Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në afërsi të ish-parkut të autobusëve, në rrugë. Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. K., 65 vjeç. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak – Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusëve, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



