Author: almakos

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët. Lëkundja e fortë sizmike është regjistruar në orën 16:28 dhe është ndjerë e menjëhershme në të gjithë qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit (rreth 37 km në juglindje të Tiranës), në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E. Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash. Nga raportimet e para të autoriteteve dhe emergjencave civile nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Muaji gusht ka nisur me temperatura rekord. Vapë përvëluese, net tropikale dhe ditë me mbi 40 gradë Celsius pritet të dominojnë në të gjithë vendin. Institucionet kanë ngritur alarmin, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur pasojat e të nxehtit ekstrem. I gjithë territori i Maqedonisë është përfshirë nga faza portokalli për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, ndërsa sipas parashikimit më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira të pakta deri…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër propozimit për hartën e re territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka konsideruar reagimin e qytetarëve si diçka krejtësisht normale dhe të mirëseardhur, por u shpreh ashpër ndaj socialistëve që dogjën kartat e anëtarësisë së PS-së. Rama shtoi se dokumenti i reformës territoriale ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik prej 60 ditësh dhe se çdo bashki apo qytetar ka të gjithë hapësirën ligjore për të shprehur opinionin e tij përpara se drafti të kalojë për votim…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro, ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit. Duro ka argumentuar se të dhënat zyrtare të Komisionit për Reformën Territoriale e paraqesin Patosin ndër bashkitë më të mira në vend, duke u pozicionuar në vendin e 10-të nga 61 bashki. Sipas tij, Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive (IFB), i cili mat tregues si autonomia fiskale, ngurtësia e buxhetit, mbulimi i funksioneve, eficienca e stafit dhe detyrimet e prapambetura, e rendit Patosin me 71,7 pikë, një rezultat që konsiderohet i lartë nga vetë raporti. “Patosi nuk është bashki me performancë të dobët.…

Lexo më Shumë

Numri i të vdekurve nga kriza e emigracionit në enklavën spanjolle të Ceutës është rritur në 72, ndërsa më shumë se 48.300 emigrantë janë kthyer në Marok, raportoi të dielën transmetuesi publik spanjoll RTVE, transmeton Anadolu. MARKETING Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 72 personave që u mbytën teksa tentonin të notonin nga Maroku drejt Ceutës, një nga enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut. Autoritetet spanjolle të shtunën vendosën një barrierë detare me gjatësi 500 metra në zonën kufitare të Tarajalit për të parandaluar kalimet e tjera të parregullta. Qyteti autonom ka nisur gradualisht t’i rikthehet normalitetit, megjithëse forcat…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar kundër nismës për shkrirjen e bashkive Divjakë dhe Patos, duke u bërë thirrje banorëve të këtyre zonave të kundërshtojnë ndryshimin territorial. Baçi deklaron se do të jetë në krah të qytetarëve dhe se do të mbështesë përpjekjet e tyre kundër kësaj reforme. Reagimi: Të nderuar qytetarë të bashkive Patos dhe Divjakë, demokratë, socialistë, me bindje të ndryshme politike dhe të paangazhuar politikisht, Unë, si deputet dhe përfaqësues i qarkut Fier në Parlament, i bashkohem shqetësimit tuaj për shkrirjen e dy bashkive, Patos dhe Divjakë. Jam me ju dhe në dispozicionin tuaj për çdo…

Lexo më Shumë

Situata epidemiologjike në Gostivar është e qëndrueshme, dhe institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me monitorim të vazhdueshëm, njofton Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 1 gushtit u regjistruan 57 ekzaminime të para të pacientëve, që është një rënie prej tre rastesh krahasuar me ditën e mëparshme, kur u regjistruan 60 ekzaminime. Nuk u regjistruan shtrime të reja në spital në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë, që nga 1 gushti, në Gostivar u raportuan gjithsej 1.041 raste të sëmundjeve infektive, dhe shërbimet shëndetësore kanë përgatitur 734 anketa epidemiologjike.

Lexo më Shumë

Arkeologu dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas deklaratës së biznesmenit Mohamed Alabbar, i cili u shpreh se investimi i tij në Shqipëri ishte një gabim, duke pranuar se kishte ndërtuar shumë shpejt. Në reagimin e tij, Tare rikthen në vëmendje projektin e Portit të Durrësit, duke theksuar se ai u prezantua si një nga investimet më ambicioze në Europë dhe se qeveria u angazhua plotësisht për ta mbështetur. “Alabbari, investitori që u paraqit si njeriu që do t’i sillte Shqipërisë një nga projektet më ambicioze në Europë, sot thotë me gojën e vet:…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës së biznesmenit Mohamed Alabbar, i cili u shpreh i penduar për investimin në Portin e Durrësit, duke e cilësuar projektin si të nxituar dhe një gabim. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka trajtuar Portin e Durrësit si pronë private dhe kërkon ndërhyrjen e SPAK për atë që e cilëson si një aferë të rëndë. Sipas Këlliçit, fakti që vetë investitori ka ngritur pikëpyetje mbi projektin përbën një tjetër konfirmim të dështimit të tij. “Një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij ne Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, me rastin e festës kombëtare 2 Gushti, Ilinden – Dita e Republikës, tha se çdo gjeneratë e ka Ilindenin e vet, me misionin dhe detyrën e vet, ndërsa ky i tanishmi ka detyrën ta mbajë vendin të fortë, ta bëjë atë me prosperitet, të drejtë dhe përsëri një vend në të cilin njerëzit do të besojnë se ia vlen të qëndrosh dhe të ndërtosh të ardhmen. Ai theksoi se kur sot i kujtojmë ilindenasit, kur përulemi para veprës së shtetndërtuesve nga KAÇKM-ja dhe kur shqiptojmë emrat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me rastin e 2 Gushtit, duke kujtuar rëndësinë historike të Manifestit të Krushevës dhe duke shprehur shqetësimin e tij për largimin nga idealet e barazisë dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut. Ja porosia e tij: 2 Gushti na rikthen te një nga idealet më fisnike të historisë sonë të përbashkët, bindja se liria nuk ndërtohet mbi epërsinë e njërit ndaj tjetrit, por mbi barazinë, respektin dhe bashkëjetesën. Fryma e Krushevës ishte një thirrje për një shtet ku shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë të ndanin përgjegjësinë dhe fatin e…

Lexo më Shumë

Tetë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës herët të dielën, pavarësisht njoftimit të së premtes për një marrëveshje mbi zbatimin e fazës së ardhshme të planit të armëpushimit, transmeton Anadolu. MARKETING Një burim mjekësor në Spitalin Nasser në qytetin jugor Khan Younis tha se tre palestinezë (bashkëshortë dhe vajza e tyre) u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një sulm ajror izraelit goditi një apartament në zonën Al-Qarara, në veriperëndim të qytetit. Sulmi goditi një apartament që i përkiste familjes Al-Hams,…

Lexo më Shumë