Një aksident i rëndë, me pasojë një person të plagosur rëndë, ka ndodhur mesditën e sotme në Palasë të Dhërmiut, ku një mjet tip betoniere është rrëzuar duke punuar në një kantier dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i saj, 60-vjeçari Th.P, banues në Lushnjë, i cili si pasojë e plagëve të marra, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



