Detaje tronditëse janë zbuluar rreth atentatit të ndodhur pranë Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi sigurinë dhe përfshirjen e zyrtarëve në këtë ngjarje të rëndë. Një nga aspektet më shqetësuese të këtij rasti është ndërprerja e energjisë elektrike në zonën ku ndodhi atentati. Klodiana Lala, një nga analistet e njohura, ka theksuar se OSHEE kishte njoftuar banorët për një remont në datën 24, duke lënë zonën në një black out total. Kjo situatë ka ngritur dyshime mbi mundësinë e një planifikimi të mirëfilltë të ngjarjes. Një tjetër detaj…
Author: almakos
Qytetarëve të Shkupit do t’u ndalohet hedhja e mbeturinave në kontejnerë nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Shkelja e këtij rregulli do të ndëshkohet me gjobë prej 50 eurosh. Sipas autoriteteve, kufizimi synon të mundësojë zbrazjen më efikase të kontejnerëve dhe të parandalojë krijimin e deponive të pakontrolluara përreth tyre. Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski, tha se praktika të ngjashme funksionojnë me sukses në qytete të mëdha si Stambolli dhe Tokio. “Ky model është aplikuar në Stamboll, ku hedhja e mbeturinave lejohej vetëm 15 minuta para orës 05:00 të mëngjesit. Edhe në Tokio ekziston…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mënyrën se si po hetohet ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur në zonën e Rinasit ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri. Klodiana Lala: Sot kam rënë në dijeni në lidhje me mënyrën se si po hetohet. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar zonën që në orën 24 e pak minuta që në mbrëmjen të datës 10, duke hyrë data 11 nëntor, se do të kishte remont në të gjithë zonën. Zona e Niklës, Rinasit, e Larushkut,…
Me një votë kundpr dhe një abstenim, është miratuar ribalanci i Buxhetit të Shkupit – janë siguruar fondet për bulevarde, parqe, investime të rritura kapitale, informoi pasdite kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjivski. Në seancën e sotme të Këshilli i Qytetit të Shkupit, thotë ai është votuar ribalanci për rikuperimi e qytetit dhe ndërmarrjet publike, ribalanci i cili do të mundësojë paga për të punësuarit, por edhe me të cilin shkurtohen shpenzimet joproduktive. “Dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët për mbështetjen dhe konstruktivitetin e tyre. Po fillojmë me konsolidimin. Ky ribalancim do të thotë një ndryshim serioz me të…
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat kryesore të Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka njoftuar se po tërhiqet nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet brenda partisë. Ai e ka bërë publik vendimin me një deklaratë ku shpjegon arsyet dhe falënderon bashkëpunëtorët e tij. Lloga thotë se vendimi ka qenë i vështirë, pasi ka kaluar më shumë se dhjetë vite në politikë me shumë përkushtim dhe sfida. Ai falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kërkon ndjesë nëse ndokush është ndier i lënduar gjatë debateve politike. Në deklaratë, ai kujton edhe rrënjët e tij familjare dhe…
Një italian 27-vjeçar, i identifikuar si Leonardo Fiorini, vdiq pasi ra nga një motel “B&B” (Bed and Breakfast-Mëngjes dhe shtrat), në katin e tretë në ‘Via di San Calepodio’, në lagjen Monteverde të Romës. Incidenti ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme, më 13 nëntor. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan 25-vjeçarin Davis Stojanovic, një italo-shqiptar, i cili ndodhej në dhomën e viktimës. Ai akuzohet si i dyshuar për vrasje. Sipas rindërtimeve fillestare, të dy po grindeshin pak para se 27-vjeçari, gjysmë i zhveshur, të binte nga ballkoni. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të…
Vazhdojnë përplasjet deklarative ndërmjet kryeministrit, Hristijan Mickoskit dhe kryeprokurit, Ljupço Kocevski, ku fjala drejtësi kthehet në betejë mes dy organeve. Mickoski tha se nuk do t’i komentojë vlerësimet e gjyqtarëve, por do t’i lërë qytetarët të thonë nëse janë të kënaqur me drejtësinë në vend. Ai tha se gjyqësori kërkon buxhet të pavarur, por duhet të jenë të vetëdijshëm se kur ta marrë atë pavarësi financiare, ata do të mbajnë përgjegjësi për çdo denar të shpenzuar nga qytetarët. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR “Gjithçka do ta marrin në muajt e ardhshëm, por vetëm një gjë do të kërkoj – përgjegjësi. Çdo denar…
Kryeprokurori Publik Ljupço Kocevski iu drejtua sot Kuvendit, në fillim të debatit mbi propozimin e ri të buxhetit për vitin 2026 të ardhshëm. Kocevski tha se nuk e kishte ndërmend t’u fliste fare deputetëve pasi i ka kërkesat e njëjta sikur vitin e kaluar, por tha se, ato nuk janë marrë parasysh. “Personalisht mendova shumë nëse duhet t’ju drejtohem përsëri nga kjo foltore me të njëjtat kërkesa si vitin e kaluar. Për më tepër, të njëjtat kërkesa që ne nxjerrim në pah çdo vit u konfirmuan nga Bashkimi Evropian vetëm pak ditë më parë në raportin e tij të fundit…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Sipas GJKKO, Ndoja dyshohet për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë”. Gjyqtari Erjon Çela ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, e cila synonte pushimin e çështjes dhe ka vendosur kthimin e akteve pranë SPAK-ut, si prokuroria kompetente që do të vijojë hetimet për deputetin Ndoja. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për…
E motra 36-vjeçarit Andon Janaqi, i cili vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, ngjarje e ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës (13 Nëntor), ka treguar bisedën e fundit me të vëllain. “Më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se “kishte si ankth, trembje”. Motra e autorit u shpreh se e mori vesh sot lajmin për ngjarjen tragjike. “Sot e mora vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua”, tha ajo. Motra e Andonit: Unë dua që vëllain…
Nëna e Andon Janqit, 36-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij me armë zjarri në Francë dhe më pas i dha fund jetës ka folur për News24. E tronditur nga ngjarja, ajo kërkoi ndihmë për të marrë trupin e djalit në Shqipëri. “Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba”, tha ajo. Floresha Janaqi: Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës ku 36-vjeçari Andon Janaqi vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli. “Më mori nusja e djalit në telefon në orën 8:45 dhe më tha ‘Ngushëllime, kështu, kështu Andoni ka vrarë veten dhe nusen e tij’. Flisja shpeshherë me djalin dhe i thosha ‘Me mamin rregullojini gjërat, keni dy fëmijë’. Kishin mosmarrëveshje bashkë. Pastaj nuk e di çfarë u bë, kur mora vesh që bëri vrasje dhe vrau veten, ngaqë e donte shumë. Kishte dashuri, çmenduri për të sepse kishte fëmijët në mes, dy djem. Kishte rreth katër vjet…

