Author: almakos

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në institucionet shqiptare. Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela ka dhunuar në zyrë drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Meta. Burime bënë me dije se konflikti ka ndodhur brenda Institucionit të IKMT-së, teksa Fatmir Meta është dhunuar me qytë pistolete nga 4 persona. Gazetarja Klodian Lala raporton se Klesti Çela, drejtor i Mjedisit, është kunati i Ergys Agasit, ky i shpallur në kërkim për skandalin e tenderave të AKSH-it. Mësohet se drejtori i Mjedisit, Çela bashkë me tre persona të tjerë i ka shkuar Fatmir Metës në…

Lexo më Shumë

Shefi i NATO-s, Mark Rute në konferencë për media me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska, e vlerësoi RMV-në si aleat besnik të aleancës. Theksoi se duhet të rriten kontributet për mbrojtje, megjithatë përshëndeti faktin që vendi ndanë më shumë se dy përqind nga Bruto Prodhimi Vendor për mbrojtje. Ai tha NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida “Është e qartë se duhet të bashkëpunojmë që ta ruajmë sigurinë tonë të përbashkët, Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimorë. Përkushtimi ynë për ruajtjen e…

Lexo më Shumë

Zbardhet dëshmia e Gazment Buçpapës, të arrestuarit një ditë më parë, i akuzuar për vrasjen me thikë pas përleshjes të Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. I marrë paraprakisht në pyetje nga oficerët dhe prokuroria, ai ka pretenduar se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij, teksa i kishte bllokuar edhe rrugën me makinë. “Egli Pashollari më shau nga makina. I rashë borisë për hapjen e rrugës. Unë veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Buçpapa, duke shpjeguar edhe arsyen pse veproi me armë të ftohtë. Ai ka folur edhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tetovë, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një rënie nga ballkoni i apartamentit ku jetonte. Ky incident tronditës ka lënë pas një dhimbje të thellë në familjen e tij dhe në komunitet. Ngjarja e rëndë është raportuar sot rreth orës 09:25, kur prindërit e fëmijës, pas një njoftimi nga një fqinj, e kanë dërguar atë në Spitalin Klinik të Tetovës. Mjekët e spitalit kanë konstatuar vdekjen e fëmijës. Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në komunën e Kaproshit, ku një nënë së bashku me fëmijën humbën jetën pas rënies nga ballkoni.Sipas fakteve të deritanishme të konstatuara, tha ministri ngjarjet e datës 2 dhe 3 mars 2026 kanë pasur edhe rrethana paraprake, të cilat janë objekt i një hetimi të detajuar.“Konkretisht, po atë ditë, në orën 12:05, në polici është pranuar një denoncim lidhur me një zënkë ndërmjet bashkëshortëve. Pas pranimit të denoncimit, zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe në orën 12:19 kanë mbërritur në…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në gjykatë kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi. Sipas njoftimit zyrtar, të dy shtetasit janë subjekt i hetimit pasuror, ku janë identifikuar një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të personave nën hetim dhe personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, këto pasuri rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen si produkt i veprimtarisë kriminale. Totali i vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi arrin në vlerën e 2 milionë eurove. Jusel Mici…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se sot në ora 09:25 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova.Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga terasa e banesës ku jetonte në Tetovë.“Prindërit janë njoftuar për rastin nga një fqinj, pas çka e kanë dërguar në spital. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka marrë sot (3 mars) vendimin për 4 protestuesit e arrestuar të opozitës, pas tubimit kombëtar të 28 shkurtit në kryeqytet. Pas një seance me dyer të mbyllura, gjyqtari i gatshëm vendosi të lironte të arrestuarit nga Policia për sulm me molotov, lëndë djegëse dhe shkatërrime, duke vendosur masën “detyrim paraqitjeje”. Gjatë protestës u sulmua edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok, sikurse pati grumbullime te Policia e Shtetit dhe e Tiranës. Gjatë hedhjes së molotovëve në “Vilën 31”, pati brenda edhe turistë të huaj, por jo të lënduar. Dëmet ishin materiale. Përfaqësuesit e opozitës deklaruan…

Lexo më Shumë

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik në ekonominë shqiptare, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa të menjëhershme ligjore, veçanërisht në tregun e hidrokarbureve. Konfindustria kërkon kontroll të zbatimit të ligjit për rezervën strategjike 3-mujore të karburanteve, forcim të konkurrencës për të shmangur spekulimet me çmimet, si dhe përgatitjen e një pakete për uljen e barrës fiskale në rast rritjeje të fortë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ajo thekson se rritja e çmimit të naftës në bursë pritet të reflektohet edhe në tregun vendas, ndërsa kohëzgjatja e konfliktit mbetet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh, ku jetën e humbi një nënë me fëmijën e saj, pas rrëzimit nga ndërtesa.Një person është ndaluar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për të hetuar vepër eventuale penale.Është siguruar urdhër nga gjykatësi i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontrollim i detajuar në banesë, i cili pas hetimit është siguruar.Sipas të dhënave fillestare, shkruan SHENJA, në momentin e ngjarjes, nëna dhe vajza në momentin e ngjarjes ata kanë qenë vetëm në…

Lexo më Shumë

Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter.Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi në orën 05:21. Epiqendra ishte e vendosur rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është një tërmet me intensitet të ulët, i cili zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës. MARKETING

Lexo më Shumë

Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë, gjatë së cilës organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën. Sipas Prokurorisë, ai është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për…

Lexo më Shumë