NASA dyshohet se po fsheh imazhe të reja të një objekti enigmatik përtej Sistemit tonë Diellor, duke ngjallur kuriozitet dhe spekulime në komunitetin shkencor dhe publik. Ky objekt misterioz, i zbuluar për herë të parë përmes teleskopëve të avancuar, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të studiuar vizitorët jashtëtokësorë që kalojnë nëpër lagjen tonë kozmike. Çfarë mund të zbulojmë nga ky fenomen i pazakontë? Lajmi i fundit, i publikuar më 7 nëntor 2025, ka ndezur një debat të gjallë rreth transparencës në eksplorimin e hapësirës. Historia e objekteve të njohura ndëryjore, si Oumuamua, e cila u zbulua në vitin 2017,…
Author: almakos
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ngritur shqetësimin e mungesës së ambienteve në institucionin që ai drejton. [embedded content]Në seancë dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare për buxhetin, Biba tha ndër të tjera se jemi në kushtet e problematikave higjienike. Ai u shpreh ndër të tjera se në institucion nuk ka tualete dhe 13 gratë që punojnë aty shkojnë në një tualet të përbashkët. “Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës…
Deputeti i LSDM-së dhe ish-Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, reagoi ndaj intervistës së Ministrit Cvetan Tripunovski, i cili, megjithëse pranoi se programi IPARD ishte pezulluar, as nuk mori përgjegjësi dhe as nuk ofroi zgjidhje, thuhet në kumtesën e LSDM-së.“Ministri Tripunovski, dukshëm nervoz, doli në televizion dhe në vend që të ofronte një zgjidhje, ai vetë konfirmoi se IPARD ishte pezulluar, pa thënë se sa dëme ishin shkaktuar, pa thënë se sa kohë do të zgjaste hetimi për korrupsionin dhe krimin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, njëri prej të cilëve ishte këshilltari i tij special”, tha Nikollovski. Ai paralajmëroi…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh me thyerje në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar Ndriçim Koka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje. Hetimet treguan se ky shtetas, më 8 nëntor 2025, ka vjedhur 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja”. Po ashtu, më 19 tetor 2025, ai kishte kryer një tjetër vjedhje me thyerje në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku kishte marrë produkte me vlerë rreth 50 mijë…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje kujtojnë shoferët se nga data 15.11.2025 fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete. “Komunikacioni në vend po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. MARKETING
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka mashtruar 6 qytetarë, duke u marrë shuma lekësh dhe ka vjedhur një shumë lekësh në një restorant. I arrestuari është Johan Mysllinj. 28-vjeçari u arrestua në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash. Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7,…
Në Nju Jork, një tualet prej ari 18 karatësh po tërheq vëmendjen e botës së artit dhe koleksionistëve. Shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s do të nxjerrë në shitje këtë vepër të veçantë, e cila është krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan. Tualeti, i titulluar “America”, është një simbol i pasurisë dhe luksit, dhe pritet të arrijë një çmim fillestar rreth 10 milionë dollarë amerikanë, në varësi të kursit të arit në ditën e ankandit më 18 nëntor. Me një peshë prej 101.2 kilogramësh, ky tualet është një shembull i shkëlqyer i mënyrës se si arti mund të sfidojë normat…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Ministria e Tregtisë e Serbisë ka ndërmarrë një veprim të fortë duke konfiskuar rreth 900 suvenire, përfshirë magnetë, të cilat paraqisnin një hartë të Serbisë që nuk përfshinte Kosovën. Ky veprim ka shkaktuar një debat të gjerë në shoqërinë serbe, duke nxitur reagime të forta nga qytetarët dhe mediat. Ky incident ndodhi pas një inspektimi të kryer më 10 nëntor në një dyqan në pronësi të shtetasve kinezë. Pas një denoncimi nga qytetarët, autoritetet zbuluan se këto produkte ishin në shkelje të rregulloreve të tregtisë. Kjo situatë ka nxitur një shqetësim të madh për identitetin kombëtar dhe integritetin territorial të…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se nuk është befasuar me rezultatin e koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale.Ai tha se në këtë e ka ndihmuar edhe opozitat e cila sipas tij u dezorganizua dhe doli me narrative ku fliste për gjithçka përveç problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen.Sa i përket zhvillimeve në komunën e Kërçovës dhe Bërvenicës, Aliu tha se qytetarët dhanë veridiktin e vet dhe në fund.Aliu tha se në Bërvenicë Haqim Ramadani nuk u la i vetmuar.“Jo nuk u la i vetmuar, nga fillimi si çdo kandidat që kemi patur në VLEN, struktura e organizimit politike, është e…
Sa i përket zërave se Ministria e Shëndetësisë se kjo ministri do t’i merret VLEN-it dhe do t’i takojë një partner tjetër të koalicionit, Aliu tha se pozicioni i tij është politik dhe se mund të ketë ndryshime. Aliu tha se ai është person që nuk merret me këtë punë dhe se dëshiron deri në momentin kur është në një pozicion dëshiron të mbahet mend për punën që ka bërë. “Profesioni im bazë nuk është ministër, nuk kam lindur si ministër dhe nuk do të vdes…jam formuar si profesionist në fushën teme, dhe kjo pjesë është irrelevante për mua”, deklaroi…
Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për prokurim publik për ndërtimin e fazës së parë të rrugës së parë nëntokësore në kryeqytet, përcjell SHENJA. Rruga do të ndërtohet përgjatë bulevardit “Maqedonia”, nga pjesa poshtë “Limak”-ut deri te hyrja e komunës së Kisella Vodës. “Pas përfundimit të procedurave ligjore, menjëherë do të fillojmë punimet. Ky projekt është një investim kapital që do të lehtësojë trafikun në zonën qendrore të qytetit dhe do të sjellë një dinamikë të re në zemrën e Shkupit,” deklaroi Gjorgjievski. Rruga nëntokësore do të ketë gjashtë korsi- katër për…

