Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth. MARKETING Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit. Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike. MARKETING
Author: almakos
Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë që të verifikojë kandidaturat e pretendentëve që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentet dhe jetëshkrimin pranë qeverisë së akuzës. Data 1 gusht deri në mesnatë ishte afati i fundit për konkurrentët që synojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për shtatë vitet në vijim dhe nga kjo e diel nis numërimi i afatit për KLP dhe komisionin përgjegjës të emërimeve që të shqyrtojë dokumentacionin. Teksa në rrugë elektronike, por edhe fizikisht, deri në datën 1 gusht dorëzuan jetëshkrimin dhe…
Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë u ka bërë thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se vendimet politike që po merren sot do të kenë pasoja të rënda për të ardhmen e secilit. Duke iu referuar debatit të ndjeshëm për reformën e re administrativo-territoriale, ai theksoi se reagimi dhe kundërshtimi nuk duhet të kufizohen vetëm te qytetarët e bashkive që rrezikojnë të shkrihen. Në mënyrë të veçantë, protestuesi u ndal te punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi të kapërcejnë frikën dhe të ngrenë zërin për të ardhmen e familjeve të tyre.…
Mbrëmjen e sotme po zhvillohet protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Ndërsa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në bulevard, nga foltorja e protestës kanë vijuar fjalimet me tone të ashpra ndaj pushtetit. Një nga të rinjtë pjesëmarrës i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër reformës territoriale që rrezikon shkrirjen e disa bashkive, ndërsa u është drejtuar prindërve dhe votuesve që të mos bien pre e korrupsionit zgjedhor dhe premtimeve të ekzekutivit. Fjala e të riut protestues përpara Kryeministrisë: “Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë…
Në kohë normale, pushimet verore parlamentare të Gjermanisë janë koha kur politikanët e lartë marrin frymë lirisht, dhe gazetarët lihen të kërkojnë të ashtuquajturat histori të Sommerloch : histori verore rreth kafshëve të arratisura dhe grabitqarëve misteriozë, kërcënimi i të cilëve tenton të zbehet me një vështrim më të afërt. MARKETING Asnjë fat i tillë në vitin 2026. Kancelari Friedrich Merz mund të dëshirojë që kërcënimi në rritje ndaj udhëheqjes së tij të ishte një përrallë vere e ekzagjeruar. Por në Berlin, bisha është mjaft e vërtetë. Pakënaqësia në partinë e Merz – Bashkimin konservator Kristian Demokrat – ka qenë…
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në ditën e 64-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Tubimi ka nisur me grumbullimin e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas me dhjetëra qytetarë kanë nisur marshimin masiv drejt godinës së Kryeministrisë. Me thirrje të fuqishme dhe pankarta në duar, protestuesit i janë drejtuar selisë së ekzekutivit duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Gjatë përshkrimit të bulevardit kryesor drejt godinës së qeverisë, në kor dëgjoheshin thirrjet e panumërta të qytetarëve: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”
Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas dëme të mëdha matriale, duke rrëzuar pemë, dëmtuar çati të shtëpive dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. MARKETING Në Komunën e Studeniçanit, pasojat janë vërejtur kryesisht në bujqësi, ku dëme kanë pësuar serrat dhe kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa janë evidentuar edhe raste të dëmtimeve në disa shtëpi, veçanërisht në çatitë e tyre.“Për fat të mirë, stuhia e cila ndodhi nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh në Komunën e Studeniçanit, përveç disa rasteve të cilat kanë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i është përgjigjur ashpër Kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit sulmoi banorët e Poliçanit qe dogjen teserat e PS dhe protestuan kunder draft-propozimit te shumicës socialiste për Reformen Administrativo Territoriale. Në një reagim, Bardhi thotë se: “Edi Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë askënd që mendon ndryshe prej tij dhe prek interesat e tij të ngushta, prandaj edhe tallet me ata që flasin” Bardhi shprehet se “kryeministri nuk do t’i kërcënonte kryetarët e bashkive dhe socialistët 24 karatësh që kundërshtojnë projektin e tij”, por “Socialistët u bënë flamingo, sepse refuzojnë të bëhen…
Pas më shumë se 24 orësh kërkime, është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit 40-vjeçar, i cili humbi jetën në minierën e Tërnovës në Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka rënë në një furnel, ku më pas është mbuluar nga një masiv gurësh. Pas nxjerrjes nga galeria, trupi është transportuar drejt Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në minierë.
Pasi Ermal Beqiri u arrestua në Francë teksa fluturonte me avion privat, në radhët e ish-drejtuesve të AKSHI-t, që deri tani i kanë shpëtuar burgut në Shqipëri, kanë nisur lëvizje të ethshme. Incidenti me avionin rrezikon të shndërrohet në shkëndijën që mund të djegë të gjithë grupin që dikur kontrollonte AKSHI-n. Njeriu i parë që duket se ka ndjerë pasojat e arrestimit të Beqirit është bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ergys Agasi, njeriu që për vite me radhë konsiderohej si garancia e mbështetjes së pakushtëzuar të qeverisë për punët e pista. Për Ergys Agasin është thënë vazhdimisht se nuk…
Diskutimet për hapjen e një konsullate të Serbisë në qytetin e Shkodrës ka nxitur reagime të forta politike. Përmes një analize të gjatë, zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka konsideruar këtë hap si një “pabesi dhe amnezi historike” të qeverisë shqiptare. Boçi shprehet se Shkodra mban mendjen dhe kujtesën kolektive të rrethimit serbo-malazez, ndërsa e krahason qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj këtij vendimi me figurën historike të Esat Pashë Toptanit. Sipas tij, diplomacia e vërtetë ndërtohet mbi të vërtetën dhe pranimin e përgjegjësive, e jo mbi harresën, veçanërisht kur Serbia ende nuk ka kërkuar falje…
Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump, anulimin e sulmeve të planifikuara ndaj tij, ndonëse Trump deklaroi se vendimi erdhi pas përparimit në bisedime dhe kërkesave për përmbajtje. MARKETING Presidenti amerikan tha se kishte pranuar kërkesat e Iranit dhe të disa vendeve të Lindjes së Mesme që të mos ndërmerrej asnjë sulm, pasi, sipas tij, palët kishin rënë dakord për konturet e një marrëveshjeje të mundshme. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane nuk raportuan se Teherani kishte bërë një kërkesë të tillë. Përkundrazi, ato e paraqitën vendimin si një tërheqje të Trumpit përballë qëndrimit të…

