Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes. Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë. Në dekretin e firmosur më 30 korrik 2026, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të…
Author: almakos
Një nga aktivistët e protestës popullore në ditën e saj të 63-të të rezistencës qytetare në sheshin para Kryeministrisë, i dha një mesazh të fortë kreut të qeverisë Edi Rama. Ai tha sot se ia jepnin besën Ramës të vinte të nënshkruante dorëheqjen në sheshin para tyre dhe më pas ta përcillnin për në Burgun 313-të. Ai theksoi se populli nuk e do më kryeministrin. “Ne ta japim mundësinë dhe besën të vish këtu të japësh dorëheqjen ta nënshkruash e të përcjellim te Burgu 313 me duartrokitje, sepse populli nuk të do më”, tha ai mes të tjerash. Më tej…
Kryeministri ka ngritur një teori për protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij prej dy muajsh. Sipas tij në 13 vite në pushtet ai e ka çuar vendin aq përpara sa kjo ka rritur pritshmërinë e njerëzve që nuk e masin më punën e qeverisë me plotësimin e mungesave, por me pritshmërinë që ata kanë për të nesërmen. Por kjo teori absurde që reket të mohojë realitetin, të mos shikojë korrupsionin, të mos konstatojë shërbimin e keq në spitale, shkolla, apo hipoteka e zyra shteti, rrëzohet kryekëput edhe nga shifrat. Pikërisht në kulmin e sezonit veror kur propaganda qeveritare të…
Janë zbardhur rezultatet e autopsisë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua natën e 14 shkurtit në Montecalvoli, në komunën Santa Maria a Monte të Italisë. Sipas raportit të mjekut ligjor Marco Di Paolo, vetëm një nga plumbat e qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike Beretta kalibër 6.35 rezultoi fatal. Plumbi goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës, duke shkaktuar dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore në nivelin e vertebrave C2 dhe C3. Si pasojë u ndërprenë rrugët nervore, çka solli paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme që çuan në vdekjen e menjëhershme të…
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka kritikuar Kryetarin e Bashkisë së Divjakës Josif Gorrea për fjalimin që ai mbajti dje përpara banorëve të Divjakës në protestën e tyre kundër shkririjes së Bashkisë Divjakë dhe Bashkimit me Lushnjen. Përmes një reagimi në rrjetet sociaale, Baci e ironizon që nuk kishte dijeni për vendimin ndërsa i kërkon të japë dorëheqjen që të bëhët I besueshëm dhe veprimi i tij do të vintë në vështirësi qeverinë përpara se Partia Socialiste të miratojë në Kuvendin e Shqipërisë Draftin e propozuar prej saj për ndarjen e re Aadministrativo-Territoriale. “Lerni, hipokrizite, genjeshtrat dhe servilizmat, ne…
Autoritetet evropiane kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa kriza humanitare në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, po merr përmasa alarmante. Bilanci i viktimave vijon të rritet, teksa ekipet e shpëtimit po zbulojnë trupa të tjerë në bregdet dhe në zonën detare pranë valëpritëses kufitare të El Tarajal. Sipas të dhënave të fundit të konfirmuara, numri i emigrantëve që kanë humbur jetën ka arritur në 86 persona. Shumica e viktimave raportohet se janë mbytur gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin detar me not drejt territorit spanjoll. Të tjerë kanë humbur jetën nga plagët e marra gjatë përplasjeve dhe…
Klodian Tomorri Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti mes shoqërisë publike Kayo dhe asaj private Timak. Por kur qytetarët vërshuan me komente në rrjetet sociale se si një kompani shqiptare prodhon automjete Toyota, Land Cruiser apo Man, kryeministri u detyrua të bënte një sqarim me nota nervozizmi. “Makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri! Po, me pjesët e këmbimit të marra nga kolosë të industrisë automotive, por kush thotë se ky nuk quhet prodhim nuk di çfarë flet dhe…
Programi F-47 i Forcave Ajrore të SHBA-së ka filluar fazën e zhvillimit të inxhinierisë dhe prodhimit dhe do të jetë në fluturim në vitet e ardhshme, njoftoi një zyrtar i shërbimit. MARKETING Programi, i përshkruar si “bashkëpunim ekstrem” me partnerët e industrisë, hyri në fazë me “pjekuri të paparë”, sipas gjeneralit Dale White , drejtor i Sistemeve të Armëve të Mëdha Kritike. Faza e inxhinierisë dhe prodhimit përfshin maturimin, integrimin dhe testimin e të gjitha pjesëve të F-47. Do të prodhohet një numër i vogël aeroplanësh testues për vlerësim. Boeing F-47 i parë është në rrugën e duhur për fluturimin…
SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua. Po ashtu SPAK njofton se këto pasuri do të sekuestrohen. Pjesë nga njoftimi i SPAK: 2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente “Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale…
Në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, zejtarët vazhdojnë të mbajnë gjallë zanatet tradicionale, të trashëguara brez pas brezi. Me përkushtim dhe punë të palodhshme, ata krijojnë dhe riparojnë produkte që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Filigranisti Selajdin Asani theksoi se me këtë zanat merret që nga fëmijëria, ndonëse për një periudhë e kishte ndërprerë punën për shkak të mërgimit. Ai tha se, pas kthimit, iu rikthye sërish profesionit dhe tashmë prej 13 vitesh e ushtron pa ndërprerje. Sipas tij, filigrania është një zanat i trashëguar në familje, pasi njëri nga axhallarët e…
Cilësia e ujit të pijshëm në Gostivar ka nxitur përplasje politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. LSDM akuzon pushtetin se në mbi 50 vendbanime uji nuk është i sigurt për pije dhe se ka reaguar me vonesë. Maja Serafimovska Borozan deklaroi se lista e vendbanimeve të prekura po zgjerohet çdo ditë dhe përmendi Gostivarin, Krushevën, Vallandovën, Bullaçanin, Pllasnicën, Leshkën, Novo Sellën dhe vende të tjera. Sipas LSDM-së, në Gostivar ekziston rrezik për përhapjen e hepatitit A, ndërsa deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Ministri I Shëndetësisë, Sasho Klekovski, janë kontradiktore. MAJA SERAFIMOVSKA BOROZAN, LSDM “Klekovski thotë se deri në fund të…
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj debatit për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër, duke lëshuar akuza të forta ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela e cilëson hapjen e një konsullate serbe në Shkodër si një akt të papranueshëm, ndërsa shprehet se një kërkesë e tillë “në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë”. Reagimi i NgjelësHapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër – është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm…

