Author: almakos

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka privuar nga liria 18 shoferë në territorin e vendit për shkak të drejtimit të papërgjegjshëm të automjeteve, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas MPB-së, 17 nga shoferët e arrestuar drejtonin automjete pa patentë shoferi. Prej tyre, pesë janë kapur në Shkup, tre në Prilep, ndërsa nga një në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Veles, Negotinë dhe në rajonin e Tetovës. Një rast i veçantë ka të bëjë me një shofer nga fshati Dulicë, në komunën e Makedonska Kamenicës, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident…

Lexo më Shumë

Një ditë pas përfundimit të natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, organizatorët kanë njoftuar se të gjitha biletat për festivalin janë shitur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se festivali ka arritur statusin “Sold Out”, duke falënderuar publikun për mbështetjen. “Të gjitha biletat janë shitur. Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga “Sunny Hill”. Festivali, i cili po mbahet në Bërnicë të Poshtme në Prishtinë nga 31 korriku deri më 2 gusht, ka mbledhur mijëra pjesëmarrës që në natën e parë, ndërsa pritet që interesimi i madh të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Një video-promovuese e publikuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku prezantohej mjeti i parë ushtarak i prodhuar në Shqipëri nga kompania “Timak Defense” me drejtuese Arieta Pucën, ka nxitur reagimet dhe akuzat e forta të opozitës, për skemë korruptive. Në video, Rama e vlerësoi dorëzimin e 39 mjeteve për ushtrinë si “fillimin e një historie të jashtëzakonshme të rilindjes së industrisë ushtarake”, ndërsa sipërmarrësja Puca e cilësoi këtë moment si “realizim të një ëndrre” pas kthimit të saj nga Turqia. Deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se në fakt prapa projektit fshihet një skemë vjedhje si dhe…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e 31 korrikut në zonën kufitare të Bllacës, pasi u kapën duke transportuar mall të futur ilegalisht nga Kosova. Sipas njoftimit të policisë, aksioni është zhvilluar rreth orës 23:00 nga nëpunës të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, të cilët po zbatonin një plan operativ për parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës. Ndërhyrja është kryer në vijën kufitare mes fshatit Bllacë dhe Hanit të Elezit. Në vendngjarje janë arrestuar N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), të tre banorë të fshatit Bllacë. Sipas policisë, ata janë kapur në flagrancë duke ngarkuar mall të kontrabanduar në…

Lexo më Shumë

Në Dibër u zhvillua ceremonia e ndarjes së 47 banesave sociale për familjet përfituese, një projekt që synon të sigurojë kushte më të mira jetese dhe strehim të denjë për qytetarët. Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, nga radhët e VLEN, tha se investimet në strehimin social paraqesin investime në dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai falënderoi Qeverinë për mbështetjen ndaj projekteve zhvillimore në këtë komunë. Gjatë ceremonisë u theksuan edhe investimet infrastrukturore që po realizohen në Dibër, ndër të cilat edhe ndërtimi i bulevardit të ri pranë banesave sociale, projekt me vlerë rreth 2 milionë euro. Nga VLEN…

Lexo më Shumë

Më shumë se 6.000 dronë ukrainas kanë vënë në shënjestër rajonin e Moskës gjatë muajit korrik, tha të shtunën kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, transmeton Anadolu. MARKETING Në një deklaratë në platformën ruse të mediave sociale Max, Sobyanin tha se shkalla e sulmeve ajrore ndaj kryeqytetit rus është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. “Nga ora 00:00 e 1 korrikut deri në orën 23:59 të 31 korrikut, 6.225 mjete ajrore pa pilot fluturuan drejt rajonit të Moskës”, tha ai. Sipas incidenteve të raportuara publikisht, kjo shifër shënon rritje të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,…

Lexo më Shumë

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Kavajës, në kuadër të propozimeve për Reformën Territoriale. Pavarësisht përkatësive politike, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në një qëndrim të përbashkët kundër këtij propozimi, duke kërkuar që çdo ndryshim administrativ të shoqërohet me një proces transparent dhe konsultim me qytetarët. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës, Desi Gixhari, lexoi qëndrimin e përbashkët të anëtarëve, përpara se projektvendimi të hidhej në votim dhe të miratohej. “Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë entuziazmin nga festivali Sunny Hill ku ata kanë këndin e tyre të posaçëm. Hargreaves madje njoftoi se pos që këtë ngjarje pos që po e shijojnë fëmijët e tij, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shoqëria e tyre që kanë ardhur për herë të parë. “Nga elementet ikonike britanike te muzika e shkëlqyer dhe energjia e festivalit, ka qenë kënaqësi të shohim kaq shumë njerëz që ndalen pranë nesh, bëjnë fotografi dhe festojnë së bashku me ne miqësinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, ka shkruar “I lumtur…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akuzon Qeverinë se përmes ribalancit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë ka paraparë investime kapitale pa mbulim të qartë financiar, ndërkohë që ka ulur fondet për një sërë programesh preventive dhe shërbimesh shëndetësore. MARKETING Në reagimin e partisë thuhet se në programin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e objekteve të institucioneve publike shëndetësore janë planifikuar 300 milionë denarë (rreth 4.9 milionë euro) për “objekte të tjera ndërtimore”. Sipas BDI-së, këto mjete nuk janë paraparë në buxhetin bazë, por në kategorinë e shpenzimeve nga aktivitetet vetëfinancuese. Partia pretendon, duke iu referuar informacioneve nga burime brenda Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot nga qytetarët në lidhje me veprimtarinë e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Ai tha se ky i fundit kryeson në lojërat ilegale të fatit, ndërsa i mbrojtur sipas tij nga vëllai i tij kryeministër, se Rama iu dha përfitime familjes së tij nga ndërtimi i Air Albania. “Kur u shkatërrua stadiumi kombëtar, me vlera të mëdha historike, Rama bëri be dhe rrufe se ato gurë dhe pllaka, do i kthente siç ishin. Në vend të tyre riktheu kullën Kristaq Rama. Dyqanet e pafundme ia dha familjes së tij. E…

Lexo më Shumë

Tre persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshimin se kanë tentuar të përfitojnë kredi bankare duke përdorur dokumentacion të falsifikuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). MARKETING Sipas policisë, më 29 korrik, zyrtarët e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, përmes Njësisë për Krim Ekonomik dhe Krim Kompjuterik, kanë privuar nga liria I.T. (45), S.T. (21) dhe P.P. (29), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen për veprat penale “falsifikim i dokumentit” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”. Hetimet paraprake tregojnë se I.T., me ndihmën e dy të dyshuarve të tjerë, ka tentuar të aplikojë për një kredi në…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt formimit të institucioneve të reja. Por, vëzhguesit mbeten skeptikë se një marrëveshje e tillë do të ofronte zgjidhje, duke përmendur përçarjet brenda partisë që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kuvendit partiak të mbajtur më 30 korrik, është arritur pajtimi që ky subjekt të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve. “Në parim ne jemi pajtuar.…

Lexo më Shumë