë të akuzuarit të cilët e pranuan fajin dhe kërkuan nga gjykata që gjatë caktimit të dënimit t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese. Rastin Titanik e udhëheq gjyqtari Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Lexo më Shumë

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa në disa qytete kanë rënë edhe reshje bore. Korça gjithashtu është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje bore, ndërsa mbrëmjen e kaluar duket nuk ka pasur reshje bore. Autoritetet në orët e para të mëngjesit kanë bërë të mundur kriposjen e rrugëve, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Në akset nacionale dhe turistike Korçe-Erseke -Leskovik, Korçe -Voskopojë , Korçë – Dardhe, qarkullimi deri më tani është pa probleme. Sakaq autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore. Sa i përket energjisë elektrike disa zona kanë pasur probleme pasi janë përballur me mungesë orëve…

Lexo më Shumë

Shqipëria po ecën më ritme më të ulëta sesa fqinjët në drejtim të konsolidimit fiskal, që nënkupton uljen e ngadaltë të borxhit publik në një të ardhme afatmesme. Sipas raporti të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në vitin 2023 vendi pritet të ketë një nivel të borxhit publik prej 73.9% të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), që vlerësohet se është më i larti në rajon, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që deri tani mbante rekordin. Në vitin 2020, kur pandemia goditi botën, të gjitha vendet e rritën borxhin pblik, teksa qeveritë rritën shpenzimet për të kompensuar…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe kah fundi i ditës me reshje lokale të dëborës, posaçërisht në viset malore. Do të fryj erë e matur, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 9 gradë, shkruan Alsat. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshme, me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e sotme (27 shkurt) në Elbasan, ku një i ri mbeti i plagosur. Burimet bëjnë të ditur se i plagosuri është 21-vjeçari, Kelvis Cani.  Ende nuk ka detaje si ka ndodhur ngjarja, por për plagosjen e tij ka dy versione. Nga spitali i Elbasanit bëhet e ditur, se i riu është plagosur me armë zjarri, ndërsa policia thotë se është qëlluar me thikë. I riu është gjetur i mbuluar me gjak në mes të rrugës dhe është transportuar në spital, ku i është nënshtruar edhe një operacioni.

Lexo më Shumë

Një i ri është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të dielë, kur edhe u raportua për të shtëna me armë zjarri. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një i ri rreth moshës 25-30 vjeç, ende i paidentifikuar. Burimet bëjnë të ditur se i riu është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit. Mësohet se ai është futur në sallën e operacionit, por raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

Lexo më Shumë

Një bilanc aspak pozitiv është vënë re në vendin tonë gjatë ketyre 2 muajve të parë të vitit 2022. Rreth 10 persona janë gjetur të pajetë në zona të ndryshme të vendit. Një detaj që vihet re pothuajse në të gjitha rastet e gjetjeve të viktimave është fakti se personat janë denoncuar të zhdukur nga familjarët apo njerëz të tjerë të afërm. Trupi i parë i pajetë është gjetur sapo viti i ri kishte nisur, më datë 6 janar. Pak kohë pasi u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij, një 55 vjeçar u gjet i pajetë në  fshatin Brataj…

Lexo më Shumë