Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për prokurim publik për ndërtimin e fazës së parë të rrugës së parë nëntokësore në kryeqytet, përcjell SHENJA.
Rruga do të ndërtohet përgjatë bulevardit “Maqedonia”, nga pjesa poshtë “Limak”-ut deri te hyrja e komunës së Kisella Vodës.
“Pas përfundimit të procedurave ligjore, menjëherë do të fillojmë punimet. Ky projekt është një investim kapital që do të lehtësojë trafikun në zonën qendrore të qytetit dhe do të sjellë një dinamikë të re në zemrën e Shkupit,” deklaroi Gjorgjievski.
Rruga nëntokësore do të ketë gjashtë korsi- katër për qarkullim të dyanshëm të automjeteve, dy për transport publik, si dhe shtigje shtesë për këmbësorë. Janë planifikuar edhe fazat e ardhshme për ndërtimin e rrethrrotullimeve te “Nova Makedonija” dhe në segmentin midis bulevardit “Koço Racin” dhe rrugës “Zheleznichka”, të cilat do të mundësojnë qarkullim më të sigurt dhe më të shpejtë me zgjidhje moderne dhe inteligjente sipas standardeve evropiane.
“Me vënien në funksion të rrugës nëntokësore nën ‘Limak’, Shkupi do të fitojë mrekullinë e tij të parë nëntokësore të trafikut, diçka që deri më tani nuk ka qenë karakteristike për qytetin tonë. Qarkullimi do të zhvillohet pa pengesa, ndërsa qendra do të bëhet një hapësirë më komode dhe më e sigurt për të gjithë,” theksoi kryetari.
Sipas Gjorgjievskit, ky projekt është një nga më të rëndësishmit për qytetin dhe simbolizon një epokë të re për Shkupin.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



