LEXO EDHE: Pas vendimit për të mos diskutuar në komisionin parlamentar anketues për tragjedinë në Bullgari, kanë reaguar familjarët, shkruan Alsat. “Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”, reagojnë familjarët. Sipas tyre vendimet e këtilla janë tentim për të fshehur tragjedinë. Ata theksuan se Xhaferi i ka rënduar edhe më shumë dhimbjen dhe e…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shtrungaj të Lezhës. Një fëmijë 12-vjeçar thuhet se është është mbytur në lumin Fan në Mirditë si pasojë e rrjedhës së ujit. Ngjarja mësohet te ketë ndodhur rreth orës 17:10. Ende nuk ka një informacion sa i përket identitetit të fëmijës dhe shkaqeve që sollën vdekjen e tij por dyshohe se e ka rrëmbyer rrjedha e lumit. Forcat policore dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kërkojnë trupin e të miturit në rrjedhën e lumit. Në përditësim…
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën vlerën rekord të 501 milionë eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga fasoneria u rritën me 14.6% krahasuar me një vit më parë. Vlera e shënuar vitin e kaluar përfaqëson nivelin më të lartë, për të paktën 15 vjet. Fasoneria ishte kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e llogarisë korente të vendit, pas turizmit dhe remitancave. Këto kolona kanë një rëndësi të madhe për pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare,…
Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident ditën e sotme. Gazeta Shqiptare mëson se partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë duke udhëtuar me një “Audi” të bardhë kur është përplasur me një kamion mallrash. Mësohet gjithashtu se blogerja po udhëtonte në zonën e Astirit, pranë një hoteli, me Audin e saj të bardhë, teksa është përplasur me kamionin. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Pamje nga makina e aksidentuar në Astir Vijon…
ELBASAN- Dy aksidente mësohet të kenë ndodhur brenda pak minutash në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, një automjet ka përplasur një këmbësor në zonën e Poliklinikës. Ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse. Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e shoferit të automjetit. Aksidenti tjetër është regjistruar në zonën e Zaranikës, ku një mjet ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar me urgjencë në spital. Nga sa mësohet të dy personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Biznesmeni i njohur Davide Pecorelli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kësaj radhe, Pecorelli nuk ka vendosur të inskenojë vdekjen e tij, por me thesarin e Montecristos, gjë që biznesmeni thuhet se e kërkon prej kohësh. Ai ka publikuar një foto ku tregohen disa thasë, që Pecorelli pretendon se janë të mbushura me monedha ari. “Nuk është fotomontazh. Ku është thesari? Për momentin nuk mund të them asgjë”, shkruan ai krahas fotos. Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe…
LEXO EDHE: Gazetar: Igor Stefanovski Dosja gjyqësore, për Mile Janakieskin numëron pesë aktgjykime. Ndaj tij janë në pritje edhe katër lëndë të tjera penale, shkruan Alsat. Përkundër pesë aktgjykimeve ndaj tij, Janakieski nuk është në burg. Ai është dënuar me kusht për dy raste – “Qendra shuplakat”, rast i formës së prerë, si dhe për rastin “Dizajn” për blerjen e autobusëve kinezë, për të cilin Janakieski ka pranuar fajësinë. Janakieski përsëri mori dënim me burg për tre raste. Ai deri më tani është dënuar me 14 vite burg. Dënim më të madh deri tani ka marrë për rastin “Organizatorët e…
LEXO EDHE: Gazetare: Fatlume Dervishi Edhe zyra e Avokatit të Popullit vazhdon të pranojë ankesa për keqpërdorimin e të drejtës për të shprehur përkatësinë etnike me qëllim të punësimit, shkruan Alsat. Avokati i Popullit Naser Ziberi, për Alsat thotë që në vend, nuk ka mekanizëm ligjor që përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për drejtuesit e institucioneve dhe komisionin që bën intervistimin dhe selektimin e të punësuarve, e të cilët tolerojnë manipulimin e atyre që deklarojnë rrejshëm përkatësinë etnike. “Fatkeqësisht asnjë nga ligjet përkatëse nuk parasheh masë të këtillë që në rast se konstatohet devijim në procedurën e konkursit, në segmentin e manipulimit…
Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në afërsi të ish-parkut të autobusëve, në rrugë. Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. K., 65 vjeç. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Njoftimi i Policisë: Tiranë/ Informacion paraprak – Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusëve, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.…
LEXO EDHE: Gazetar: Ile Petreski Të enjten dhe të premten këtë javë punonjësit e gjykatave, ministrive, agjencive dhe institucioneve të tjera shtetërore do të kenë grevë paralajmëruese dyorëshë në vendin e punës, shkruan Alsat. Greva do të zgjasë nga ora 10 deri në 12:00. SPOGJ i cili përfaqëson të drejtat e këtyre punëtorëve, pretendon se 95% e punëtorëve nuk kanë marrë pagën minimale të rritur prej 18.000 denarëve ndërsa pjesa tjetër ose nuk kanë marrë rrogë ose kanë gabime në shumën e pagës. “Të paguhet menjëherë paga minimale për të gjithë punonjësit që kanë mbetur sërish nën pagën minimale. Ndërsa…
Ndërkohë që Alqi Bllako kërkoi para Gjykatës që të zbutej masa e sigurimit, i bashkakuzuari tjetër kryesor i dosjes së inceneratorëve, Lefter Koka, ka trokitur në Gjykatën e Lartë me anë të një rekursi për ndryshimin e masës së parë të sigurisë. Në fakt, bëhet fjalë për një rekurs që është nisur që më datë 7 mars, me anë të të cilit Koka kërkonte të dilte nga burgu dhe të hetohej në një masë tjetër, pa e ditur se SPAK kishte bërë gati masën e dytë të sigurisë, masë që do ta rimbante në burg ish-ministrin për shkak të aferës…
LEXO EDHE: Gazetar: Lluka Andreev Pretendimet për zyrtarët, që kanë punuar kundër arritjes së një marrëveshjeje të mundshme me Sofjen ende nuk janë proceduar në organet e drejtësisë, shkruan Alsat. As Qeveria dhe as Ministria e Jashtme, drejtuesit e së cilës kanë ndarë informacionin, nuk kanë dorëzuar prova në Prokurori dhe as nuk sqarohet se për çfarë vepre penale do të bëhet fjalë. “Institucionet që kanë konstatuar ekzistencën e elementeve të veprës penale, provat përkatëse duhet ti dorëzojnë në Prokurori, që në përputhje me kompetencat e saj do t’i ndjekë më tej autorët e krimit”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.…

