Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, përcjell SHENJA.
Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.
Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti me drogë.
MPB njofton se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme të cilët nuk janë dërguar nga ana e Byros për Siguri Publike.
“Këto mesazhe elektronike janë tentim klasik për manipulim ku qëllimi i mashtruesve është që të arrijnë deri tek të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
- Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it
- Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë
- VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit
- Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
- Nëna e kërkoi gjithë natën 12-vjeçaren: Një i mitur e mbylli në makinë
- Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë



