Të tjera detaje mësohen nga historia e 24-vjeçarit shqiptar, Emanuel Bazanji i cili shërben si pjesë e ushtrisë ukrainase, ku kryeministri Rama u shpreh se ai kishte ndërruar jetë gjatë sulmeve në Ukrainë. Mësohet nga burime zyrtare se 24-vjeçari ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit prej dy muajsh. Mësohet se drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar me akuzën e pjesëmarrjes në luftëra të huaja. Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar. Bazanji…
Author: almakos
Profesoresha Ajtene Hajdari-Qamili e ftuar në “360 gradë”, vë në pah një dukuri që kohëve të fundit është shumë prezentë, sa i përket përdorimit të gjuhëve. Sipas saj është e papranueshme që dy të rinj, një shqiptar dhe një maqedonas të komunikojnë në gjuhën angleze. Hajdari-Qamili, thekson se gjuha shqipe është paraparë në shkollat fillore për jo shqiptarët, por interesimi ka qenë tejet i ulët. – Advertisements – “Gjuha shqipe deri tani është e paraparë në shkolla fillore për jo shqiptaret… por interesimi i nxënësve ka qenë shumë i vogël sepse kjo varet nga mësimdhënësit dhe prindërit e tyre. Kjo…
Ukraina ka hyrë të premten në ditën e dytë të pushtimit nga Rusia. Përditësimi I fundit i bilancit të humbjeve, 137 persona kanë humbur jetën dhe 316 janë plagosur si pasojë e luftimeve. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky pjesë e viktimave dhe të lënduarve kanë qenë ushtarë dhe civilë ukrainas. Përveç Ukrainës, frika e një pushtimi të mundshëm rus ka lindur edhe në Ballkanin Perëndimor. Sipas raportimeve të CNN, zyrtarët perëndimorë dhe amerikanë të inteligjencës po i kushtojnë vëmendje të madhe për çdo shenjë të aktivitetit të mundshëm rus rajonit tonë. Zyrtarët po vëzhgojnë gjithashtu nga afër përdorimin rus të aseteve…
Gazetarja Fatlume Dervishi, e ftuar në emisionin “360 gradë”, e cila për një kohë të gjatë përcjell nga afër Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thekson përvojën e saj me institucionet në vend, përfshi edhe Qeverinë, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas saj kjo e fundit duhet detyruar institucionet që janë nën kompetencë të saj për të zbatuar në tërësi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. “Unë do marr një shembull, kur kam kërkuar këto dit qëndrim nga Qeveria, kam dërguar pyetjet e mia në shqip dhe mora përgjigjen në maqedonishte. Dhe mendoj se kjo tregon shumë për gjendjen reale…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi pak minuta më parë se ka patur informacion për vdekjen e një shqiptari, pjesëtar të ushtrisë ukrainase, i cili po i rezistonte avancimit rus në Ukrainë. Bëhej fjalë për 24- vjeçarin shqiptar, Emanuel Bazanjin. Pas këtij lajmi të trishte duket se informacioni i Kryeministrit ka rezultuar fals. Sipas një komunikimi nga Top Channel, bëhet me dije se Emanuel Bazanjik është gjallë dhe përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit. “Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij. Më tej Emanueli na tregon…
Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve shprehen të vetëdijshëm për shkeljet që i bëhen Ligjit për Përdorimin e gjuhëve nga shumë institucione, përfshi edhe gjykatat, megjithatë njoftojnë se për momentin disponojnë vetëm me tre inspektor të licencuar të cilët mund të mbikëqyrin institucionet në vend për të konstatuar nëse zbatohet apo jo Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas drejtorit të këtij institucioni, Fatmir Iseni në muajin maj edhe tre inspektor të tjerë do të pajisen me licencë për punë, ndërkohë që sipas sistematizimit që ai ka përgatitur nevojiten gjithsejtë 32 inspektorë në katër njësi rajonale.…
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se ka disa dhjetra shqiptarë në Ukrainë. Ajo shprehet se do të evakuohen 11 shqiptarë të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së. “Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë, disa dhjetra. Kanë krijuar familje atje, ka dhe 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE-0së të cilët janë pjesë e planit të evakuimit. Do të kthehen në Shqipëri. Për pjesën tjetër të shqiptarëve kemi qenë në kontakt me një pjesë të vogël të tyre, 5-6 vetë të cilët kërkuan asistencë për të lëvizur nga Ukraina. Ka qenë e pamundur…
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë konfirmoi se ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivësh komando nga Forcat e Armatosura. Kontingjenti do t’i bashkohet forcave të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se ky mision në Kosovë do të kontribuojë për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa janë rritur tensionet pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. MISIONET PAQERUAJTËSE NË BOTË Forcat e Armatosura janë aktulisht të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnje Hercegovinë, Sudanin e Jugut, Letoni dhe në Kosovë. Bosnje dhe Hercegovinë Kontingjenti i parë…
Ekspertët moldavë shpresojnë se procesi i tyre i vetingut në sistemin gjyqësor mund të ndjekë shembujt më të mirë të të njëjtit proces në Shqipëri – por të shmangë gabimet e tij. Pavarësisht se është në fund të çdo renditjeje ndërkombëtare për korrupsionin, që kur një qeveri pro-evropiane erdhi në pushtet në korrik 2021, Moldavia ka qenë e vendosur ta korrigjojë këtë situatë përmes reformës totale të sektorit të drejtësisë. I konsideruar prej kohësh thembra e Akilit të vendit, sektori i drejtësisë i Moldavisë është i strukturuar sipas një modeli sovjetik, kryesisht në varësi të politikanëve dhe oligarkëve që drejtuan…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2443 testime kanë rezultuar 173 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete dhe 408 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me…
Prej më shumë se 24 orësh mbijetesa e shtetit ukrainas është vënë në pikëpyetje prej sulmit të paprovokuar forcave ruse, të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. BIRN kontaktoi me disa shtetas ukrainas dhe rus në Shqipëri, të cilët ndanë ndjesitë e tyre në lidhje me luftën në Ukrainë. Ata theksuan se ndihen shumë të rënduar emocionalisht pas shpërthimit të konfiltit të armatosur. “Si çdo mëngjes, sot nuk u zgjova prej alarmit të orës por prej një mesazhi nga babai im në orën 7 të mëngjesit i cili kishte shkruar thjeshtë: lufta filloi!”, tha të enjten Anastasia Seitaj, shtetase ukrainase që…
Gazetar: Melihate Rustemi – Advertisements – Dhjetëra qytetarë prisnin në stacionet e autobusëve deri në një orë linjat e autobusëve 9, 11, 12 ose 19. Të revoltuar nga mungesa e autobusëve të rregullt qytetarët thonë se janë të detyruar të udhëtojnë me taksi dhe të bëjnë shpenzime shtesë për të kryer obligimet ditore tashmë të caktuara, shkruan Alsat. “Po pres tashmë 15 minuta, nuk ka akoma. Mendoj se prej të hënës është kështu, ndoshta kanë probleme teknike”, tha një qytetar. “Po ankohen që autobusët janë të vjetër, janë në kontrolle teknike, kështu arsyetohen. Duhet të informohen qytetarët po kush po…

