Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, akuzon VMRO-DPMNE-në për korrupsion të rëndë në sektorin e bujqësisë. Deputeti i opozitës, Lupço Nikollovski paralajmëroi se për shkak të një skandali me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ilija Stoilev, Bashkimi Evropian mund të pezullojë programin IPARD-3, me vlerë 128 milionë euro, që ishte i destinuar për mbështetje të bujqve dhe zhvillimin rural. Sipas Nikollovskit ky është një dëm i madh jo vetëm për bujqit, por për të ardhmen e vendit si shtet evropian LJUPÇO NIKOLLOVSKI, DEPUTET “Për shkak të këtij skandali, në rrezik janë 128 milionë euro të programit IPARD-3, para që duhej të ishin…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën dhe zonën përreth saj, pasi policia greke ka zbuluar trupin e një personi të lidhur dhe të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në zonën e Skourtas, Viotia, pranë kryeqytetit grek. Sipas mediave vendase, policia po heton identitetin e viktimës, ndërsa një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me zhdukjen e një punëtori shqiptar, i cili rezulton të jetë humbur prej katër ditësh. Burime nga policia bëjnë me dije se shqiptari, punëtor ndërtimi pa precedentë penalë, jetonte në Evia dhe ditën e fundit që është parë gjallë ishte nisur drejt Vilias.…
Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar. Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici. Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat. Ndërkohë pritet të merret ADN-ja…
Partia në pushtet i ka kërkuar sot LSDM-së që të shkëpusë kërthizën, siç kanë thënë ata, nga dyshja “Zaev-Filipçe”. Sipas VMRO-së, udhëheqja aktuale e LSDM-së është duke e zhytur partinë e vet në humbje të njëpasnjëshme. VMRO thekson se Filipçe duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë një opozite më të fortë dhe më të besueshme. VIKTORIA ANDONOSKA – VMRO-DPMNE “Qeverisja e Filipçes dhe Zaevit me LSDM-në e çoi partinë drejt kolapsit, dhe për këtë dëshmon edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM fitoi vetëm 6 komuna, 126.000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, ajo humbi edhe…
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me përplasje të ashpra mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me votimin me asistencë për personat me analfabetizë. VV akuzoi PDK-në se ka instaluar në Kosovë “trenin bullgar” të vjedhjes së votave, duke e quajtur tani “tren kosovar” përmes keqpërdorimit të votave me asistencë. Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, ka pyetur se a ka pasur ndryshime te doracakve për sa i përket votimit me asistencë. “Kemi shumë kërkesa ose ankesa që nuk kanë mbërritur fletëvotimet në adresat përkatëse. Ky besoj që është problem i postës,…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për shtetin është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca për kryeministër se të shkohet në zgjedhje. “Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Ne fituam zgjedhjet, por më shumë…
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar progres-raportin e Këshillit Europian për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje sulmin ndaj News24. Postimi i plotë: Një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të. Duke cituar: Shqetësim mbi ligjshmërinë dhe procesin e rregullt ligjor në lidhje me veprimin e autoriteteve në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media… masat kufizuese nuk ishin proporcionale dhe në kundërshtim me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes…” Rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë…
“Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin. Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar. “Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme. Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes…
Kirurgu i njohur, Kristo Papa, njëherësh Profesor i Asociuar i Kirurgjisë Kardiotorakale është tashme pjesë e stafit akademik të Universiteti Luarasi. “Universiteti Luarasi ka kënaqësinë të mirëpresë në radhët e tij Dr. Kristo Papën, një prej kirurgëve kardiakë më të vlerësuar ndërkombëtarisht, me përvojë të gjerë profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër, Maltë, Itali dhe Greqi. Dr. Papa është i specializuar në kirurgjinë kardiake minimale invazive, riparimin dhe zëvendësimin kompleks të valvulave të zemrës, si dhe në bypass-in koronar (CABG). Ai ka kryer studimet master në Harvard Medical School dhe programe lidershipi në Oxford…
Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, ky institucion njofton se u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit. AMSHA njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Bllazho Boev. Për anëtarë korrespondentë u zgjodhën: Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore), Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike), Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike), Prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof.…
Mikel Hoxha, i shpallur në kërkim prej 7 vitesh për plagosje me armë zjarri, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Mbretëria e Bashkuar. 33 vjeçari është dënuar nga Apeli i Durrësit me 5 vite burg në vitin 2021 pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni në qytetin e Gramshitm ngjarje e ndodhur 6 qershor 2018. Fillimisht, Mikel Hoxha u dënua në mungesë më 23 prill 2021, me 17 vite burg për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Por togat e zeza të Apelit të Durrësit i ulën dënim në 5 vite duke i ndryshuar…
Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. “Të gjithë punëtorët po të shkojnë te spitali janë me mushkëri të bllokuara, me silikozë dhe me probleme nga më të ndryshmet,” thotë Kastriot Prenga, një prej minatorëve të Spaçit. Rreth 150 kilometra më në jug të vendit, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier,…

