Author: almakos

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia po pret analizat e ADN, nëse është i njëjti person me atë te gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të makinës në Skourta të Viotias. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit. Ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka dhënë shenja jete, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës. Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy…

Lexo më Shumë

Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili u konfrontua fizikisht ditën e sotme me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec. Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç,…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së dhe ish-ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar se është marrë vendim për pezullimin e pagesave nga programi IPARD 3. Ai thotë se Qeveria e ka mbajtur publikun në errësirë për ditë të tëra. “Sot u konfirmua ajo që kam paralajmëruar – IPARD është pezulluar, dhe Qeveria me Ministrinë e Bujqësisë janë përpjekur ta fshehin këtë fakt. Pezullim ka pasur vetëm dy herë, dhe të dyja herët kur në pushtet ka qenë VMRO-DPMNE – në vitin 2011 dhe tani në vitin 2025,” deklaroi Nikollovski. Ai e quajti këtë vendim “një goditje të rëndë për…

Lexo më Shumë

Ura e re që po ndërtohet nga Vladimir Putin dhe Kim Jong-un për të lidhur Rusinë me Korenë e Veriut, po ngjall shqetësime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Çfarë do të thotë ky mega-projekt për stabilitetin e rajonit dhe për luftën në Ukrainë? Mega-projekti i despotëve Putin dhe Kim Jong-un po merr formë me shpejtësi. Një raport i fundit tregon përparimet e ndërtimit të urës së parë midis dy vendeve, një zhvillim që mund të ketë pasoja të mëdha për sigurinë globale. Ura, e cila do të jetë pesë kilometra e gjatë dhe do të kalojë mbi lumin Tumen, është…

Lexo më Shumë

Sot në Komunën e Kërçovës, ish-kryetari Fatmir Dehari ia dorëzoi funksionin e kryetarit pasardhësit Aleksandar Jovanovski nga VMRO-DPMNE. Jovanovski theksoi se do të punojë për një qeverisje lokale të hapur dhe bashkëpunuese, duke vlerësuar angazhimin e Deharit gjatë mandatit të tij. Në Komunën e Strugës, kryetari i sapozgjedhur Mendi Qyra, kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN dhe VMRO-DPMNE, mori sot detyrën. Ai njoftoi se vendimet e para si kryetar do të jenë shitja e veturës zyrtare dhe ndërprerja e kontratave të punës për personat që nuk paraqiten në vendin e punës. MARKETING

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet e instrumentit IPA/IPARD të Bashkimit Evropian solli vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Nga atje sqarojnë se ky vendim vjen pas zhvillimeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel u njoftuan për këtë vendim në të njëjtën ditë, të cilat raportuan dhe përshëndetën vendimin e Strukturave Kombëtare. “Qëllimi është të ofrohet siguri se sistemi i krijuar garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive për të…

Lexo më Shumë

Mjeku ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të viktimës, që u gjet i djegur brenda një makinë ditë më parë në Greqi dhe që dyshohet se është shtetas shqiptar. Ka dyshime se ky mjet metalik i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit. Ngjarja ndodhi në Skourta, në Viotia, ndërsa Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë viktima, për të përcaktuar nëse është ai. Ai u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur. Makina është…

Lexo më Shumë

Komuna e Vrapçsishtit është përballur sot me një situatë të paprecedntë. Dyert e objektit të komunën sot kanë qenë të mbyllura, pasi administrata nuk ka shkuar në punë, për shkak se kryetarit të deritansishëm, Isen Shabani, dje i ka mbaruar mandati, ndërsa Qeveria ende nuk ka caktuar të besueshmin që do ta kryejë këtë detyrë. Shabani tha se veprimi i administratorëve është vullnetar dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim. Ai tha se situata do të vazhdojë të jetë e tillë derisa të caktohet personi që do ta kryejë detyrën e kryetarit të komunës.  Isen Shabani, kryetar i deritanishëm i…

Lexo më Shumë

Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza. Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën. Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjeçarit. Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakort që ti bënin atij presion dhe ti kërkonin para.…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh. Të arrestuarit janë shtetasit Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pesë personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të detyruar 27-vjeçarin t’u jepte para. Ata e kanë mbajtur pa liri për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator I energjetikës vendosi që nga mesnata të rriten çmimet e derivative të naftës. Sipasvendimit të ri, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 denarë për litër.Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,486 denarë për kilogram.Nga mesnataEUROSUPER BS – 95 do tëkushtojë 74,50 denarë/liter, EUROSUPER BS – 98 do tëshitetpër76,50 (denarë/litër). EURODIZEL BS (D-E V) do…

Lexo më Shumë

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Menjëherë pas votimit, situata në sallë degjeneroi në tensione verbale e më pas fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës. Pas incidentit, Kevi Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti. “Siç e…

Lexo më Shumë