LEXO EDHE: Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë kryer 2.212 testime prej të cilave 236 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, prej tyre: Shkup 125, Manastir 29, Kavadar 12, Prilep dhe Gjevgjeli nga 10 raste të reja, Ohër 9, Resnjë 7, Kërçovë 6, Kumanovë 5, Strumicë 4, Veles 3… Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë se janë regjistruar dhe 252 pacient të shëruar dhe asnjë viktimë nga Kovid-19. Raste aktive në gjithë vendin janë 1.550.
Author: almakos
Emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po tkurr me shpejtësi popullsisë e re në moshë dhe për rrjedhoje po pakëson numrin e nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2021-2022, u regjistruan në arsimin zyrtar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik. Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Në arsimin parashkollor,…
LEXO EDHE: Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot u shpall aktgjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin i akuzuari i parë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj. Për rastin në fjalë akuzohen edhe pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Tender Publik, edhe ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Disa vezë me çokollatë “Kinder Surprise” janë larguar nga tregu për shkak të një lidhjeje me 63 raste të bakterës salmonelës në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht te fëmijët e vegjël. Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) tha se të vezët e prekura ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë në Belgjikë. Ndërkaq, prodhuesi i çokollatës “Ferrero” tha se asnjë nga produktet e tij “Kinder” të lëshuara në shitje nuk kishte rezultuar pozitiv me salmonelë. “Ne i marrim çështjet e sigurisë ushqimore jashtëzakonisht seriozisht dhe sinqerisht kërkojmë falje për këtë çështje”, tha firma. Nuk është raportuar asnjë vdekje, por shumica e rasteve…
Një aksident i rëndë, me pasojë një person të plagosur rëndë, ka ndodhur mesditën e sotme në Palasë të Dhërmiut, ku një mjet tip betoniere është rrëzuar duke punuar në një kantier dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i saj, 60-vjeçari Th.P, banues në Lushnjë, i cili si pasojë e plagëve të marra, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Njoftimi i policisë: Dhërmi/Informacion paraprak Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar…
Variantet e reja të COVID-19 BA1 i Omicron dhe të BA2 janë prezente në vendin tonë. Instituti Shëndetit Publik konfimoi praninë e tij në popullatën shqiptare pas analizave të kryera në Gjermani. ISHP sqaron se nga 556 mostra të marra në janar dhe shkurt të 2022 janë çuar në Gjermani, ku ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta. Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë: 86%(476) janë mostra BA1 8.3%(46) janë mostra BA2 3% (18) janë mostra…
Një rrahje mes vajzash, dhe më pas kanosje me jetë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 gjoba, ndër të cilat për tejkalim të shpejtësisë 41 gjoba, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi dhe katër gjoba për vozitës fillestar. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorimin e celularit, 5 gjoba për automjete teknikisht të parregullta, gjashtë masa për kalim në të kuqe në semafor.
Dy persona janë plagosur rëndë në aksin nacional Çermë-Divjakë, si pasojë e një aksident me motor. Mësohet se të të plagosurit janë babë e bir, Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku teksa udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku raportohet se janë në gjendje kritike për jetën. Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse. Grupi i ekspertëve të policisë i cili mbërriti në vendngjarje…
Rriten çmimet e produkteve të përpunimit të mishit të pulës. Prej dy ditësh në dyqanet e pakicës në vend çmimet për produktet, si: fileto, salsiçe dhe kremviçe pule janë rritur nga 9 deri 14%. Në dyqanet e produkteve ushqimore një pako salsiçe pule në paketim të vogël të kompanisë “FIX PRO” nga 210 lekë po tregtohet 240 lekë (rritja 14,2%), paketim i mesëm nga 220 lekë po tregtohet 240 lekë (rritja 9%), ndërsa çmimi i kremviçeve në paketim të vogël nga 100 lekë po tregtohen 110 lekë (rritja 10%). Përfaqësues të kompanisë FIX PRO të kontaktuar nga “Monitor” thanë se…
LEXO EDHE: Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot do të shpallet aktgjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Për rastin në fjalë akuzohen edhe pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Tender Publik, edhe ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në fund të vitit 2021, në shtetet e Bashkimit Europian kishte të regjistruar 566 mijë shqiptarë, pa përfshirë Greqinë, sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian. Pjesa më e madhe e tyre është në Itali, ku deri në fund të vitit 2021 ishin të regjistruar 433 mijë shtetas, ose 76% e deklarimeve totale të Eurostat (pa Greqinë). Eurostat nuk i ka publikuar të dhënat për Greqinë, por së bashku me Italinë, mbetet shteti që ka pritur në vite më shumë shtetas, në nivele të ngjashme me Italinë. Në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e…

