Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shtrungaj të Lezhës. Një fëmijë 12-vjeçar thuhet se është është mbytur në lumin Fan në Mirditë si pasojë e rrjedhës së ujit. Ngjarja mësohet te ketë ndodhur rreth orës 17:10.
Ende nuk ka një informacion sa i përket identitetit të fëmijës dhe shkaqeve që sollën vdekjen e tij por dyshohe se e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.
Forcat policore dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kërkojnë trupin e të miturit në rrjedhën e lumit.
Në përditësim…



