Author: almakos

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar pastor Akil Pano, i cili rrugëtoi nëpër kujtime dhe rrëfeu si asnjëherë më parë historinë e jetës së tij. Një histori sa e trishtë, po aq emocionuese. Pastor Akil Pano tregoi se prindërit e tij ishin dashuruar në fillim të viteve ’60, por nuk kishin patur miratimin e familjeve, veçanërisht nga familja e mamasë së tij, për shkak të besimit të ndryshëm. Ai zbuloi se pas pengesave të shumta dashuria e tyre arriti të triumfojë. Akil Pano tha se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me babanë e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe dënoi ashpër agresionin rus. – Advertisements – “Këto ditë po jetojmë çdo moment me popullin ukrainas. Ne mbështesim, simpatizojmë, ndajmë dhimbjen dhe guximin e tyre. Ata janë heronjtë tanë, dhe ne jemi mbështetësit e tyre. “E dënoj fuqishëm agresionin që po bëhet kundër Ukrainës sovrane këto ditë dhe në të njëjtën kohë i dërgoj mbështetje edhe më të fortë lidershipit të vendit dhe gjithë popullit ukrainas për të mbijetuar dhe mbrojtur atdheun e tyre”, tha Zaev. Ish-kryeministri theksoi se të gjithë së bashku…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusiut, ndërsa 102 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit. Sipas përditësimit më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 25 të infektuar ishin në Tiranë, 10 në Berat dhe nga 8 qytetarë në Devoll, Fier. Ndërkohë, nga 1 qytetar i infektuar ka qenë në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan. Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar…

Lexo më Shumë

Në Tiranë shumë qytetarë kanë dalë në protestë para ambasadës rusë, duke kundërshtuar luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës. Më pankarta në duar dhe me flamujt e Ukrainës ata kanë bërë thirrje për paqe. Disa nga pankartat që mbanin në duar qytetarët ishin “Putin si Hitler” dhe “Duam paqe dhe jo luftë”. Një ditë më parë, Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov ka paralajmëruar se të dielën e 27 shkurtit do të mbahet një protestë para ambasadës së Rusisë në Tiranë. Ambasadori duke folur për mediat e përshkoi situatën e vështirë në vendin e tij nga sulmet e Rusisë,…

Lexo më Shumë

Dy familje me shtetasit tanë nga Odesa e Ukrainës janë tashmë pjesë e korridorit të siguruar me koordinim me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë dhe presim që gjatë ditës të mbërrijmë në Bullgari, tha Ministria e Punëve të Jashtme. – Advertisements – Në kuadër të të njëjtit bashkëpunim, Ministria e Punëve të Jashtme u bën apel shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, nëse kanë mundësi, të shkojnë në Odessa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive evakuimi. – Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë,…

Lexo më Shumë

Edhe dy familje me shtetësi të Maqedonisë të cilat ndodheshin mes luftimeve në Ukrainë, janë evakuuar sot dhe po transportohen përmes një korridori të sigurtë, shkruan Alsat. – Advertisements – Këtë e bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila përmes një kumtese njofton se në koordinim me Qeverinë e Bullgarisë, dy familje nga Odesa e Ukrainës brenda ditës do të mbërrijmë në Sofje. Nga MPJ u bëjnë thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, mundësisht të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut vendosi mbylljen e qiellit për Rusinë. Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që vendi t’i bashkëngjitet rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, të cilat veçmë e kanë marrë vendimin për ndalimin e qarkullimit të kompanive ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore, shkruan Alsat. – Advertisements – Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare të cilat janë emergjente. Qeveria e obligoi navigacionin shtetëror M-NAV që të fillojë procedurën për zbatimin e vendimit dhe t’i njoftojë autoritetet ajrore evropiane për ndalesën për hyrje në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore të regjistruara në Federatën Ruse.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. – Advertisements – “Në gjithë vendin dje janë gjobitur 254 shoferë, ndërsa prej tyre 21 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër të tjerë me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se 76 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 178 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të…

Lexo më Shumë

KORÇË- Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës . Sipas burimeve nga “BalkanWeb”, zbulohet se një autoambulancë është përplasur me një pemë dhe si pasojë është përmbysur në mes të rrugës. Në mjet gjatë përplasjes, mësohet se kanë qenë drejtuesi dhe një mjek. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime trupore, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me vendet partnere, ka siguruar transportin për evakuimin e shtetasve tanë që ndodhen aktualisht në Odessa të Ukrainës. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që ndodhen në Odessa, të kontaktojnë menjëherë ministrinë, për të dorëzuar të dhënat dhe për të koordinuar procesin e evakuimit në linjën telefonike +389 75 273 732. – Advertisements – Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme po bën përpjekje për të siguruar mënyra për evakuimin e qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në Kharkov dhe Kiev, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme.Ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme kërkuan…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë të Tales në Lezhë. Korrespondenti i Panorama.al raporton se 62-vjeçari është identifikuar si Vasil Cekaj. Ai është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. Nga informacionet paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Lexo më Shumë