Që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, i gjithë Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta, duke sjellë edhe probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.
Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, janë regjistruar dy aksidente në vetëm pak minuta në Pogradec dhe Bilisht.
Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në Mëmëlisht të Pogradecit dhe në fshatin Bitinckë në Bilisht, ndërsa në të dyja rastet, sipas policisë, kemi të bëjmë me dalje të tyre nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit.
Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.



