Author: almakos

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare. “Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë. “Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj. Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit. Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi…

Lexo më Shumë

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoji më 1 Nëntor 2019 tek mbikalimi i Durrësit, ku si pasojë e plumbave humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Sot pritej që në sallën e gjyqit të paraqiteshin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre s’është gjetur në banesë. Prokuroria e Posaçme bëri kërkesë gjykatës që të lexoheshin deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake. Gjatë seancës u lexua dëshmia e të miturve të cilët kanë parë mjetin tip Mercedes Benz, që u përdor për atentatin ndaj Arjan…

Lexo më Shumë

Policia ka publikuar planin e masave për zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki të vendit që zhvillohen të dielën, më 9 Nëntor. Blutë kanë marrë masa për ruajtjen e objekteve zgjedhore në 5 bashki ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi. “Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar”, informon policia. Njoftimi i policisë: Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në pesë raste të ndryshme në Prilep, ka arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me dru të prerë ilegalisht. Në rrugën rajonale për në fshatin Trojaci, rajoni i Prilepit, oficerët e policisë nga Departamenti Rajonal i Policisë së Prilepit arrestuan I.N. (48) nga Prilepi, pasi u gjet që në makinën e tij “Passat” kishte ngarkuar dru për ngrohje pa vulë. Gjithashtu, në rrugën rajonale për në fshatin Trojaci, u arrestua A.A. (23) nga Prilepi me dyshimin për vjedhje dru zjarri. Dru zjarri pa vulë dhe një sharrë elektrike u gjetën në automjetin e tij të pasagjerëve…

Lexo më Shumë

Një foshnje rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Policia ka hapur hetime, ndërsa rasti po trajtohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Sipas raportit policor, babai i fëmijës ka njoftuar se ai kishte kërkuar trajtim për fëmijën në Spitalin e Pejës një ditë më parë, ku pas tretmanit ishte liruar për në shtëpi. Familja dyshon se kujdesi mjekësor nuk ka qenë adekuat. Mirëpo, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një reagimi në Facebook, ka mohuar se ka pasur neglizhencë nga stafi mjekësor dhe ka shprehur ngushëllime për familjen. “Fëmija është pranuar…

Lexo më Shumë

Dosja penale ndaj Domart Konjarit, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, do të shqyrtohet sërish në Apelin e Posaçëm, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë. Vendimi i ri vjen pas seancës së zhvilluar një ditë më parë, ku Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykimin e çështjes me një trupë tjetër gjykuese. Më herët, Apeli i Posaçëm e kishte dënuar Konjarin në mungesë me 15 vite burgim. Më 7 tetor 2021, Konjari ishte shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për disa vepra penale të rënda, ndër të cilat:…

Lexo më Shumë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 07.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë Nga TS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet: NS TS 35/10[kV] Batllava me kod: 140150 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 23:30 deri 00:30 Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Llugë, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalaticë, Brainë, Bërvenik, Bllatë, Metergovc 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP…

Lexo më Shumë

Emri Hysenaj, i akuzuar si pjesë e grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Europë, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë. Pjesë nga dosja: H1IQJ2-I ke lekt?…erdhi e marta tjetër….ca kujton ti se do te presin robt ty 10 vjet eee…edhe thu pa pik turpi na 5 mij euro, po ti nis…ca jan kto muabete mer…. Vijon biseda në datë 08.12.2020 në orën 16:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECCH11QJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECCLBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i…

Lexo më Shumë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave. Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. “Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta. Arrestimin e të…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë