Pas një paralajmërimi të fortë nga Ministri gjerman i Mbrojtjes, situata në Evropë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. A jemi në prag të një konflikti të ri, dhe çfarë do të thotë kjo për Poloninë dhe sigurinë e saj? Shefi i Shtabit të Përgjithshëm polak, Gjenerali Wiesław Kukulka, ka bërë një deklaratë alarmante, duke thënë se Rusia po përgatit një sulm dhe se Polonia ka hyrë në një “fazë para luftës”. Kjo situatë e tensionuar po krijon frikë dhe pasiguri në rajon, duke e bërë të domosdoshme që vendet e NATO-s të rrisin gatishmërinë e tyre ushtarake. Kukulka theksoi…
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.1 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.8 lekë dhe do shitet me 110 lekë.
Një erë e fuqishme jugore ka përfshirë zonën e Shkupit, duke sjellë vështirësi të mëdha në funksionimin e fluturimeve. Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se kushtet e pafavorshme atmosferike kanë detyruar dy aeroplanë të ndryshojnë destinacion dhe të aterrojnë në Prishtinë, ndërsa edhe dy të tjerë po qëndrojnë në hapësirën ajrore, në pritje të lejes për t’u ulur. “Për shkak të erërave të forta jugore që prekin rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar për t’u ulur në aeroportin e Prishtines, ndërsa dy të tjerë janë ende duke fluturuar rreth e qark dhe duke pritur udhëzime për…
Ziadin Sela në emisionin “Debat në Shenja” la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, por vetëm nëse plotësohen tre kushte kryesore: miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht zhbllokimi i procesit të integrimit në BE, zëvendësimi i termit “20%” me “gjuha shqipe” në Kushtetutë, si dhe vendosja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese. “Fillimisht ndryshimet kushtetuese – zhbllokimi i BE, heqja e 20% – futjen e gjuhës shqipe më Kushtetutë dhe vendimet që sillen me parim Badenteri, të jetë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto do të ishin tre tema, në qoftë se do të realizoheshin fillimisht, atëherë do të mund…
Lidhur me dorëheqjen e Krenar Llogës nga ASh, Sela tha se nuk e ka pritur mirë vendimin e tij, duke shmangur të komentojë më shumë dhe duke nënvizuat se arsyet për largimin ai i ka bërë tashmë të njohura në rrjetet sociale. “Nuk është mirë vendimet e tilla të bëhen në rrjetet sociale, por te kryetari. Sidoqoftë Lloga i ka bërë të njohura arsyet në rrjetet sociale dhe nuk kam çfarë të shtoj, Ai vazhdon të jetë përkrahës dhe anëtarë i ASH. Por, njerëzit lodhen, ndoshta dhe u duhet kohë për veten”, tha Sela.
Nga nesër, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e një serie valësh ajrore të lagështa. Deri në fund të javës pritet një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe relativisht të ngrohtë, me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të keq të shoqëruar me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe bubullima të rralla. Gjatë 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Në Shkup pritet periudhë…
Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Kryetari i Bashkisë Shkodër…
Bisedimet mes kryeministrit Mickoski dhe koalicionit VLEN për rikonstruimin e Qeverisë vazhdojnë edhe më tutje megjithtëse kanë filluar një javë e tepër. Në konferencën e fundit, ai deklaroi se për ndryshimet kadrovike brenda për brenda VMRO-së do të vendosë pas kongresit që partia do ta zhvillojë në dhjetor. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “Në këtë moment jemi të fokusuar si VMRO-DPMNE në përgatitjet e Kongresit të rregullt të partisë që do të ndodhë më 6 dhjetor. Në kuadër të koalicionit vazhdojnë konsultimet” Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, as nuk e konfirmon e as e mohon që do të mbetet në…
BDI thotë se fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se BDI ka dalë në këtë përfundim pas një analizë të detajuar të çdo vendvotimi dhe të çdo komune. ARBËR ADEMI ‘’Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe në një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it. Prandaj, në mënyrën më korrekte dhe më transparente, ne e urojmë…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Në një deklaratë të fundit, ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka hedhur dritë mbi rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si një figurë me autoritet, por jo si një komandant ushtarak. Clark e përshkroi Thaçin si një person tërheqës dhe me ndikim, duke theksuar se ai ishte një nga të rinjtë më të dalluar në negociatat e Rambujesë. Ai theksoi se Thaçi kishte një stil të veçantë dhe ishte i veshur me kujdes, duke sugjeruar se ai kishte një prapavijë të fortë sociale dhe kulturore. Megjithatë, Clark theksoi se Thaçi nuk kishte njohuri…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar aktivendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në komunata e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen me 11 janar. “Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkrova aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen më 11 janar 2026, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin përkatës. Me hyrjen në fuqi të këtij aktvendimi, institucionet përgjegjëse…

