Author: almakos

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”. Pas debateve të shumta mes këshilltarëve, vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë pas kësaj në sallë shpërthyen tensionet. Situata degjeneroi në përplasje fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës. Ngjarja ka shkaktuar kaos të përkohshëm…

Lexo më Shumë

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhet në burg që prej datës 6 tetor, ka shkruar një letër nga burgu, ku po vuan dënimin për krimin e rëndë. Kujtojmë se Astrit Kalaja u vra me armë zjarri mesditën e 6 tetorit në sallën e Gjykatës së Apelit, pasi lexoi verdiktin ku autori ishte palë për një çështje pronësie. Mes rreshtash në letër, autori shpreh keqardhje për dhimbjen që i ka shkaktuar të afërmve të gjyqtarit sidomos për 3 fëmijët e të ndjerit. “Sot personalisht po i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Kalaja, të afërmve,…

Lexo më Shumë

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe ishte i ftuar kryesor në dialogun me anëtarët dhe miqtë e IGES, me temën “Paradigma e re gjeopolitike: Roli i Ballkanit në Europën që ndryshon”. Pendarovski theksoi se ndryshimi kryesor gjeopolitik që transformoi Europën dhe Ballkanin ishte fundi i epokës bipoalre (1949–1991) dhe hyrja në periudhën unipolare, një moment që sipas tij lejoi krijimin e shteteve të pavarura në ish-Jugosllavi. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte 1999, kur NATO bombardoi atëherë Federatën Jugosllave (Serbi dhe Mali i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, përcjell SHENJA.Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti…

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë në Moskë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, ku një grua e njohur si “shtriga” e Putinit është dënuar me dy vjet burg për nxitje të urrejtjes dhe dhunës. Ky rast ngre pyetje të rëndësishme mbi rolin e magjisë dhe ritualeve në politikën ruse. Alyona Polyn, 45 vjeçare, është bërë e njohur për ritualet e saj pro-Putin, por këto aktivitete nuk e shpëtuan nga ligji. Ajo u akuzua për përhapjen e ideve që dëmtojnë reputacionin e feve tradicionale, duke shkruar një libër që sipas prokurorëve, kishte për qëllim të nxisë urrejtje ndaj klerit ortodoks.…

Lexo më Shumë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kryesuar nga gjyqtari Sokol Sadushi ka reaguar me anë të një deklarate publike lidhur me disa lajme të publikuar në media për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi. KED ka reguar ne favor të gjyqtarit, Asim Vokshit, i cili u perzgjodh si anëtare i Kushtetueses, teksa ne njoftim  thekson se prtendimet e ngritura jane verifikuar me rreptesi te madhe bazuar ne ligj dhe ato nuk kane rezultuar te verteta. Në deklaratën zyrtare, KED sqaron se:  “Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me…

Lexo më Shumë

Pas balotazhit të djeshëm, harta politike e Kosovës ka marrë një formë të re, duke reflektuar fitoret dhe humbjet e partive kryesore. Cila është situata aktuale dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e qeverisjes lokale? Në zgjedhjet e fundit lokale, Prishtina ka vendosur të vazhdojë nën qeverisjen e Përparim Ramës, një rezultat që tregon se qytetarët kanë besim në politikat e tij. Ndërsa në Mitrovicë, Faton Peci ka arritur të fitojë betejën, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin politik të kësaj komune. Partia Vetëvendosje (VV) ka shënuar një sukses të dukshëm, duke arritur të fitojë…

Lexo më Shumë

Brunilda Mersini është zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor 2025. Kandidatja e Partisë Socialiste të Shqipërisë u konfirmua si fituese e garës me një rezultat të thellë ndaj Dionis Anesti Sotës, të mbështetur nga opozita, dhe kandidatit të pavarur Gjergji Nikë Nika. Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit.Brunilda Mersini ka marrë 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.Pas saj renditet Dionis Sota me 2,333 vota (11.68%) dhe Gjergji Nika me 1,975 vota (9.88%). Diferenca e votave Avantazhi…

Lexo më Shumë

Përparim Rama vazhdon ta mbajë epërsinë përballë Hajrulla Çekut në garën finale për kryetar të Prishtinës, kur janë numëruar 89,18% të votave. Kandidati i LDK-së aktualisht numëron 41,562 vota (51,40%). Kundërkandidati i tij nga LVV-ja aktualisht ka 39,303 vota (48,60%). Të dhënat e fundit të KQZ-së u përditësuan në 20:04.

Lexo më Shumë

Exit Polli i T7 ka zbuluar se Arian Tahiri, kandidati i PDK-së, ka arritur të fitojë me 50.9%, duke lënë pas Faton Pecin e Vetëvendosjes me 49.1%. Kjo rezultat i ngushtë tregon një garë të fortë mes dy partive, duke reflektuar tensionet dhe rivalitetet në skenën politike të Kosovës. Rezultatet e këtij Exit Poll-i, të realizuara nga Baton Haxhiu, kanë nxjerrë në pah një situatë interesante për të dy kandidatët. Arian Tahiri, me një përqindje të vogël përpara, ka arritur të siguronte besimin e një pjese të konsiderueshme të elektoratit, ndërsa Faton Peci ka treguar se Vetëvendosja mbetet një forcë…

Lexo më Shumë

Në një rezultat të pritur, exit poll-i i T7 ka zbuluar se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka siguruar 52.8% të votave, duke u konfirmuar si kryetar i Prishtinës për një mandat tjetër katërvjeçar. Ky rezultat tregon një mbështetje të fortë për Ramën, i cili ka udhëhequr kryeqytetin gjatë një periudhe sfiduese, duke përballuar probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike. Kjo fitore e tij është një tregues i besimit të qytetarëve në vizionin dhe strategjitë e tij për zhvillimin e Prishtinës. Kundërkandidati i tij, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të sigurojë 47.2% të votave, duke…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin jugor gjatë këtyre orëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës. Sipas raportimeve nga drejtues të mjeteve, në disa segmente të rrugës ka pasur rënie gurësh, balte dhe inerte, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme, sidomos në kthesat e afërta me hyrjen e tunelit. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por rreziku mbetet i lartë nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet. Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës janë në terren duke monitoruar situatën ndërsa këshillojnë…

Lexo më Shumë