Author: almakos

Gazetar: Mefail ismaili  – Advertisements – Ka filluar evakuimi i shtetasve dhe diplomatëve të Maqedonisë së Veriut në Ukrainë. Diplomatët tanë janë pjesë e korridorit të evakuimit të shtetasve të huaj, ndërsa strehimi i tyre fillestar do të jetë Moldavia dhe Polonia. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se nuk ka numër të saktë të shtetasve që po evakuohen nga Ukraina, kjo për shkak se familjarët e diplomatëve janë tërhequr para se të fillojë agresioni, shkruan Alsat. “Edhe vëzhguesit në kuadër të misionit të posaçëm për monitorim të OSBE-së diku 30 i kemi shtetas tanë. Gjatë ditës së sotme një…

Lexo më Shumë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Fier -Tepelenë në Kafaraj, ku një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor që po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e aksidentit, motori ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i ndarë përgjysmë në një kanal anës rrugës. Viktima është identifikuar si 67-vjeçari Qerim Troka, ndërsa drejtuesi i mjetit mësohet se është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ndërkohë, një qytetar ka shprehur indinjatën se përse ambulanca mori të plagosurin dhe la viktimën në rrugë. “Erdhi ambulanca mori të plagosurin, ndërsa të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kryeministri Kovaçevski nuk tha asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e tij të “jashtëzakonshëm”. Sipas VMRO-DPMNE-së, kryeministri nuk tregoi se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me mbrojtjen e qytetarëve nga krizat që pasojnë, shkruan Alsat. – Advertisements – “Kovaçevski duhet të shpjegojë se çka do të ndërmarrë Qeveria për rritjen e emergjencave të cilat drejtpërdrejtë do të godasin standardin e qytetarëve dhe ekonominë. Për një vit e gjysmë energjia është shtrenjtuar për 30%, karburantet po ashtu janë shtrenjtuar në mënyrë drastike, rritja e inflacionit nga fillimi i vitit është bërë për 6,7% gjë e cila e han standardin…

Lexo më Shumë

Ne kemi qenë gjithmonë për zgjidhje diplomatike, bisedime dhe kundër luftës. Prandaj qëndrojmë me Ukrainën, duke besuar se ky agresion ushtarak i Rusisë do të sjellë fatkeqësi, viktima dhe destabilitet në Evropë, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. – Advertisements – Ai shtoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, në koordinim me aleatët, u rreshtua në anën e Ukrainës dhe ofroi ndihmë. “Ne do të ndihmojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona. Për ne është e rëndësishme që interesi ynë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rajonit tonë të mbijetojë”, tha…

Lexo më Shumë

Një oficere e sektorit të Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit është arrestuar me akuzën e vjedhjes në Kosovë. V. D., sipas Policisë, ka vjedhur një automjet në vendin fqinj dhe më pas e ka sjellë në Tiranë, ku e përdorte rregullisht, duke shmangur kontrollet me anë të përdorimit të dokumentit si punonjëse e Policisë. Sipas të dhënave, V. D. prej disa vitesh ka qenë pjesë e strukturave të Policisë dhe rezulton se është përfshirë në vjedhje në disa qytete të Kosovës dhe së fundi ka kryer vjedhjen e një automjeti. Efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë bërë arrestimin…

Lexo më Shumë

Prangoset autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë. Alikaj u gjet një javë më parë në banesën e tij pa shenja jete nga e ëma që ishte kthyer nga Greqia e shqetësuar për fatin e të birit që kishte ditë i humbur. Autori i dyshuar është Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Ndërkohë që në pranga ka përfunduar edhe një tjetër i ri. Bëhet fjalë për Mateo Kiptiun, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e…

Lexo më Shumë

Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë, tha të premten kompania mëmë e kompanisë së mediave sociale Facebook. “Ne gjithashtu vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter. Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë. 1/ We are now prohibiting Russian state media from running ads or monetizing on our platform anywhere in…

Lexo më Shumë

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Tiranë ka përzgjedhur mesazhin ku Presidenti Joe Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes, do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë. Postimi i plotë i Ambasadës amerikane në Tiranë: “Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes. Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë…

Lexo më Shumë

Në një video mesazh kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut dënon agresionin rus në Ukrainë dhe kërkoi ndërprerjen e luftimeve. Sipas tij gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe situata atje nuk përbën kërcënim për sigurinë tonë. Megjithatë Kovaçevski tha se kriza ekonomike pritet të thellohet dhe na pret vit i vështirë në këtë drejtim. – Advertisements – “Agresioni ushtarak rus kundër Rusisë e cila më ka sjellë shumë humbje jete në njerëz është mënyra që me gjitha forcat e dënojmë. Edhe njëherë dua të theksojë se sëbashku me aleatët tjerë dua që kjo luftë menjëherë të…

Lexo më Shumë

Bankat dhe ekspertët kudo në botë u tërhoqën nga parashikimet e fundvitit 2021 se çmimet do të stabilizoheshin në këtë 6-mujor. Tani në sfond janë rreziqe të reja për inflacionin. Për Shqipërinë, reduktimi i prodhimeve në serra, rritja e pritshme e çmimeve të energjisë dhe një konflikt i mundshëm Rusi-Ukrainë do t’i mbajë çmimet në nivele të larta. Në janar 2022, çmimet e shportës për 28 artikujt bazë të konsumit shënuan rritje vjetore me 20%. Rritet ndikimi i prodhimit bujqësor vendas në inflacion. Banka e Shqipërisë shtyn pritshmëritë për stabilizim të çmimeve në vitin 2023 dhe tregohet e rezervuar për…

Lexo më Shumë

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët. Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan. “Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”. Ai tha se, blerjet e miellit…

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të vijojë të jetë me kthjellime në të gjithë territorin. Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet të kemi kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes lindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Lexo më Shumë