Author: almakos

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po vijon një aksion në disa lokacione në vend, kryesisht në Shkup dhe Kumanovë.“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po vijon një aksion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe në lokacione të tjera, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Më shumë informacion do të jepen pas përfundimit të aksionit, thonë shkurt nga Prokuroria. MARKETING

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur një popull fillon të humbasë identitetin e tij? Publicisti Kim Mehmeti, në një intervistë të fundit, ka ngritur një çështje të rëndësishme lidhur me gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve, veçanërisht atyre të Kosovës. Ai argumenton se tjetërsimi i gjuhës amtare është një nga faktorët kryesorë që e dëmton atdheun dhe kulturën shqiptare. Në një lidhje live në ‘Top Story’, Mehmeti theksoi se shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që nuk është as toskërisht dhe as gegërisht. Kjo gjuhë, sipas tij, është një reflektim i injorancës kulturore të atyre që nuk dinë të flasin gjuhën letrare, duke e…

Lexo më Shumë

Personat në foto janë Erzen Uka dhe Julian Cumraku, të cilët për 12 orë qëndruan të ngujuar në një banesë në fshatin Orosh të Pukës. Policia thotë se dy të rinjtë u vetëdorëzuan për shkak të pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre. Gjatë 12 orëve në rrethim, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të RENEA-s duke u rrezikuar jetën. Blutë informojnë se rreth orës 09:00, konstatuan një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur brenda në…

Lexo më Shumë

“Mos u afroni se do ju vras”- Kështu i janë drejtuar dy personat në fshatin Orosh uniformave blu dhe më pas janë ngujuar në një banesë për më shumë se 10 orë. Ndërkohë gazetarja Xhensila Kodra raporton se brenda banesës policia ka gjetur tre armë zjarri dhe municion luftarak. Dy personat që u ngujuan Erzen Uka ashtu edhe Julian Cumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë, ndërsa njëri prej tyre ka një plagë sipërfaqësore në kofshë. Erzen Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë. Por si policia ra në gjurmët e tyre?…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur rivaliteti politik përshkallëzohet në një miqësi të dikurshme? Kjo është pyetja që ngrihet pas takimit të fundit mes Ali Ahmetit, Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut. Një histori e ngjashme me dramën e politikës shqiptare, ku rivaliteti dhe miqësia shpesh shkojnë dorë për dore. Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Sami Lushtakun, por rivaliteti mes tyre është bërë i dukshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Propozimi i Petrit Hajdarit nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Drenasit ka shkaktuar tensione, duke nxitur pakënaqësi te Lladrovci, i cili kishte drejtuar komunën…

Lexo më Shumë

Norma preferenciale e TVSH-së prej pesë për qind për banesat  e sapondërtuara do të vlejë edhe pas 1 janarit, bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. “Para një muaji e  shprehëm qëndrimin tonë, por ishte e nevojshme të kryhen analiza dhe hulumtime shtesë të tregut, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në krahasim me vendet e tjera. Bazuar në ato rezultate, propozuam që norma prej 5 për qind të  edhe më tej. Gjithashtu jemi në proces të ndryshimit dhe plotësimit të të gjithë Ligjit për TVSH-në, ku do të propozojmë modalitete të caktuara që do të zbatohen në të…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Bujamin Bela, i ftuar sonte në emisionin “Debat në Shenja”, ka folur për nivelin e ulët të realizimit të investimeve kapitale në vend, duke theksuar se edhe këtë vit shpenzimet kapitale mbeten shumë poshtë planifikimeve fillestare. Sipas Belës, aktualisht janë realizuar rreth 47 për qind e shpenzimeve kapitale, ndërsa mjetet e parapara shpesh rishpërndahen ose mbeten të pashfrytëzuara edhe pas ribalancimeve të buxhetit. “Edhe mënyra se si janë harxhuar ose nuk janë harxhuar mjetet tregon se kemi problem me procesin e investimeve kapitale,” u shpreh ai. Bela u ndal edhe te projekti i kampusit universitar “Nënë Tereza”, i…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Debat në SHENJA” ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka planifikuar dhe shpërndarë buxhetin për vitin e ardhshëm. Ai tha se pjesa dërrmuese e mjeteve shpenzohet që ditën e parë, ndërsa projektet kapitale mbeten kryesisht premtime të parealizuara. “Shteti ynë 90 për qind të buxhetit e harxhon ditën e parë. Vetëm 10 për qind mund të shkojnë në shpenzime kapitale,” deklaroi Bytyqi, duke nënvizuar se edhe ato fonde janë të pamjaftueshme dhe të paorientuara qartë. Ai solli disa shembuj konkretë, duke theksuar mungesën e transparencës dhe seriozitetit në planifikim:“U gëzova kur dëgjova…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin e Këlnit, Bonnit, ku dy pasagjerë u arrestuan pas një përpjekjeje të guximshme për të kapur fluturimin e tyre, duke vrapuar në pistë. Kjo situatë ngre pyetje mbi sigurinë dhe procedurat e aeroportit, si dhe motivet e veprimeve të tyre. Dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, ishin në një situatë kritike pasi kishin humbur fluturimin e tyre me Wizz Air, i cili ishte në rrugën për në Rumani. Ata u panë duke vrapuar në pistën e aeroportit, duke tentuar të arrijnë aeroplanin që ishte gati për t’u ngritur. Aeroplani kishte drita…

Lexo më Shumë

Dy personat e armatosur që prej mëngjesit qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, kanë nisur dorëzimin në këto momente. Burime nga terreni bëjnë me dije se negociatat e pandërprera të policisë kanë dhënë rezultat. Fillimisht, forcat e rendit tentuan kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar. Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv. Policia po siguron perimetrin dhe…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin lidhur me banesën e rrethuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku dy persona të armatosur ndodhen të izoluar prej disa orësh në këtë objekt. Mësohet se dy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Arben Uka, refuzojnë të dorëzohen në polici, ndërsa mësohet se kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri. Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre. Burime bëjnë me dije se Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber”. Banesa e rrethuar nga Policia është në pronësi të Mhill Jakut. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet…

Lexo më Shumë